Connect with Us

Basha në delir/ Britanikët kërkuan ndihmën tonë

Politikë

Basha në delir/ Britanikët kërkuan ndihmën tonë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në një takim ministren britanike për Europën dhe Amerikat, Wendy Morton, e cila shoqërohej në këtë takim nga ambasadori britanik në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, pas takimit të zhvilluar me Ministren Britanike, Basha ka folur në lidhje me atë çfarë është diskutuar në këtë takim.

Ndër të tjera Basha tha se britanikët kanë kërkuar ndihmën e PD, për të luftuar kundër lidhjeve të politikës, me krimin.

“Diskutuam për çështje demokratike, lufta kundër krimit të organizuar, liria e medias, masakra zgjedhore janë disa prej çështjeve kryesore që diskutova me Ministren Britanike Morton. Gjithashtu, na intereson fati I shqiptarëvë që janë në Britani dhe investimet e Britanisë në Shqipëri, çështje që gjithashtu i diskutuam. Përvëc kësaj Partia konservatore dhe PD kanë krijuar një marrëdhënie të ngushtë sidomos kundër krimit të organizuar, dhe lidhjevetë politikës me krimin, e cila është arsyeja e masakrës zgjedhore.  Britanikët kanë kërkuar ndihmën tonë si Parti Demokratike për të zgjidhur këto probleme”-tha ndër të tjera Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Balluku kritika për ujësjellësat/ Jeni bërë bamirës, ka deklarime të pasakta

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka takuar kryetarët e bashkive të qarkut Elbasan, ku fokus të diskutimit të tyre ka qenë reformat që do të ndërmerren në sektojin e ujësjellësit.

Qëllimi i qeverisë është për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, por edhe për të përmirësuar performancën e ndërmarrjeve të Ujësjellës-Kanalizimeve. Ministrja kritikoi shifrat e paraqitura nga Ujësjellësi i Peqinit dhe Belshit.

Peqini në 2018-20 deklaronte 60.5% ndërkohë që sot ka arritur në 70.73%, pra ka një rritje të ujit të papaguar në 10%. Peqini si duket ka vendosur të bëhet bamirës dhe ka ngritur shifrën e ujit të papaguar apo humbjeve teknike.

Në Belsh kemi një problem shumë serioz, që duhet ta diskutojmë. Të gjitha deklarimet janë të rreme, sepse ju keni deklaruar që humbja juaj në 2018-20 ishte 16.5% dhe tani e keni shtuar pak e keni bërë 20%.



Kjo nuk ka shans të ndodhë, pasi nëse rrjeti është përfundimisht i ndërtuar rishtazi humbjet teknike duhet të jenë rreth 20%. Ju në 2018 para investimeve keni deklaruar 16% humbje, të njëjtat deklarata janë në të gjitha tabelat. Pra deklaratat tuaja nuk e vë në dyshim që nuk keni mendim të pasëm për të bërë këtë lloj deklarate.

Ju bën thirrje, do të merret edhe drejtori i AKUM-it, ju bëj thirrje që duhet të bëheni serioz, drejtor ktheu në zyrë, duhet të thërrasësh vartësit dhe të ulesh dhe të bësh deklarata të vërteta. Sikur të kishit 20% humbje do të ishit model, por nuk keni. Jeni duke gabuar me disa herë, këtë problem do ta ndreqni sot, që është e premte.

Që ne të bëjmë reformën na duhet të kemi shifra të përafërta. E di që nuk matni as burimin as depon, por sikur e bëjnë të tjerët do ta bëni edhe ju dhe nuk do të vini më me këto shifra qesharake. Nuk po ju gjykoj apo akuzoj, por nuk keni bërë punën si duhet” tha ministrja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashës i janë dridhur këmbët kur e mori vesh”/ Flamur Noka nxjerr “sekretet” e kreut të PD

Publikuar

-

Nga

Deputeti Flamur Noka ka nxjerrë në dritë disa sekrete për Lulzim Bashën në kohën kur janë mbajtur zgjedhjet për kreun e PD pas humbjes së 25 prillit.

Në një intervistë për “Politico” Noka deklaroi se Basha e kishte marrë në telefon sapo kishte marrë vesh që në garë për kreun e PD ishte edhe Agron Shehaj, ndërsa shton se i janë dridhur këmbët.



Ai shton se një njeri që i dridhen këmbët para Shehaj, nuk mund të përmend dot Sali Berishën.

Agron Shehaj ishte një nga kandidatët. I janë dridhur këmbët Lulzim Bashës që nga momenti që ka dalë emri i Agron Shehaj në garë deri ditën e fundit. Më ka marrë në telefon dhe më ka habitur. Se di sesi mund të ishte i tmerruar, ishte investimi i tij për deputetin e ri pa një karrierë, pa një emër të madh të krijuar në politikë…nuk e di. Ishte i tmerruar. Mendoni që një njeriu që i dridheshin leqet e këmbëve para Shehaj, mund të përmendë Sali Berishën?”, tha në fjalën e tij Flamur Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një klloun në selinë e PD….”/ Endira Bushati nuk kursehet ndaj Bashës: Do të ikni si paketë!

Publikuar

-

Nga

Bushati "godet" sërish Bashën/ "Habitem nga njerëzit që e mendojnë kryeministër"

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati, ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku e quan Bashën si klloun në selinë e PD.

Bushati, shkruan se dëshira e tij e sëmurë, që ditën e parë, ka qenë drejtimi i PD-së, për ta kthyer atë në fasadë të pushtetit, në një marrëveshje të vazhdueshme me PS-në për interesa të tij.

Duke u kthyer bashkë në kohë, Bushati kujton kohën kur Basha erdhi në PD, nga hici, teksa mësonte si vishej, si të paguante studio televizive, ato studio ku edhe intelektualët më të shquar të vendit, nuk ftohen dot kurrë, dhe ndërkohë qesharakisht bëhej dhe faktor politik.

“Një klloun në selinë e PD….

I mbyllur në zyrën e tij….jep vetëm intervista….madje më shumë monologje…..

Të gjithë shohin sot atë që, kush më shumë e kush më pak, kush më herët e kush më vonë, e ka kuptuar se çfarë kllouni ishte Basha, që nga 2005…..

Bashën s’e ka dëgjuar njeri me vëmendje kur kishte Doktorin në krah, jo më tani që Doktori ia ka hequr tokën nën këmbë….

“Do të ketë diçka ky që e sheh Doktori që s’e shohim ne….” – ka qenë mendimi që na ka shoqëruar të gjithëve ne….

Tani, maska ka rënë!

Lulzim Basha sot është më i vërtetë se kurrë!

Për shumë nga ne, Basha s’përbën asnjë çudi!

Lulzim Basha sot po shpall atë dëshirë të fshehtë morboze, që ka pasur që ditën e parë kur u ul në karrigen e kryetarit….madje madje, siç po del, që në 2004, kur hyri në politikë….

Dëshira e tij e sëmurë, që ditën e parë, ka qenë drejtimi i PDsë, për ta kthyer atë në fasadë të pushtetit, në një marrëveshje të vazhdueshme me PSnë, me rritje progresive çmimi për bizneset e veta dhe një grup njerëzish rreth tij!



“Pse, prapë me këto fytyra do të vazhdojmë ne??” – tha djaloshi nga katundi në një mbledhje kryesie të PDsë në vitin 2015….

Për shumë nga ne, që kishim fëmijë në PD, ishte befasuese sesi një i ri, i ardhur tash 5-6 vite nga katundi, pa asnjë shkëlqim në asnjë fushë, i cilësonte “fytyra” themeluesit e PDsë.

I ashpër qe në atë debat Arben Imami, dhe Basha e detyroi djaloshin të kërkonte falje….

Por…linja ishte e qartë:

Një grup i ngushtë kishte uzurpuar Partinë Demokratike!

E pafalshme për ne, që s’reaguam ashpër që në atë kohë!

Pamë djaloshin, që teksa mësonte si vishej, mësonte dhe si të paguante studio televizive, ato studio ku edhe intelektualët më të shquar të vendit, nuk ftohen dot kurrë, dhe ndërkohë qesharakisht bëhej dhe faktor politik….

Pamë Gridën, që në të njëjtat studio televizive të paguara, ngjiste shkallët, edhe pse për çdo shkallë që ngjiste, fyheshin me dhjetra e qindra vajza e gra që ndërtojnë karrierën e tyre me punë e mund….

Etj etj….

Pamë gjithë grupin e tyre….dhe demokratët në heshtje u dhanë dhe mbështetje, iua amplifikuan qindra fish inteligjencën e kapacitetin….artificialisht…për të mirën e asaj që ishte e përbashkët….

Tani, këto ditë, teksa maska u ka rënë, le të qeshim pak me fjalitë alla grida “e mbrojta Sali Berishën”, me vakuumin e djaloshit të pambushur nga diploma, apo me “do përjashtoj Berishën” të Bashës….

Ka një të mirë kjo situatë….do të ikin si paketë!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE