Connect with Us

Vrasja e Kostandin Kacifas/ Gjykata rrëzon Prokurorinë, rikthen çështjen për hetim

Kronika

Vrasja e Kostandin Kacifas/ Gjykata rrëzon Prokurorinë, rikthen çështjen për hetim

Publikuar

-

cna lajme kronike

Prokuroria e Gjirokastrës ka njoftuar se lidhur me çështjen penale për ngjarjen e datës 28.10.2018 në fshatin Bularat/Dropull,  pas kërkesës së prokurorisë për pushimin e çështjes, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, si organi kompetent, ka vendosur kthimin, duke urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore. Aktualisht çështja ndodhet në fazën e përmbushjes së këtyre detyrimeve.

Deklarata e Policisë e vitit 2018    

“Gjatë ditës së sotme  datë 28.10.2018, rreth orës 10.00, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull të  Rrethit Gjirokastër ka pasur të shtëna me armë zjarri. Punonjësit e Policisë të cilët ishin të planizuar me shërbim në fshatin Bularat kanë shkuar menjëherë në drejtim të vendit nga u dëgjuan të shtënat me armë.

Në momentin e mbërritjes në vend, punonjësit e Policisë janë sulmuar me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake. Nga zjarri i hapur kundër personelit të policisë u godit dhe u dëmtua automjeti i policisë.

Të ndodhur përballë kësaj situate, punonjësit e policisë kanë kërkuar mbështetje me efektivë shtesë si dhe janë vënë në ndjekje të autorit të sulmit me armë.Në ndihmë të punonjësve të policisë kanë mbërritur shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe grupi hetimor.

Gjatë ndjekjes nga forcat e ardhura të policisë, shtetasi i armatosur ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Nisur nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi, i identifikuar si Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër, policia vendore ka kërkuar menjëherë ndihmën e forcave speciale për të bërë të mundur përballimin e sitatës së pazakontë për forcat vendore.

LEXO EDHE:  Studimi/ Institucionet e reja të drejtësisë shqiptare, pak rezultate në vitin e parë të punës

Me mbërritjen në vendngjarje, kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit.Nga kontrolli i ushtruar në banesë nuk është bërë e mundur gjetja e tij  dhe në këtë kohë ka nisur  krehja e zonës.

Forcat speciale kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një shpat mali mbi fshatin Bularat.Në momentin e zbulimit nga forcat e policisë, Shtetasi Kostandinos Kaçifa , ka hapur menjëherë zjarr ndaj tyre.

Forcat speciale janë pozicionuar për të mbrojtur jetën e tyre dhe nëpërmjet megafonit i kanë bërë thirrje të herëpashershme shtetasit që vijonte të qëllonte me armë që të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit.

Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje,  të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.

Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër si dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda po kryejnë veprimet në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

“Nuk munda të vazhdoj”/ Flet avokati që hoqi dorë nga mbrojtja e Çalamanit, çfarë ndodhi gjatë dëshmisë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një ditë më parë teksa Klodian Çalamani priste masën e sigurisë për vrasjen e 8-vjeçarit në Fier, u bë me dije se avokati mbrojtës ishte tërhequr. Ai është Erlis Nakollari, i cili ishte caktuar nga shteti për të mbrojtur vrasësin e vogëlushit.

Ai ishte sot në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live” në TCH, ku zbuloi arsyen se pse kishte marrë vendimin që të mos mbronte Çalamanin.

“Emri im është lakuar nëpër media dje. Unë nuk jam avokati i tij, jam caktuar për të marrë në pyetje autorin e këtij krimi kaq makabër. Jam thirrur nga shteti, se ligji dhe procedura e kërkon që autori të ketë një avokat nëse ai nuk e ka gjetur vetë”, sqaroi fillimisht avokati.

LEXO EDHE:  Çështja Tahiri/ Artan Hoxha akuza Prokurorisë: Po saboton qëllimisht hetimin

LEXO EDHE:  Studimi/ Institucionet e reja të drejtësisë shqiptare, pak rezultate në vitin e parë të punës



Nakollari u shpreh më pas se në fillim është njeri dhe më pas avokat, dhe nga ana morale nuk mund të ishte avokati i 38-vjeçarit.

“Unë kam shumë vite punë, por nuk kisha parë një krim kaq makabër. Kur është marrë në pyetje dhe gjatë dëshmisë Klodiani ishte shumë i qetë dhe i qeshur. Që në momentet e para kam hequr dorë se ishte një krim kaq makabër. Nga ana morale nuk mund t’i dilja në mbrojtje. Ishte rasti i parë që  nuk munda që të vazhdoja më tej”, tha avokati.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Më përplasi në çimento në sy të vajzës”/ Tjetër denoncim tronditës: Çalamani abuzoi edhe me mua

Publikuar

-

Nga

Autori i krimit të rëndë në Fier, Klodian Çalamani, përveçse ishte një person i dhunshëm në fshatin e tij, ngacmonte seksualisht edhe gratë e fshatit. Një grua tha se para një viti ishte dhunuar nga Klodiani në mes të ditës dhe kishte tentuar ta përdhunonte.

Gruaja me aftësi të kufizuara tregoi sot për “Shqipëria Live” se ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, kur Klodiani hyri në shtëpi dhe e dhunoi në sy të vajzës. “Erdhi më kapi, ishte dhe goca ime aty. Më rrahu dhe më përdhunoi. Më përplasi në çimento. Ishte ditë kur erdhi në shtëpinë time. Ka ndodhur para një viti”. Ajo tregon se e ka denoncuar Klodianin në polici, por ai ka dalë shumë shpejt.

“E denoncova. U thashë policëve çfarë më bëri. Më tha do t’ia rregullojmë ne qejfin. Shkuan në shtëpi dhe e rrahën, por nuk e mbajtën brenda”, deklaroi ajo.

Një ditë më herët, bashkëshorti i gruas nga fshati Grecalli tha se kishte denoncuar 37-vjeçarin, pasi sipas tij, i kishte përdhunuar gruan, por policia nuk ia kishte marrë denoncimin.



Banori thotë se forcat e rendit e kishin tallur atë, duke thënë se nuk i kishte “bërë gjë”. “Ishte hajdut. E kemi përzënë nga shtëpia. Bile e kam çuar në polici. Ashtu më ka bërë një gjë edhe mua. Donte të më përdhunonte gruan. Ai ishte kriminel. Unë e denoncova. E rrahën, por nuk i bënë gjë. E lëshuan prapë. Absolutisht nuk i bënë gjë. Policët talleshin me mua, duke thënë: ‘Jo, nuk i kanë bërë gjë’”, thotë fqinji i autorit të dyshuar të krimit të rëndë. Për këtë rast, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet.

LEXO EDHE:  Skandali me tenderin tek Unaza e Madhe/ Reagon Gjiknuri

LEXO EDHE:  Dhunuan KZAZ-në/ Gjykata merr vendimin për 13 të arrestuarit

Çalamani ishte përfshirë edhe në rrëmbimin e një vajze 16-vjeçare rreth 15 vite më parë po në të njëjtin fshat. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e Çalamanit, më datë 9 maj 2006. Autori tjetër i ngjarjes, Florian Vasiu, është xhaxhai i Mateos 8-vjeçar qëu vra dy ditë më parë nga 38-vjeçari Çalamani.

Ishte pikërisht babai i të miturit, Ligor Vasiu, që njëkohësisht është edhe vëllai i njërit prej autorëve të krimit të 15 viteve më parë, ai që ka hyrë në shtëpinë ku vajza mbahej peng për 20 minuta dhe dhunohej. Ligori e shpëtoi Nertilën 16-vjeçare nga duart e vëllait të tij dhe personit që të martën i vrau të birin e mitur. Ky fakt po konsiderohet nga grupi hetimor si një nga pistat e mundshme, ndonëse kanë kaluar 15 vite nga ajo ngjarje.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Parandalohet krimi në Kamëz/ 32 vjeçari tenton të vrasë të riun pas konfliktit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Kamëz, ku pas një konflikti të çastit, një 32 vjeçar ka tentuar të vrasë me armë një 23 vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje.

Policia ka bërë të mundur parandalimin e krimit. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 32 vjeçarit, është sekuestruar arma me të cilën ka qëlluar drejt 23 vjeçarit.

“Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmë në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamëz dhe parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja të rënda për jetën.

Kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari, i cili për motive të dobëta qëlloi me pistoletë për ta vrarë një shtetas, pas një konflikti të çastit.

Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 32-vjeçari qëlloi në drejtim të 23-vjeçarit.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme për një konflikt të çastit të ndodhur në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamëz, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e konfliktit dhe parandalimi i mëtejshëm i këtij konflikti me pasoja të rënda për jetën.

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Skandali me falsifikimin/ Kallëzohet penalisht vajza e Ben Blushit dhe noterja Violeta Sulkaj

LEXO EDHE:  Zyrtari i LSI-së nën akuzë për korrupsion/ Gjykata jep sot vendimin



Si rezultat u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, i shtetasit E. S., 32 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas, në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamëz, dyshohet se ka qëlluar për motive të dobëta, me armë zjarri në drejtim të shtetasit I. I., 23 vjeç, banues në Bathore, i dënuar më parë për vjedhje.

Shtetasi E. S., në një distancë rreth 50 metra, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit I. I., i cili në momentet e para, nuk e ka deklaruar këtë fakt në Polici.

Shërbimet e Policisë, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe më pas gjatë arrestimit të shtetasit E. S., kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pistoletë me fishekë luftarak.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE