Connect with Us

Treni përplas makinën në Kosovë/ Plagosen 6 persona

Kosova & Rajoni

Treni përplas makinën në Kosovë/ Plagosen 6 persona

Publikuar

-

cna lajme rajon

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Klinë të Kosovës, ku një tren është përplasur me një makinë.

Sipas asaj që raportohet, lajmi është konfirmuar nga autoritetet policore, të cilat kanë nënvizuar se të 6 të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në spital.

“Sot me datë 11.10.2021, rreth orës 18:00, Policia është informuar për një aksident trafiku në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti 6 persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, thuhej në njoftim./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Dështon mocioni i mosbesimit në Maqedoninë e Veriut/ Qeveria e Zaev do të vijojë punën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Qeveria e Zoran Zaevit mori votëbesimin pa praninë e opozitës në parlament. Opozita u largua pasi nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme. Tensionet politike janë rritur.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në mesnatë, konstatoi, se nuk është votuar mosebesimi i qeverisë dhe e deklaroi seancën të mbyllur. Në mungesë të deputetëve të opozitës maqedonase dhe shqiptare iniciator të mocionit, kryetari i Kuvendit Xhaferi  i uroi qeverisë punë të mbarë. VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe opozita shqiptare u larguan nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut para se të fillojë votëbesimi ndaj qeverisë pasi nuk arritën të sigurojnë 61 vota.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandër Nikollovski tha, se Maqedonia e Veriut ka shënuar një nga ditët më të errëta të demokracisë, pasi pakica jo vetëm që shkeli vullnetin e shumicës por edhe rrëmbeu një deputet për të pamundësuar mocionin e mosbesimit.

“Pamë se si regjimi është transformuar në regjimin më kriminal të parë ndonjëherë në Evropë dhe për këtë të gjithë do të mbajnë përgjegjësi, më shpejt sesa ata mendojnë. Një deputet u rrëmbye, telefonat celularë u konfiskuan nga ligjvënësit dhe të njëjtit u mbyllën në parlament që të mos kenë asnjë kontakt me jashtë dhe në këtë mënyrë ky pushtet në mënyrën më brutale shkeli mbi demokracinë”, u shpreh Nikollovski. Sipas tij Maqedonia e Veriut ka hyrë në krizë të thellë politike dhe të sigurisë ndaj zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mënyra e vetme për kthimin e stabilitetit në vend. “Zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zgjedhjet e shpejta janë zgjidhja për dalje nga kriza politike, e sigurisë, ekonomike dhe energjetike. Pushteti ka humbur shumicën”, deklaroi Nikollovski.

Aleksandar Nikolloski

ASH: Regjimi hibrid LSDM-BDI u delegjitimua

Aleanca për Shqiptarët ka cilësuar ditën e votimit parlamentar si ditën kur ranë maskat dhe u konfirmua regjimi. Aleanca për Shqiptarët thotë, se regjimi hibrid LSDM-BDI përfundimisht u delegjitimua dhe kanë mbetur me 59 deputetë.

“Regjimi hibrid LSDM-BDI përfundimisht u delegjitimua, ndërsa tani nuk ka as legalitet me vetëm 59 vota dhe një deputet që ndodhet ende në rrethana misterioze. U konfirmua se qytetarët dhe opozita kishin të drejtë në këmbënguljen për rrëzimin e këtij regjimi që i referohet BE-së me mekanizma antievropiane”, thuhet në reagimin e ASH-së

Ademi: Deputeti Rexhepi konfirmon vlerat europiane

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi ka përshëndetur vendimin e deputetit Kastriot Rexhepi për të mos votuar kundër qeverisë. “Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut janë për një qeveri, e cila kultivon vlera evropiane, euroatlantike, prandaj edhe vendimi i deputetit Rexhepi është i tillë. Zemra e tij qëndron në Uashington dhe Bruksel, prandaj besojmë se ky është motivi që Rexhepi të mos marrë pjesë në një mocion për rrëzimin e qeverisë”, deklaroi Ademi.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Përplasen tre automjete, raportohet për të plagosur

LEXO EDHE:  Kamëz/ Makina përplaset me motorin, dy të plagosur



Apasiev bën thirje për radikalizim

Kryetari dhe deputeti i partisë e “E Majta” Dimitar Apasiev ka thënë se vendi ndodhet para një destabilizimi, pasi qeveria nuk po tregohet e gatshme që në mënyra paqësore të dorëzojë pushtetin: “Gjendja është alarmante. Është paralizuar demokracia parlamentare. Është një precedent që nuk ka ndodhur askund tjetër. Gjendja është e rrezikshme dhe qytetarët këtë duhet ta shohin me seriozitet. Mendoj se ky pushtet nuk bie me dëshirë, prandaj edhe nevojitet radikalizim i gjendjes politike, të ketë protesta, bllokim të Kuvendit, e masa tjera”, ka deklaruar Apasiev.

Mitreski: Opozita përjetoi disfatë

Koordinatori i grupit parlamentar nga LSDM Jovan Mitreski ka thënë se opozita ka dështuar në sigurimin e numrave për rrëzimin e qeverisë. “Gjithçka që po ndodh në kuvend është dëshmi për disfatën e Mickovskit në kuvend. Ai gënjeu se ka shumicën. Ai vetëm për të ardhur në pushtet u bashkua me ata që janë anti NATO, anti BE. Ai nuk ka koncept për shtetin dhe të ardhmen e qytetarët. Populli është gënjyer ”, ka deklaruar Mitreski.

Kasami: Dyshoj se deputeti Rexhepi është kidnapuar

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka hedhur dyshime mbi rrëmbimin e deputetit Kastriot Rexhepi. “Nuk kam asnjë komunikim me deputetin. Kam dyshime të bazuara se deputeti mund të jetë i ndaluar përkundër vullnetit të tij. Mbetem pas këtij qëndrimi gjithnjë derisa ai vetë nuk e pohon gojarisht. Nuk kemi informata se ku gjendet”, ka thënë Kasami.

Rexhepi: Jam në anën e duhur, jam me NATO-n dhe BE-në

Deputeti i lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi, për të cilin opozita këmbëngulte, se është kidnapuar, është paraqitur me një video regjistrim në rrjetin social Facebook duke theksuar se ai nuk mori pjesë në seancën e kuvendit pasi nuk dëshironte të jetë anën e atyre, që janë kundër NATO-s dhe BE-së.

“Siguria dhe stabiliteti i vendit, paqja dhe mirëqenia e popullit, duhet të jetë gjëja më e rëndësishme për të gjithë ne. Kryetari Billall Kasami dhe të tjerët nuk kanë nevojë të shqetësohen për mua. Jam në vend të sigurt, jam në anën e duhur, jam me shqiptarët dhe gjithë qytetarët e vendit të cilët dëshirojnë paqe, liri, demokraci. Jam me BE-në, NATO-n dhe jo me qarqet antishqiptare. Këtë e them me ndërgjegje të plotë dhe sapo të kalojnë disa rreziqe nga kërcënimet e disa individëve do të paraqitem për t’ sqaruar të gjithë”, ka deklaruar Rexhepi./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Partitë shqiptare në prehrin e lëvizjes anti-Perëndim/ Thellohet skandali në Maqedoni

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mbrëmë nuk e miratoi mocionin e mosbesimit të Qeverisë së vendit me iniciativë të opozitës dhe Lëvizjes Besa, e cila e braktisi shumicën parlamentare dhe që nxiti shumë reagime në vend e në rajon.

Shumica e pretenduar opozitare u cilësua si anti NATO, anti- SHBA, anti-Amerikë, por edhe kundër njohjes së Republikës së Kosovës dhe Marrëveshjes së Ohrit për arsye të programit të partisë ekstremiste “Levica” (E majta), dy deputetët e së cilës ishin vendimtar për të arritur numrin 61 nga gjithsej 120 deputet sa ka Kuvendi në Shkup.

Pjesë e skuadrës së pushkatimit të perspektivës europiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut ishin VMRO-DPMNE, BESA, LEVICA, ALEANCA dhe ALTERNATIVA.

Deputetët e këtyre partive mbrëmë tentuan që të vënë në rrezik rënien e qeverisë dhe nxitjen e zgjedhjeve të parakohshme me ç’rast rrezikuan edhe hapjen e bisedimeve me Bashkimin Europian në dhjetor të këtij viti.

Përmbysja e shumicës progresive, e pastaj reformimi i qeverisë ishte po aq i rrezikshëm sa edhe shkuarja në zgjedhje sepse po humbej shansi i dhjetorit për çelje të bisedimeve me Bashkimin Europian.



Kryeministri i Holandës z. Mark Rutte, presidenti i Francës z. Emmanuel Macron, kancelarja gjermane znj. Angela Merkel dhanë sinjale të qarta se Maqedonisë së Veriut i duhet stabilitet, qeveri e përkushtuar drejt perëndimit, pushtet i interesuar që të forcojë marrëdhëniet me NATO-në dhe para së gjithash të mbaj kursin drejt perëndimit, përkatësisht të vazhdoj përpjekjet për respektimin e Marrëveshjes së Prespës, marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe vazhdimin e reformave në vend, gjëra këto elementare për të hapur bisedimet me BE-në këtë 15 dhjetor.

LEXO EDHE:  Foto/ Përplaset eskorta e Edi Ramës

LEXO EDHE:  Tjetër aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin

Shumica e re “regresive” e cila dështoi mbrëmë në mungesë të numrave të deputetëve në Kuvend e paralajmëruar me pompozitet nga VMRO-DPMNE dhe Levica e përkrahur “symbyllur” edhe nga Aleanca, Alternativa dhe Besa, në rast të suksesit do të dëmtonte edhe rrugën europiane të Republikës së Shqipërisë sepse Tirana është në një pako të nisjes së negociatave me Bashkimin Europian bashkë me Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë se shumica e paralajmëruar nga Hristijan Mickoski i VMRO-së dhe Dimitar Apasievi i Levicës dhe e përkrahur nga Ziadin Sela i Aleancës, Afrim Gashi i Alternativës dhe Bilall Kasami i Besës në rast të votimit mbrëmë në Kuvend rrezikonte edhe rihapte konteste me Greqinë fqinje nëpërmjet të cenimit të Marrëveshjes së Prespës të arritur me shumë mund dhe sakrifica nga ana e qeverisë Zaev-Ahmeti dhe mos respektim të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Partitë kryesore të “shumicës regresive”, VMRO-DPMNE dhe Levica në opinionin vendas por edhe për atë ndërkombëtar janë të njohura mirë për qëndrimet e tyre kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe krijimit të tensioneve midis shqiptarëve dhe maqedonasve e me këtë prishjes së stabilitetit të vendit dhe largimit të tij nga synimi kryesor hapja sa më parë e bisedimeve me Bashkimin Europian dhe njëkohësisht zbatimin e të gjitha reformave tashmë të nisura në të mirë të të gjithë qytetarëve pa dallim të etnisë.

Një nga pikat shtyllë të programit të Levicës është edhe ç’njohja e Republikës së Kosovës dhe anulimi i amnistisë për UÇK-në./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata e COVID-19 në Kosovë/ Ja sa raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

Përhapja e variantit Delta/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar me Covid sot në Kosovë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6 raste të reja të prekur nga COVID-19, dhe asnjë viktimë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

11 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.264 doza të vaksinës kundër COVID-19.

LEXO EDHE:  Ripërsëritet historia/ Zbulohet detaji i trishtë i familjes kosovare

LEXO EDHE:  Kamëz/ Makina përplaset me motorin, dy të plagosur

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës.



Deri më sot 746.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.427 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.504.

Në total numri i rasteve aktive është 429.

 

LEXO TE PLOTE