Connect with Us

Aplikimet në Polici/ Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi rrëzon një prej kritereve të pranimit

Aktualitet

Aplikimet në Polici/ Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi rrëzon një prej kritereve të pranimit

Publikuar

-

cna, lajme, kronike

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka kërkuar rrëzimin e kritetit të vendosur nga Policia e Shtetit, për pranimin e kandidatëve deri në 30 vjeç, si pjesë e policisë.

Sipas kritereve të Policisë së Shtetit, vetëm të rinjtë deri në 30 vjeç mund të aplikonin për të qenë pjesë e policisë. Kjo është parë si diskriminim nga Komisioneri, i cili ka kërkuar që pjesë e policisë të jenë edhe persona të tjerë, nga mosha 35 deri në 60 vjeç.

“Janë testimet fizike ata që tregojnë aftësitë fizike që ka individi për të konkurruar dhe për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Nga mosha 35 vjeç deri në moshën 65 vjeç , është një periudhë shumë e gjatë pune që mund të bëjë një qytetar, i cili konkurron dhe mund të fitojë dhe në moshën 35 vjeç, është shprehur ndër të tjera përfaqësuesi i SPPSH,”, shkruan Komisioneri ndër të tjera në dokumentin zyrtar drejtuar Ministrisë së Brendshme.

LEXO EDHE:  Aulon Kalaja flet për Citynews/ Lirohet një prej aktivistëve, tjetri në spital me dorë të thyer

Nëse brenda 45 ditëve kjo shkresë nuk apelohet, ajo merr vendim të prerë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Të paktën tre të vrarë në një shkollë në Miçigan, ndalohet i dyshuari

Publikuar

-

Nga

Të paktën tre persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën të martën kur u hap zjarr në një shkollë të mesme në Oksford të Miçiganit dhe një nxënës u arrestua menjeherë pas icidentit, thanë autoritetet e rendit.

Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme të Oksfordit, rreth 55 km në veri të Detroitit, pak pas mesditës me kohën lokale. Forcat e rendit dhe personeli i urgjencës shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, tha zyra e Sherifit të Qarkut Oakland.

“Kemi në paraburgim një të dyshuar për hapje zjarri dhe kemi gjetur një armë. Nuk besojmë se ka ndonjë person tjetër në këtë moment”, tha përmes një deklarate zyra e sherifit.



LEXO EDHE:  Plagosen dy punonjës policie në Orikum

LEXO EDHE:  Sherri me gruan fundos shqiptarin/ 30-vjeçari kapet me kokainë, armë dhe para

Zëvendës sherifi Michael McCabe u tha gazetarëve në vendngjarje se i dyshuari ishte një nxënës 15-vjeçar në shkollë, i cili përdori një pistoletë gjysmë automatike. Mes të plagosurve ishte një mësues i madh, tha ai.

“Mund t’ju them se ai goditi me disa të shtëna,” tha zoti McCabe.

Ai shtoi se personeli i rendit po bënte ende kontroll në shkollë, e cila u vendos në izolim kur filluan të shtënat./voa

LEXO TE PLOTE

Kronika

Pjesë e hetimit/ Cili ishte roli i Belës në atentatin e Erigers Mihasit

Publikuar

-

Nga

Një 20-vjeçare nga Lushnja, studente e arkitekturës është thirrur nga prokuroria si pjesë e hetimit për vrasjen e Erigers Mihasit mbrëmjën e 13 tetorit në kryeqytet.

Në emisionin “Opinion”, ndërsa është diskutuar pikërisht roli i vajzave të ndryshme në botën e krimit, gazetarët e pranishëm thanë se në rastin e Belës është ende i paqartë roli i saj.

“Shumë të dhëna i çuan prokurorët të besonin që ishte informatore pasi atentatorët nuk qëlluan në momentin që në makinë ishte vajza. Në atentatin e Erigers Mihasit janë përdorur edhe dy automjete të tjera dhe dy motorrë që janë përdorur si stafetë”, u shpreh gazetari Spartak Koka.

LEXO EDHE:  Merr fund makthi/ Lirohet personi i marrë peng, arrestohet një nga autorët

LEXO EDHE:  Plagosen dy punonjës policie në Orikum



Ndërkohë, gazetarja Etleva Delia tha se vajza nuk rezulton të ketë qenë në dijeni të ndjekjes. “Vajza në fjalë nuk rezulton që të ketë qenë e vetëdijshme. Është përdorur nga autorët si person më i lehtë për t’u ndjekur se sa vetë preja”, tha gazetarja.

“Ajo është pjesë e hetimit, ka dhënë dëklarime, por deri në këto momente nuk mund të flasim për një rol aktiv të saj në këtë ngjarje”, tha gazetari Armand Bajramaj.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Qeveria e Kosovës miraton masat e reja anti-COVID

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të marte ka miratuar masa të reja kundër parandalimit dhe përhapjes së pandemisë COVID-19.

Disa prej masave të miratuara sot janë; çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë një nga dëshmitë e vaksinimit. Në pikën 2.1 të këtij vendimi thuhet se çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë, apo me dy doza.



Tutje, në pikën 2.2 thuhet se çdo person që dëshiron të hyjë në Kosovë duhet ta posedojë një dozë të vaksinimit jo më të vjetër së katër javë së bashku me testin PCR negavit për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë, ndërsa që nga data 3 janar 2022, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë dëshminë e të dy dozave të vaksinimit.

LEXO TE PLOTE