Connect with Us

Ulen ndjeshëm infektimet nga Covid në Kosovë/ Regjistrohen 14 raste të reja, ja sa persona kanë humbur jetën

Kosova & Rajoni

Ulen ndjeshëm infektimet nga Covid në Kosovë/ Regjistrohen 14 raste të reja, ja sa persona kanë humbur jetën

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitë 14 qytetarë, nga 1.153 testime të kryera.

Ndërkohë janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës.

LEXO EDHE:  Covid-19 në Kosovë/ 920 të infektuar dhe 28 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Situata e COVID-19 në Kosovë/ Ja sa raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

Përhapja e variantit Delta/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar me Covid sot në Kosovë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6 raste të reja të prekur nga COVID-19, dhe asnjë viktimë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

11 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.264 doza të vaksinës kundër COVID-19.

LEXO EDHE:  Covid-19 regjistron 7 viktima në Kosovë/ Ja sa persona rezultuan pozitivë

LEXO EDHE:  Situata në Kosovë/ Dy viktima dhe 71 raste të reja me Covid-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës.



Deri më sot 746.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.427 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.504.

Në total numri i rasteve aktive është 429.

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova pa ftesë në Samitin e thirrur nga Biden/ Reagon DASH: Demokracitë të bashkohen

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka thënë se “nuk komenton çështjet e brendshme pse disa vende nuk janë ftuar”, në Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, raporton Zëri i Amerikës (VOA) në gjuhën serbe.

“Presidenti Biden është zotuar të jetë nikoqir i Samitit të Demokracisë për të forcuar angazhimin tonë për pozicionimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në zemër të politikës së jashtme të SHBA-së”, ka thënë një zëdhënës i paidentifikuar i Departamentit të Shtetit.

Kjo ngjarje virtuale është planifikuar të mbahet më 9 dhe 10 dhjetor. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se pjesë e Samitit do të jenë shtetet me demokraci të zhvilluar apo në zhvillim, shoqëria civile dhe sektori privat – pa specifikuar numrin e saktë të të ftuarve.

“Do të kërkohet angazhim inovativ dhe i fuqishëm për t’u mbrojtur kundër autoritarizmit, për mënyrat e trajtimit dhe luftimit të korrupsionit dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit. Samiti për Demokracinë tregon bindjen e thellë të presidentit Biden se demokracitë duhet të bashkohen, të mësojnë së bashku, të mbështesin njëra-tjetrën dhe të punojnë së bashku për të trajtuar sfidat më urgjente të botës”, është thënë në përgjigje.

Për momentin, përveç aludimit për numrin përfundimtar të pjesëmarrësve, ende nuk është publikuar listë zyrtare.

Media amerikane Politico ka njoftuar se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë ftuar nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, për dallim nga Serbia, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

“Ne nuk do të komentojmë mbi opinionet e brendshme se pse disa vende nuk u ftuan,” është thënë në përgjigje, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara duan të përfshijnë dhe përfaqësojnë vende të rajoneve të ndryshme dhe karakteristikave socio-ekonomike në Samit.



Një grup i organizatave joqeveritare nga Kosova, ka kërkuar përmes një letre që, Shtetet e Bashkuara të shqyrtojnë thirrjen e Kosovës për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci.

LEXO EDHE:  Konfirmohen 23 raste të reja me koronavirus në Kosovë

LEXO EDHE:  Konfirmohen 23 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Radio Evropa e Lirë ka siguruar letrën nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, e cila i është dërguar Zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Koordinatores për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Shanthi Kalathil, në të cilën kanë dhënë arsyet e tyre pse Kosova do të duhej të ishte pjesë e kësaj iniciative.

Mirëpo DASH ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk përpiqen të përcaktojnë cilat shtete janë demokrate e cilat nuk janë.

Ambasadori i SHBA në Serbi, Anthony Godfrey, ka deklaruar se jo të gjithë partnerët kanë mundur të ftohen në Samit.“Qëllimi ishte të ftoheshin vende nga rajone të ndryshme me nivele të ndryshme të zhvillimit të demokracisë. Vende ku demokracia është shumë mirë e zhvilluar, si dhe vende ku demokracia është ende në zhvillim, me përmasa të ndryshme dhe numër të ndryshëm banorësh. Shtetet e Bashkuara, megjithatë, mbeten të përkushtuara për të bashkëpunuar me Serbinë në forma të tjera, në mënyrë që të avancojnë dhe forcojnë demokracinë,” ka thënë Godfrey më 9 nëntor.

Në të njëjtën ditë, kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Menendez dhe shtatë senatorë të tjerë, i kanë dërguar një letër presidentit amerikan, përmes së cilës kanë kërkuar sqarime dhe transparencë në lidhje me kriteret e aplikuara për të vendosur se cilat vende do të ftohen në Samit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se secili ka të drejtë të zgjedhë se kë do të ftojë dhe të vlerësojë demokracitë e njerëzve të tjerë, teksa ka komentuar mosftesën e Serbisë në Samit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zaev shtyn dorëheqjen/ Ministri Hoxha: Qeveria duhet të bjerë

Publikuar

-

Nga

Ndonëse pjesë e koalicionit qeveritar, Arjanit Hoxha, ministër i Bujqësisë në Maqedoninë e Veriut dhe sekretar i lëvizjes “Besa” shprehet se qeveria e Zaev duhet të bjerë.

I ftuar në emisionin “Debat” me Alba Alishanin në A2 CNN, Hoxha u shpreh se Lëvizja “Besa” kërkon rrëzimin e kësaj qeverie për të vetmen arsye sepse po rrezikohet demokracia.



Ne si kryesi e lëvizjes Besa kemi marrë vendimin që kjo qeveri duhet të kalojë një mocion mosbesimi, respektivisht kjo qeveri duhet të bjerë dhe të ndërtohet një qeverisje e re mbi parimet që do të duhet të ndërtohen në bazë të partneriteteve të barabarta të partive që do të marrin pjesë në qeverisje. Unë respektoj vendimin e organeve të partisë dhe po sillemi siç i ka hije një subjekti politik. E kemi treguar që prej 1 viti po përballojmë një presion. Ne jemi munduar t’i tejkalojmë vështirësitë. Ne jemi nënshkrues të iniciativës për rrëzimin e qeverisë. Besa nuk ka diskutuar me asnjë parti tjetër për hap të radhës. Qeveria duhet të bjerë pasi është rrezikuar demokracia. VMNRO-DPMNE u rrëzua për të njëjtën arsye”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE