Connect with Us

Zbardhen vjedhjet në tre kisha në Korçë/ Procedohen penalisht dy të mitur

Kronika

Zbardhen vjedhjet në tre kisha në Korçë/ Procedohen penalisht dy të mitur

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Korçës ka proceduar penalisht dy të mitur pasi kanë vjedhur në tre kisha në fshatrat e Korçës.

Dy të miturit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në kishën e fshatit Ravonik 5000 lekë dhe një kasafortë metalike, në kishën e fshatit Porodinë 1500 lekë, si edhe kanë tentuar të vjedhin një objekt kulti në rrugën Polenë-Dërsnik.

“Zbardhen vjedhjet në tre kisha, ngjarje të ndodhura dy ditët e fundit, në fshatrat e Korçës. Procedohen penalisht dy autorët e dyshuar, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura dy ditët e fundit, ku në tre fshatra të rrethit të Korçës u vodhën kishat e tyre, bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe filluan procedimin penal në ngarkim të tyre konkretisht shtetasve A. S., 17 vjeç ( i dënuar më parë për vjedhje) dhe D. S., 16 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë.

LEXO EDHE:  Këshilli Bashkiak i Korçës miraton paketën fiskale 2019/ Çfarë parashikon për taksat

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në kishën e fshatit Ravonik 5000 lekë dhe një kasafortë metalike, në kishën e fshatit Porodinë 1500 lekë, si edhe kanë tentuar të vjedhin një objekt kulti në rrugën Polenë-Dërsnik.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan prova që dokumentojnë autorësinë e dy shtetasve në këto vepra penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Shpërdoruan detyrën/ Përfundojnë në pranga tre punonjësit e OSHEE

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia ka vënë në pranga tre punonjës të OSHEE, pasi kanë abuzuar me detyrën.

Nga hetimet rezultoi se lidhur me rastin  e vjedhjes së energjisë elektrike, kanë shpërdoruar detyrën punonjësit e OSHEE-së E. D., A. S., dhe P. D.,  me detyrë shef grupi operativ në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “VIJIMI”, vihen në pranga 6 shtetas, 3 prej tyre punonjës të OSHEE-së, si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë,në vijim të hetimeve dhe në funksion te procedimit penal të regjistuar muaj më parë, për veprat penale në fushën e kultivimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezulat i veprimeve të kryera, arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i dyshuar per veprën penale “Vjedhje e energjisë elektike kryer në bashkëpunim” dhe “Trafikimi i armëve dhe municioneve”;

B., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhje e energjisë elektike kryer në bashkëpunim” dhe “Ndërtim i paligjshëm”;

E. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Si dhe u ndaluan shtetasit:

– E. D., 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef grupi Operativ OSHEE;

– A. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë me detyrë Shef grupi Operativ OSHEE;

– P. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë  Shef Ekipi  Operativ OSHEE. Të tre të dyshuar për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës”.



Ndërkohë, u shpallën në kërkim policor shtetasit:

– E. K., 32 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”;

LEXO EDHE:  Vrasja makabre në Korçë/ Arrestohet autori i dyshuar

LEXO EDHE:  Djegia e lëndëve toksike në trikotazhin e Korçës/ Ministria e Mbrojtjes: U shuan 2 vatra aktive

– H.K., 65 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të veprimeve të kryera në funksion të procedimit penal të nisur muaj më parë, si dhe në zbatim të Vendimit  të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka kryer kontrolle në disa banesa, dhe gjatë kontrollit kanë konstatuar se:

Në banesën e shtetasit E.K., dhe M.K., janë gjetur disa sende të kundraligjshme si peshore që shërbente për shpërndarjen e lëndës narkotike dhe municion luftarak.

Njëkohësisht në banesën e shtetasit B. B., u konstatua se po kryente një ndërtim të paligjshëm.

Gjatë kontrollit të kryer në një ambient bodrum, në pjesën e pasme të ndërtesës së pallatit ku ndodheshin apartamentet e shtetasve të lartpërmendur, u konstatua nje lidhje e paligjshme  energjie elektrike, e cila nëpërmjet një kabulli kalonte në drejtim të banesës ku banonin shtetasit M. K., dhe B. B.

Këta shtetas kanë bashkëpunuar në vjedhjen e  energjisë elektrike me shtetasin E.K.,dhe H.K., ndërsa shtetasi E. M., ka pasur dijeni mbi vjedhjen e  energjisë elektrike dhe nuk e ka kallëzuar në organet ligjzbatuese.

Nderkohë, nga hetimet rezultoi se lidhur me rastin  e vjedhjes së energjisë elektrike, kanë shpërdoruar detyrën punonjësit e OSHEE-së E. D., A. S., dhe P. D.,  me detyrë shef grupi operativ në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Vijon puna për kapjen e autorëve të shpallur në kerkim, dhe për dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të armatosur dhe me maska bënë kontroll në lokal/ Policia zbardh ngjarjen në Lezhë

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit reagoi zyrtarisht pas videos që u bë virale në rrjetet sociale ku shfaqeshin tre persona të armatosur dhe të maskuar në një lokal në rrugën e vjeter Lezhë-Milot.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë zbardhur ngjarjen, që sipas policisë nuk ishte raportuar pranë tyre.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datën 13 nëntor 2021, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në fshatin Zejmen dhe shtetasit që shfaqen në video, dyshohet se kanë pasur konflikt me pronarin e këtij lokali, i cili nuk ka qënë prezent”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Këshilli Bashkiak i Korçës miraton paketën fiskale 2019/ Çfarë parashikon për taksat

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 90 kg drogë në Korçë/Ishte fshehur në pyll



Policia sqaron se nga verifikimet ka rezultuar se nuk ka pasur vjedhje, as persona të dëmtuar.

Në vijim të veprimeve, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve :A.K. ,25 vjeç, banues në Zejmen, pronari i lokalit, F.B., 26 vjeç, M.V.,29 vjeç dhe I.A., 34 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, të cilët ndodheshin klientë në lokal, për vepren penale “Moskallëzim i krimit “, kryer në bashkëpunim”, njoton më tej policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, vijon puna intensive për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Prej 20 ditësh i zhdukur/ Vazhdojnë kërkimet për të riun nga Erseka

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vijojnë kërkimet nga policia për 28 vjecarin nga Erseka Sherif Mukaj i cili është i zhdukur prej 20 ditësh.

Mësohet se pas një telefonate Shkodra ku thuhej se e kishin parë në një lokal dhe pas fotos së shpërndarë në media, Policia e Konojës në bashkëpunim me atë të Shkodrës kanë  kërkuar edhe në këtë qark dhe mësohet gjithashtu se pas tyre u vunë dhe familjarët e djalit por më vonë u zbulua se personi i parë nuk ishte i njëjti person me atë që përshkruhej.

28-vjeçari është parë për herë të fundit në datën 1 nëntor në Ersekë ku ka pirë kafe me shokët e tij.

LEXO EDHE:  Video-Radhë para postës në Korçë/ Qytetarët nuk ruajnë distancën e sigurisë

LEXO EDHE:  Kushërinjtë u plagosën për shitjen e patateve/ Detaje të reja nga plagosja në Korçë



Sherif Mukaj i datëlindjes 30.04.1993 përpara se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale, kartën e identitet dhe një telefon në shtëpinë e tij ndërsa me vete mbante një tjetër telefon që rezultonte të ishte me sinjal deri në datën 5 nëntor e më pas çdo gjë mbetet enigmë.

Pista nga ana e Policisë është ajo e largimit jashtë shtetit , pasi familjarët në qershor i kishin dërguar 500 mijë lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE