Connect with Us

“Vendimi i Bashës krijoi çarje në PD”/ Bylykbashi: Berisha shihet si model nga demokratët

Politikë

“Vendimi i Bashës krijoi çarje në PD”/ Bylykbashi: Berisha shihet si model nga demokratët

Publikuar

-

cna lajme politike

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se vendimi i kreut të PD, Lulzim Bashës, për të përjashtuar Sali Berishën, ka krijuar përçarje në PD.

I ftuar në Syri Tv, Bylykbashi theksoi se Berisha është pro-amerikani më i madh dhe që shihet si model perfekt nga shumica e demokratëve. Ndërkohë ai tha se Basha ende nuk e ka krijuar këtë model.

 “Kryetari nuk e ka kompetencën që të drejtojë partinë me dorë të hekurt, sepse përpara ka statutin. Nuk bëhen reforma mbi krizë. Një kryetar partie duhet të kuptojë se kur të marrë vendime, duhet të pyesë organet e partisë. Sali Berisha është pro amerikan. Berisha është model, që shumica e demokratëve dhe votuesve të PD e gjejnë si model të fitores.

Basha ende nuk e ka krijuar këtë model. Akti i Bashës ka krijuar çarje në PD, pasojat janë numerike. Blloqe të mëdha të elektoratit tonë janë pakësuar, një kryetar partie e bën këtë vetëm kur nuk ka eksperiencë. Nuk mund të konsiderohet “llum” nga Basha, duke përjashtuar shumë demokratë”, u shpreh Bylykbashi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Mos i jep gojës, bitch”/ LSI  zbardh të palarat e Gazment Bardhit me bandat

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Durrësit i është përveshur ish-ministrit të Edi Ramës, Gazment Bardhit.

Pas deklaratës, së këtij të fundit se PD i ka ofruar 15 vende të sigurta në listën e deputetëve LSI-së që të dilnin me listë të përbashkët në zgjedhje, por oferta nuk është pranuar, kanë shpërthyer akuzta nga partia e Monika Kryemadhit.

Sipas Gurit, Kryemadhi ka ballafaquar Bardhin me Bashën dhe me këshilltarin izraelit, për shkak se numri 2 në PD, kishte bërë marrëveshje që PS të mbante 8 deputetë në Elbasan, dhe e vetmja që do të penalizohej ishte LSI.



 “Mos i jep gojes sic i jep b….. o Gaz! Ki kujdes kur flet për gjëra që nuk i di se ty nuk të qaste njeri në zyrë.

Monika Kryemadhi të ka ballafaquar me Lulzim Bashën edhe këshilltarin izraelit dhe Petrit Vasilin në zyrën e Bashës se si ti kishe bërë marrëveshjen 8 mandate t’i mbante PS në Elbasan dhe ti doje mandatet e LSI dhe ti kishe dalë garant bandave se do ishe Ministër i Brendshëm .

Ju edhe i regjistroni bisedat e ke aty regjistrimin dhe se si ti nuk pranove të bëje konference shtypi kundër Suel Çelës. Ti beson se këshilltari izraelit nuk kuptonte shqip se çfarë u tha aty?”, shkruan Guri në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mashtrues pervers”/ Kryemadhi akuza të forta Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut të PD-së në detyrë, Lulzim Basha.

Ajo e ka akuzuar Bashën për mashtrim pervers, në rastin e djegieve të mandateve.



Sipas saj mashtrimi i Bashës i kalon çdo limit njerëzor dhe i shërben vetëm Edi Ramës.

Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerezor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij”, shkruan Kryemadhi në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha ‘non grata’/ Shkullaku: Vendimi politik për të favorizuar Ramën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gazetari Armand Shkullaku deklaroi se vendimi i SHBA për shpalljen non grata të liderit historik, Sali Berisha, ka qenë politik dhe i ka ardhur në ndihmë Ramës për t’ia bërë më të lehtë mandatin e tretë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV me Ylli Rakipin, Armand Shkullaku tha se nëse SHBA do të kishin fakte, duhet t’i kishin bërë publike.

“Logjikisht nëse do të kishin fakte, le t’i bënin publike. Ky është një vendim politik i nisur nga interesi i shqiptarëve për t’ia bërë rrugën më të lehtë Ramës për mandatin e tretë. Ne kemi shkruar, folur se çfarë ka bërë Berisha kur ka qenë kryeministër apo President. 



Kemi thënë se, Berisha ka bërë të mira dhe të këqija, por nuk kemi parë ndonjë reagim kaq të egër nga SHBA-të.Ndihmë do të kisha vërtet nëse do shihja një shqetësim nga Shtetet e Bashkuara për korrupsionin, banditët që kanë kapur shtetit nga SHBA kjo do ishte ndihmë për ne. 

SHBA nuk ka pse të ketë frikë të drejtojë gishtin për ata që janë bërë problem për ecjen e Shqipërisë përpara, sepse këtë se pengon Berisha. Blinken nuk është se na ka hequr të keqen.

Ky është një veprim politik si të gjithë veprimet e fundit të diplomacisë amerikane që kanë qenë të njëanshme nuk e di pse por është tejkaluar masa. Kemi parë ambasadorët, kanë shprehur anëtarësi për një parti dhe një tjetër”, shprehu Shkullaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE