Connect with Us

Ahmetaj inauguron shkollën e rindërtuar/ Mesazhi për prindërit dhe mësuesit

Politikë

Ahmetaj inauguron shkollën e rindërtuar/ Mesazhi për prindërit dhe mësuesit

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka qënë i pranishëm sot në Pezë Helmes, për inaugurimin e shkollës 9-vjeçare “Mervete Peza”, e rindërtuar pas dëmtimit që pësoi ngha tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj ndër të tjera falenderoi qeverinë sllovake për ndihmën në rindërtimin e shkollës.

Po ashtu ai tha se shqetësimi i drejtë i prindërve, nëse fëmijët e tyre do të kenë shkollë, mori vëmendjen e duhur dhe sot fëmijët e tyrë janë një një shkollë të re, më të bukur dhe më fortë.

Por, veç prindërve, Ahmetaj i ka drejtuar mesazh edhe mësuesve, ndërsa kërkoi që krahas shkollës së re, të vijë edhe rritja në cilësinë e mësimdhënies.

“Nuk i kemi lënë mbrapa. Dua të theksoj një element të rëndsishëm, ka 283 fëmijë që përfitojnë libra falas.

LEXO EDHE:  Rindërtimi-Premtimi i Ramës për banorët e Laçit/ Qyteti nuk do të përmbytet më

Kjo maxhorancë, ky kryeministër, kjo qeveri kur thotë një gjë e mban fjalën, e thamë që do të kemi librat falas dhe sot ky është një realitet.

Kodimi është një program që i bën fëmijët të zotë në përdorimin dhe në zhvillimin e teknologjisë dhe informacionit, që nesër të transmetojë në këtë ekonomi të fortë.

 Këto janë vepra dhe paketa të prekshme për familjet shqiptare dhe fëmijët shqiptarë. E gjitha kjo është një paket që ne e quajmë paketa e arsimit, që ne e quajmë paketa e familjes”, është shprehur Ahmetaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Venecia vendos “pikat mbi i”/ Pro shtyrjes së afatit të vettingut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

“Venecia” është pro shtyrjes së afateve të komisioneve të Vettingut në Shqipëri, konkretisht KPK-së dhe KPA-së .

Burime për ABC News bëjnë me dije se Komisioni i Venecias thekson se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024, mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane.

“Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane” thuhet në raport.

LEXO EDHE:  Rindërtimi-Premtimi i Ramës për banorët e Laçit/ Qyteti nuk do të përmbytet më

LEXO EDHE:  Banesat e rikonstruktuara me mbështetjen e grantit zvicerian/ Ahmetaj: Mbi 500 familje përfituar drejpërsëdrejti



Mandatet e komisioneve përfundojnë në 17 qershor 2022. Nga ana tjetër, pro zgjatjes së afateve për të përfunduar edhe pjesën e mbetur të magjistratëve është edhe vetë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, SHBA dhe BE.

Finalizimin e kësaj e vendos bashkimi i votave mes mazhorancës dhe opozitës dhe tashmë me dhënien e mendimit nga ana e “Venecias”, forcat politike pritet të ndërmarrin veprimin e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza në PD/ Eduart Selami thyen heshtjen

Publikuar

-

Nga

Ish kryetari i PD Eduart Selami ka reaguar për herë të parë për situatën në kampin blu.

Në një intervistë për VOA, Selami deklaroi se debati për reformimin e PD është i vonuar, ndërsa shtoi se për të ardhmen e partisë duhet dikush tjetër dhe jo Berisha.

Mendimi im është që ky është një debat tejet i vonuar për PD-në. Fatkeqësia e PD-së ka qenë Berisha që edhe pas shpalljes “Non grata” vazhdon përpjekjet për të mbajtur peng PD-në.

Unë nuk mund ta mendoj, Berisha duhet të kishte kapërcyer këtë me kohë. Një skenar që ky të vijë si reformator i PD-së është e pamundur.

Ky kapitull është i mbyllur, Berisha është e kaluara. Duhet të shikojmë nga e ardhmja”, tha ai.



Selami shtoi se në fund parashikon që Lulzim Basha do i mbijetojë lëvizjes së Sali Berishës dhe sipas tij nuk është çudi që sot ndahen dhe nesër bashkohen prapë ata.

LEXO EDHE:  Denoncimi i PD-së/ 760 milionë lekë për shkollën ”18 Tetori”, në oborr kanë shpërthyer ujërat e zeza

LEXO EDHE:  Denoncimi i PD-së/ 760 milionë lekë për shkollën ”18 Tetori”, në oborr kanë shpërthyer ujërat e zeza

Ai u shpreh se demokratët kanë vetëm një zgjidhje. “PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet peng i Berishës. PD duhet të rithemelohet.

PD sot është bërë mburojë e korrupsionit, është e deklaruar nga DASH”, theksoi ai.

Në fund, Selami mohoi një rikthim tjetër në PD. “Jo. Interesi im është që të shikoj Shqipërinë që të përparojë.

Unë mendoj që kontributi im i takon së kaluarës. Kam parë aty mjaft të rinj dhe të reja që do ta çojnë Shqipërinë aty ku duhet”, shtoi Selami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foltorja në SHBA/ Kush është përfaqësuesi i Republikanëve, që do i bashkohet takimit të Berishës

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha do të mbajë Foltoren e tij me demokratët që jetojnë në SHBA në 5 dhjetor.

Aktivistja Evi Kokalari përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se pjesë e Foltores do të jetë edhe përfaqësuesi i Republikanëve amerikanë.

Ajo shkruan se Rick Loughery do tw jetw i pranishwm nw sallw kur tw mbahet takimi i Berishës.



“Rick Loughery, Kryetari i Federatës “Young Republicans”, do të jetë i pranishëm në sallë, (jo virtualisht), në Foltoren e 5 Dhjetorit.

Federata e “Young Republicans” u themelua në 1856, në mbështetje të Partise së sapo formuar Republikane. Njihet si organizata më e vjetër për të rinjte në politikë në Amerikë, dhe të rinjtë Shqiptarë kane plotë që mund të mësojnë nga kjo organizatë prestigjoze.”, thekson Kokalari nw postimin e saj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE