Connect with Us

VIDEO/ Fitore spektakolare, Shqipëria U21 shtang sllovenët

Sport

VIDEO/ Fitore spektakolare, Shqipëria U21 shtang sllovenët

Publikuar

-

FT: Shqipëri U21-Slloveni U21 2-0

Karrica 52′, Dobra 57′

Triumf kuqezi në “Elbasan Arena“. Shqipëria U21 ka mposhtur me shifrat 2-0 Slloveninë U21. Shpresat e Alban Bushit po ecin me hapin e duhur në grupin G, ku tashmë i bashkohen me pikë të barabarta Çekisë kryesuese. Muaji tetor u mbyll me sukses të plotë për kuqezinjtë e vegjël, që pas fitores 2-0 me Andorrën, tashmë marrin 3 pikët e radhës kundër bashkëmoshatarëve sllovenë, të cilët pak ditë më parë ndalën në barazim 2-2 Anglinë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por e dyta do të niste me vrullin e ekipit tonë. Një asist fantastik i Mitajt nxjerr përpara portës Bernard Karricës, i cili tund rrjetën në minutën e 52-të. Vetëm 5 minuta më vonë Dobra do të dyfishonte gjithçka me anë të një goditjeje të saktë me kokë. Sllovenët hidhen të gjithë në sulm për të ndryshuar rezultatin, por Tafas ishte thjesht i pagabueshëm në katërkëndësh. Portieri i Kukësit bën heroin në “Elbasan Arena:, ku përpos goditjeve të shumta të pritura gjatë lojës i mohoi edhe golin nga 11 metrat kundërshtarit në sekondat e fundit të ndeshjes.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

VIDEO/ “Poker” bardheblu, Tirana “merr hak” dhe shkërmoq Dinamon në derbi

Publikuar

-

Nga

Tirana konfirmohet si pretendentja kryesore për titullin kampion, pasi bën të sajën derbin ndaj Dinamos dhe thellon distancën nga ndjekësit në renditjen e kampionatit. Bardheblutë hedhin pas krahëve humbjen në Kupën e Shqipërisë, sërish ndaj Dinamos dhe ofrojnë hakmarrjen më të mirë, duke fituar pastër 4-0 dhe duke nisur shkëputjen.

Në një atmosferë mjaft të mirë në “Air Albania”, bardheblutë bënë ndeshjen e tyre karakteristike, duke u mbrojtur me kujdes dhe kundërsulmuar shpejt, teksa pikërisht nga një rast i tillë, gjetën avantazhin në minutën e 45-të.

Edhe pjesa e dytë pati të njëjtin ritëm, me të besuarit e Shehit, që kapën në dy kundërsulme mbrojtjen dinamovite dhe shënuan dy herë të tjera me Xhixhën, duke vulosur fitoren që i ngjit në kuotën e 20 pikëve, 6 më tepër se Kukësi i vendit të dytë.

FT: Tirana-Dinamo 4-0

Seferi 45′, Xhixha 56′, 62′, Hoti 82′

82′ GOOOL Tirana 4-0/ Super aksion i Tiranës, Hoti plotëson pokerin duke shënuar dhe golin e katërt. Festë e bardhebluve.

bardhebluve.

 



61′ GOOOL Tirana 3-0/ Xhixha shkëputet bukur mes mbrojtësve duke dalë para portierit Bakaj, për ta mposhtur. Pas 3 minutave konsultim me VAR, gjyqtari Kreshnik Cjapi e akordon si të rregullt golin e bardhebluve. 

56′ GOOOL Tirana 2-0/ Një tjetër aksion i mirë i bardhebluve, Xhixha përfiton nga një gabim i Sidibes për të çuar topin në rrjetë me një goditje mjaft të bukur me trinën e këmbës. Tirana kryeson me dy gola.

45′ GOOOL Tirana 1-0/ Zhbllokohet ndeshja, pas një aksioni personal të Seferit bardheblutë kalojnë në avantazh me një autogol të Sidibe

 

Formacionet zyrtare:
Tirana (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Behiratce, Hoxhallari, Ismailgeci; Totre, Limaj, Najdovski; Gjumsi, Xhixha, Seferi

Dinamo (4-2-3-1): Bakaj; Siljanovski, Sidibe, Imami, Isaevski; Samake, Demiri; Skuka, Ibraimi, Mihana; Chinedu

LEXO TE PLOTE

Sport

Kapiteni Taipi me fanellë ndryshe nga të tjerët, Kukësi shpjegon arsyen

Publikuar

-

Nga

Kapiteni i verilindorëve, Gjelbërim Taipi ishte ai që tërhiqte më shumë vëmendjen në ndeshjen Skënderbeu-Kukësi dhe jo me paraqitjen në fushë, por për faktin se luante me një fanellë ku nuk ishte stampuar emri i tij mbi shpinë.

Ndryshe nga të gjithë futbollistët në fushë, kapiteni i Kukësit kishte vetëm numrin mbi shpinë, ndërsa në emisionin “Gol pas Goli”, trajneri Longo shmangu pyetjen, duke thënë se është çështje e magazinierit të klubit.



Klubi verilindor sqaron se para ndeshjes kishte pasur një problem me fanellën e Taipit dhe pa një tjetër rezervë, ishte detyruar të luante me atë pa mbiemrin mbi shpinë, por vetëm me numrin.

LEXO TE PLOTE

Sport

Fitorja e parë në kampionat, Memelli surprizon me deklaratën: Goli më bukur është ai që…

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu arriti të marrë një fitore të madhe ndaj Kukësit duke siguruar dhe 3 pikët e para këtë kampionat. Pas ndeshjes, trajneri i korçarëve, Migen Memelli u shpreh:

‘’Kukësi për mua është skuadër që jep afeksion të ndryshëm në mënyrën si qasat në kampionatin shqiptar, ka trajner të shkëlqyeshëm. Dimë që Kukësi ndërton nga poshtë për të tërhequr sulmin lart.

Kemi qenë të jashtëzakonshëm sot, dua të komplimentoj lojtarët shumë, sepse kam marrë sinjal ku kjo është skuadër dhe pse me djem të ri me pak eksperiencë. Zguro ishte jashtë për arsye dëmtimi. Bëmë shumë mirë ndaj një kundërshtari të jashtëzakonshëm, rezultati duhet të ishte më i thellë pasi kishim shumë raste.

Tranzicioni sot është kthyer në armë në të gjitha skuadrat, dhe nëse e bën mirë vinë rezultatet. Ky trepikësh është në kohë për t’i thënë lojtarëve që kanë cilësi, kanë vlera që gjërat mund të bëhen mirë. Përgjigja që më dhanë sot ishte e jashtëzakonshme.



Ndryshimi i skemës: Në varësi të kundërshtarit, ne e dimë që janë skuadër që spotohen shumë. Këtë sistem e aplikuam në Ballsh, pamë që Kukësi sposton dy mbrojtësit sipër, dhe sulmuesit do të ngeleshin vetëm për vetëm me mbrojtësit. Goditja standarde u ekzekutua në mënyrë të suksesshme. Në dhomat e zhveshjes kërkova nga lojtarët qëndrueshmëri, intensitet, sepse vetëm në këtë e formë e mposhtim Kukësin.

Gola idiot: Nuk e di, është konstatim i vrazhdë nuk dua të hyj në të këto diskutime. Ne sikur të gjithë të tjerët, goditje standarde i përgatisim në mënyrë të tillë të jemi efikas. Kërkonim të ishim favorit nga shtatlartësia. Perceptimi për t’i quajtur golat të tillë nuk mendoj se janë të duhur,  pasi çdo gol që kalon vijën mendoj se është i bukur.

Qasja që ne i bëmë formacionit karshi kësaj skuadre ishte në një formë të tillë që mos tu lenim hapësira, dhe dyshen e mesfushës lart Feizhao-Basha t’i bllokonim. Mbarëvajtja që i kanë bërë arbitrat ndeshjes sot ishte e jashtëzakonshme. Me Partizanin na u dha penallti kundra, me Dinamon e morën topin me dorë, në Laç na bënë një gol të paqenë, mesazhi është ‘’Na lini të luajmë futboll’’, u shpreh Memelli.

LEXO TE PLOTE