Connect with Us

Vaksinimi i studentëve/ Manastirliu bën lëvizjen e radhës

Aktualitet

Vaksinimi i studentëve/ Manastirliu bën lëvizjen e radhës

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ftuar të gjithë studentët që ende nuk janë vaksinuar për të shfrytëzuar këtë javë të vaksinimit pranë fakulteteve për të mbrojtur veten por edhe si një detyrim moral e përgjegjësi qytetare për mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit.

Ekipet e vaksinatorëve do të jenë në të gjitha universitetet e vendit për të pritur studentët që të vaksinohen në mënyrë që viti i ri akademik të fillojë me sa më shumë studentë që kanë kryer vaksinën anticovid.

Ditën e sotme ekipet e vaksinatorëve janë të vendosur në Fakultetin e Stomatologjisë, Universitetin e Sporteve dhe atë të Arteve në Tiranë, në Godinën e Rektoratit dhe tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Shkodër, tek Godina e Rektoratit dhe tek Fakulteti i Shkencave Humane në Vlorë, në hollin e Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, pika pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Fakulteti i Mjekësisë dhe Infermierisë në Korçë, Korpusi kryesor i Universitetit dhe Fakulteti Shkencave Teknike Mjekësore në Elbasan.

LEXO EDHE:   “Shqiptarët kërcënohen nga rreziqe të mëdha”/ PD ultimatum Ramës: Ndal lojërat e pista

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se vaksinimi i studentëve pranë fakulteteve do të vijojë gjatë gjithë javës në të gjitha qytetet universitare në vend sipas një kalendari tashmë të përcaktuar.

Një ftesë për çdo student që ende nuk është vaksinuar, të shfrytëzojë këtë javë të vaksinimit të studentëve pranë fakulteteve, për të mbrojtur veten por edhe si një detyrim moral e përgjegjësi qytetare për mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit
JetaJoteVLEN
#VAKSINOHU”, shkruan Manastirliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Pse Gaz Bardhi i ka duart e lyera me gjak?

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Demokratët njëzëri po kërkojnë ringritjen e Partisë Demokratike dhe largimin urgjent të Lulzim Bashës.

Mbi 4 200 firma janë mbledhur në thirrje të Kuvendit Kombëtar të PD-së dhe kjo ka sjellë panik tek Lulzim Basha dhe kurtizanët e tij.

Gazment Bardhi, njeriu që mban postin numër dy në PD, i cili është përfshirë në debatin e thirrjes së Kuvendit, duhet të paktën të qartësojë veten  se Kuvendi Kombëtar i PD-së,  nuk është si ngjarja kriminale e Elbasanit, ku ai është përgjegjës i saj.

Është përgjegjës së pari moralisht sepse ka qenë drejtuesi i shtabit  elektoral në Elbasan dhe është njeriu që mori njerëz të armatosur me vete në fushatë.

Është ai që krijoi grupet  famshme “Struktura për Mbrojtjen e Votës”, të cilat morën jetën e një njeriu, një prindi.

U derdh gjak në Elbasan, nga duart e Gaz Bardhit. Pasi ishte Gaz Bardhi që i krijoi ato grupe aty.

Ndaj, Gazment Bardhi përpara se të flasë për Kuvendin apo për individë të caktuar në Partinë Demokratike, duhet të sqarojë historinë e tij me  ngjarjen e rëndë në Elbasan.

Është fakt, se është vrarë një person në fushatën e drejtuar nga Gazment Bardhi.

Njeriu që bën si trim dhe kërcet dhëmbët nuk mund të fshihet pas militantëve të PD-së apo njerëzve, të cilët ishin gati të jepnin edhe jetën për të mbrojtur votën, që Partia Demokratike të fitonte.

Ata janë atje tek firmëtarët.

Gazment Bardhi nuk mund t’i çojë njerëzit mish për top, siç bëri në Elbasan.

LEXO EDHE:  Covid-19 godet rëndë artistët/ Njerëzit e artit drejt katastrofës, Stefi Prifti mesazh të fortë për qeverinë

LEXO EDHE:  BE heq kufizimet/ Murrizi: Shqiptarët do lëvizin “pa viza” për herë të dytë



Sepse, jo vetëm u humb një jetë, por dhe një jetë tjetër do të qëndrojë pas hekurave, do’ ti mungojë një familjeje, biri i saj, do t’u mungojë fëmijëve babai i tyre.

E gjitha kjo sepse, Gazment Bardhi në vend që të bëjë politikanin, bën të fortin, gangsterin, sepse është mësuar me stillin alla-Luli se duke ushtruar  presion dhe shantazh  ndaj njerëzve dikush mund të bëjë pas.

Në fakt ajo që po bën Gaz Bardhi është thjesht dhe vetëm se  po përpiqet të shpëlajë duart që ka me gjak.

Ndoshta mendon se do të shpëtojë nga drejtësia e vërtetë për ngjarjen e Elbasanit duke u sjellë si pro-amerikan.

Nuk ka Amerikë, nuk ka Lulzim Bashë dhe nuk  ka drejtësi në botë që ta shpëtojë Gaz Bardhin në rast se ajo ngjarje do të hetohet.

Apo, në rast se ndonjë nga ata djemtë atje tregon se kush është Gazment Bardhi, se si i përdori shtabet elektorale në Elbasan.

Është shumë e rëndësishme, që jo vetëm ai por edhe shumë të tjerë atje,  njerëz të përfshirë në skandale, në çështje kriminale në fushatë elektorale të dinë mirë se  PD nuk mund të bëhet mburojë e një bande politike dhe e njerëzve të inkriminuar apo të atyre që kanë lyer duart me gjak.

PD  është forcë politike, është shpresë e shqiptarëve dhe nuk i shërben dot Gazit për aktet e tij politike apo për qejfet e tij të natës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA dhe vendet europiane anëtare në KS dënojnë Bjellorusinë për krizën në kufirin me Poloninë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dënuan Bjellorusinë të enjten për atë që ata e quajtën “instrumentalizim cinik i emigrantëve”, ndërsa tensionet po vlojnë përgjatë kufirit të Polonisë me Bjellorusinë.

“Ne (Shtetet e Bashkuara Britania, Estonia, Franca, Irlanda, Norvegjia dhe Shqipëria) e dënojmë instrumentalizimin e orkestruar të qenieve njerëzore, jetët dhe mirëqenia e të cilëve janë vënë në rrezik për qëllime politike nga Bjellorusia, me synimin për të destabilizuar vendet fqinje dhe kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe për të larguar vëmendjen nga shkeljet e saj në rritje të të drejtave të njeriut”, tha ambasadori i Estonisë, Sven Jürgenson, në emër të shtatë vendeve perëndimore.

Vala e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afganistani u rrit ndjeshëm, pasi Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Minskut, i cili në muajin maj detyroi uljen e një avioni komercial që fluturonte mbi territorin bjellorus. Autoritetet arrestuan një gazetar të opozitës bjelloruse dhe të dashurën e tij, me të zbritur nga avioni.

Tani mijëra emigrantë që kanë udhëtuar legalisht në Bjellorusi, po përballen me një fat të pasigurt dhe temperatura të ulëta përgjatë kufirit me Poloninë.

Të martën, Polonia mbylli një vendkalim kufitar me Bjellorusinë pasi emigrantët u përpoqën të kalonin në territorin polak.

Vendet evropiane dhe baltike akuzojnë presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko, për joshjen e emigrantëve në vendin e tij dhe më pas lehtësimin e udhëtimit të tyre në kufi, për t’i dërguar në Poloni, Lituani dhe Letoni. Emigrantët shtrojnë kërkesa për strehim kur arrijnë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Kjo taktikë është e papranueshme dhe kërkon një reagim dhe bashkëpunim të fortë ndërkombëtar për ta mbajtur Bjellorusinë përgjegjëse”, tha ambasadori Jürgenson. “Ajo dëshmon se regjimi i Lukashenkos është shndërruar në një kërcënim për qëndrueshmërinë rajonale”.

LEXO EDHE:  Rekord/ Mbretëria e Bashkuar për 24 orë vaksinon mbi gjysmë milioni njerëz

LEXO EDHE:  Nuk mori asnjë mandat/ Mesazhi i fortë i aleatit të Bashës, çfarë paralajmëron

“Sigurisht, tani ka një lojë të zhvendosjes së fajit nga Bashkimi Evropian“, u tha gazetarëve zëvendës ambasadori i Rusisë në OKB, Dmitry Polyanskiy. “Ata duan ta paraqesin Bjellorusinë dhe ndonjëherë edhe Rusinë, si autorë të kësaj krize”.



Moska është aleati më i ngushtë i Minskut.

Zv/ambasadori Polyanskiy tha se Minsku nuk ka as arsye ekonomike dhe as politike për të parandaluar emigrantët të vazhdojnë rrugëtimin e tyre.

Ata nuk kanë arsye për t’i kthyer (emigrantët) në vendet nga kanë ardhur”, tha ai. “Kjo do të ishte një shkelje e plotë e çdo konvente ndërkombëtare”.

Nga frika se mund të shndërrohet në një front të ri në këtë krizë, Ukraina, e cila nuk është anëtare e BE-së, do të dërgojë 8,500 ushtarë dhe policë si dhe 15 helikopterë, për të ruajtur kufirin e saj me Bjellorusinë, tha të enjten agjencia e lajmeve Reuters.

Thirrje për uljen e tensioneve

Kombet e Bashkuara bënë thirrje për uljen e tensioneve në kufirin Bjellorusi-Poloni.

“Jam e tmerruar që një numër i madh emigrantësh dhe refugjatësh vazhdojnë të mbeten në një situatë të dëshpëruar në temperatura të ulëta në kufirin Bjellorusi-Poloni”, tha të mërkurën Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet. “U bëj thirrje shteteve të përfshira të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet dhe për të zgjidhur këtë situatë të patolerueshme në përputhje me detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe refugjatëve”, tha ajo.

Agjencitë e OKB-së për refugjatët dhe migracionin kanë thënë vazhdimisht se përdorimi i emigrantëve dhe refugjatëve si mjete politike është për të ardhur keq dhe duhet të marrë fund.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian, po shqyrton vendosjen e sanksioneve të reja./VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Frika nga shkarkimi/ Basha “vërsul” ish-ministrin e Ramës

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Kryetari në detyrë i PD, Lulzim Basha, duket në panik nga thirrja e Kuvendit Kombëtar, i cili ka për qëllim shkarkimin e tij nga detyra.

I gjendur përballë frikës nga shkarkimi, Basha duket se ka “vërsulur” sërish sot në media, Gazment Bardhin, ish-ministrin teknik te Drejtesise, në bashkëqeverisjen Rama-Basha.

Bardhi, në një deklaratë për mediat, tha sërish sot që firmat dhe kërkesa për thirrjen e Kuvendit, duhet të depozitohet në protokollin e PD.

Sot nuk janë fyer vetëm çdo anëtar i PD, sot është fyer dhe është tallur edhe me atë pakicë që kanë besuar tek lëvizja e Zotit Berisha.

Edhe sikur, siç në fakt janë të dhënat tona, të jenë të siguruara 1/8, apo edhe 1/10 e anëtarëve të Kuvendit, vullneti i tyre nuk mbyllet dot në kasafortë.



LEXO EDHE:   “Shqiptarët kërcënohen nga rreziqe të mëdha”/ PD ultimatum Ramës: Ndal lojërat e pista

LEXO EDHE:  Rekord/ Mbretëria e Bashkuar për 24 orë vaksinon mbi gjysmë milioni njerëz

Edhe zëri i pakicës së pakicës duhet të dëgjohet.

Edhe nëse 1/10 e delegatëve kanë nënskruar për mbledhjen e Kuvendit, zëri i tyre duhet të dëgjohet.

Ripërsëris thirrjen time, nxirrni firmat nga kasaforta, mos bëni shoë me gazetarët të cilët nuk mund të verifikojnë anëtarët, dhe skanë mundësi as të identifikojnë janë apo jo demokratë, janë apo jo gjallë, janë apo jo brenda territorit të Shqipërisë.

Dorëzoni në protokollin e PD, respektoni institucionet. Nuk mund të tallet askush as me demokratët, dhe as me PD.

Kërkesa duhet të dorëzohet në protokollin e PD dhe duhet të dëgjohet zëri i çdo demokrati”-tha Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE