LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tifozët e Juventusit "flirtojnë" me Donarumën, gati rikthimi në Itali

11 Tetor 2021, 07:10, Sport CNA
Tifozët e Juventusit "flirtojnë" me Donarumën, gati

I qetë, me shiritin e kapitenit dhe i përshëndetur me duartrokitje. Pasditja në stadiumin ?Allianz? në Torino për Xhanluixhi Donarumën ishte diçka tjetër në krahasim me ndeshjen e kaluar në ?San Siro? nën rrebeshin e vërshëllimave nga publiku milanez.

Me të hyrë në fushë për nxehjen e ndeshjes mes Italisë dhe Belgjikës, portierit të kombëtares italiane dhe të PSG-së i?u rezervua një pritje e ngrohtë. Me shiritin e kapitenit në krah, i kushtëzuar për të qenë lojtari me më shumë paraqitje në fushë, Donaruma i?u përgjigj me një buzëqeshje dhe një duartrokitje tjetër për publikun.

Një flirtim për një të ardhme te Juventusi? Është shumë herët për ta thënë, edhe pse hipoteza është gjithmonë në prapavijë. Me Ronaldon, duartrokitjet funksionuan në një kontekst tjetër, kush e di se si janë për ish-portierin e Milanit.

Lajmet e fundit nga