Connect with Us

A kanë qasje publike informacionet e DASH për Berishën?/ Ja si përgjigjet Grida Duma

Politikë

A kanë qasje publike informacionet e DASH për Berishën?/ Ja si përgjigjet Grida Duma

Publikuar

-

Oferta për zgjedhjet e presidentit/ Grida Duma: E refuzoj kategorikisht, Rama bën diversion

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur për shpalljen “non grata”, të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD.

E ftuar në A2 CNN, Duma ka deklaruar se nuk ka dijeni që informacionet e DASH për Berishën të kenë qasje publike.

Sipas Dumës kjo është një procedurë që nuk merret brenda një muaji dhe se procedurat janë afatgjata.

“Nuk kam dijeni që informacionet për Berishën të kenë akses publik dhe shpresoj që me kohën procesi që ka nisur, Berisha të ketë qartësim dhe lehtësim të kësaj situate. Unë e di që kjo është një procedurë që nuk merret brenda një muaji procedurat e këtij kalibri janë të gjata dhe mund të kalojnë nga një administratë të tjera”, ka deklaruar Duma.

LEXO EDHE:  Pas 2020-ës, na pret një epokë e harmonisë globale apo një epokë e re e errët?

Përsa i përket përjashtimit të Berishës nga PD, Duma tha se ishte pezullim që PD të forcojë lidhjet me SHBA dhe Berisha të vijonte procesin e vet gjyqësor.

Nuk ka një nen të tillë në statut, ndoshta mund t’i referohet trashëgimisë, por një nen statutor nuk ka, dhe në atë moment nuk u diskutua si masë ndëshkimore, prandaj u vlerësua Berisha. Ishte pezullim që PD të forcojë lidhjet me SHBA dhe Berisha të vijonte procesin e vet gjyqësor individual”, deklaroi më tej./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Basha i “tmerruar” nga mbledhja e Kuvendit/ Hedh në “sulm” Gazment Bardhin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket në panik, nga frika e shkarkimit nga Kuvendi Kombëtar i PD.

I gjendur në panik nga mbledhja e firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar ne 11 dhjetor, Basha duket se ka hedhur në “sulm” Sekretarin e tij, Gazment Bardhi.

Ky i fundit ka dalë sërish sot në një deklaratë për mediat, ku tha se në protokollin e PD nuk ka asnjë firmë për mbledhjen e Kuvendit.

Firmat duhet ti depozitojnë në protokollin e PD. Çdo institucion ka përgjegjësinë për të respektuar vullnetin e demokratëve.



Ka përgjegjësi për të ndjekur çdo proçedurë në lidhje me thirrjen e organeve të partisë.

Por, besoj jeni dhe ju dëshmitarë që deri në këtë moment në PD, në zyrën e protokollit, ka punonjës administrata e PD, nuk jemi institucion në ilegalitet.

I vetmi hall i PD janë hallet e demokratëve. I vetmi hall i demokratëve është largimi një orë e më parë i regjimit të Ramës.

Rikonfirmoj për çdo anëtar se jo vetëm nuk është depozituar ¼ e firmave, por në momentin që flasim nuk ka një firmë të depozituar. Nuk e kuptoj ku qëndron problemi i mosdorëzimit zyrtar të firmave në protokollin e PD”-tha Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Soros me “agjentin” e tij në Tiranë”/ Andi Bejtja i përgjigjet Mero Bazes: Të sjell dhe foto të tjera

Publikuar

-

Nga

Gazetari Mero Baze ka nxjerrë një foto të George Soros në Tiranë, në krah të cilit ndodhet gazetari Andi Bejtja.

Pas, kësaj ka reaguar gazetari Bejtja, I cili ironizon Bazen, ndërsa thekson se “nëse mendoni se duke më nxjerrë këto foto mund të pengohet mbajtja e Kuvendit me 11 dhjetor ja u sjell vetë të gjitha vetë”.

“Ha ha ha ha a sa bukur a do thoshte Cani

E para njëherë sa i bukur paskam qënë se e kisha harru



Tjetra, unë se kam zakon me postu foto dhe të mburrem po meqë ra rasti e po ma kujtoni, për shembull kam dhe një intervistë eskluzive me një President Republikan në Shtëpi të Bardhë, kam dhe një çertifikatë nga Erazmus University, të firmosur nga Lordi Oëen si tema më e mirë per Conflicts Rezolution, se harrova kam ngrënë dhe një drekë me të, edhe foto…..

LEXO EDHE:  Fahri Balliu sulmon Berishën për Nexhmijen/ Nuk e çoi përpara akuzave të forta e të vërteta

LEXO EDHE:  Nju Jorku detyron të gjithë mësuesit të vaksinohen brenda shtatorit

U meqë u kujtova në 98 kam takuar dhe Toni Blair në Londër, kam dhe foto mos u lodhni me e gjet se ja u sjell vetë, që mos ju lodh shumë kam takuar dhe Presidentin Kinez , kam bashkëpunuar për një kohë të gjate dhe me United Nations, kam qënë dhe i ftuar Eskluziv ne dy Samite të NATO-s, etj etj ….po ti biem shkurt në qoftë se mendoni se duke më nxjerrë këto mund të pengohet mbajtja e Kuvendit me 11 dhjetor ja u sjell të gjitha vetë….po patet ndonje foto të ngjashme vetë si këto mund tëmi dërgoni për qejf…

Nuk pranoj foto me lider lokalë…”-shkruan Andi Bejtja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka vetëm një PD zyrtare”/ Ristani: Do ketë një risi në politikën shqiptare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëkohësisht ish-deputet i kësaj force politike, Arben Ristani, ka komentuar deklaratat e Lulzim Bashës, kundër mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Në një deklaratë për mediat, Ristani tha se gjithë proçedura është brenda kuadrit ligjor dhe në mbështetje të statutit të PD.

Duke iu përgjigjur deklaratave se firmat duhet të ishin dërguar në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, Ristani theksoi se “Duhet të na interesojë procedura ligjore dhe jo cila zyrë”.



Po ashtu Ristani u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me ndryshimet që mund të bëhen në statutin e ri të PD, për të cilin tha se do jetë një risi në politikën shqiptare.

LEXO EDHE:  Kriza në PD/ Bushati: Rama përkrah Bashën si më të dobët

LEXO EDHE:  Pas 2020-ës, na pret një epokë e harmonisë globale apo një epokë e re e errët?

Kryetari i partisë të dorëhiqet kur humbet zgjedhjet e përgjithshme dhe të rikonfirmohet kur humbet zgjedhjet lokale.  Statuti do jetë risi për gjithë politikën shqiptare. Do jenë ndryshime të së ardhmes dhe konsolidimit të demokracisë”-tha Ristani.

Më tej, Ristani i ka drejtuar edhe një mesazh të fortë Lulzim Bashës, ndërsa theksoi se “PD zyrtare është shumica e anëtarëve. Shumica është PD zyrtare, nuk ka PD tjetër”./CNA.al

LEXO TE PLOTE