Connect with Us

Thanë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësi/ Banori i “Big Brother” shtrihet në prehërin e Beniadës

Showbizz

Thanë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësi/ Banori i “Big Brother” shtrihet në prehërin e Beniadës

Publikuar

-

/
cna lajm show

Gjatë spektaklit të kalur të “Big Brother”, Arbana Osmani ka bërë një “përballje” mes Beniadës dhe Arditit, kjo sepse edhe nga publiku u vu re një afrimitet mes tyre.

Si Beniada ashtu edhe Arditi pohuan se mes tyre ka vetëm një miqësi dhe asgjë më shumë, duke mohuar faktin se mes tyre mund të ketë diçka.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show Ardit Çuni :: Biografia

Pavarësisht kësaj ata shihen gjithmonë e më shumë afër njeri-tjetrit dhe si duket ju pëlqen të kalojnë shumë kohë bashkë.

LEXO EDHE:  “Kur ndan shtratin ndan dhe gjëra të tjera”/ Mos vallë po lind dashuria mes dy banorëve të Big Brother?

Së fundmi kamera ka kapur Arditin i cili duket shtrirë tëk Beniada madje i këndon edhe një këngë.

Siç e thamë edhe më lart ata mohuan faktin se mes tyre ka diçka më shumë, por ekziston mundësia që në të ardhmen të lindin ndjenja./CNA.al

cna lajm show

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Showbizz

Gjuha e urrjetjes në rrjetet sociale/ Olta Boka: Televizioni nuk pyet kë përdor për të arritur qëllimet e veta

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja Olta Boka ka reaguar pas komenteve negative dhe gjuhës së urrjejes që po përdoret në rrjetet sociale ndaj Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, këngëtarja jep mesazhin e fortë për publikun, i cili përfshihet më shumë në ngjarje se vetë protagonistët.

Sipas Bokës televizioni nuk pyet se kë përdor për të arritur qëllimet e veta dhe se të vërtetën e dinë vetëm protagonistët, ndaj nuk duhet të gjykojmë.

Reflektim për publikun, i cili përfshihet në ngjarje më shumë se vetë protagonistët. E njoh ekranin që në vegjëli dhe më mjaftojnë aq eksperienca për të thënë që media e çon rrjedhën e ujit aty ku i leverdis! Nuk ka mëshirë, as për protagonistët e as për publikun. Madje për këtë të fundit sa më shumë drama, telenovela të krijojë aq më mirë.



Televizioni nuk pyet se kë përdor për të arritur qëllimet e veta( shikueshmëria), përsa kohë individi i cili përdoret ka pranuar të bëhet pjesë e skemës. Skemë të cilën protagonistët e kuptojnë shumë vonë.

Televizioni të ngre, të ul, një ditë mbret, një ditë legen. Ajo që dua t’i kujtoni vetes , është të numëroni arsyet pse keni mbështetur dikë, të cilin sot e hodhët poshtë për shkak të një veprimi që mund të jetë ampolifikuar me qëllim për të arritur në këtë përfundim. Edhe nëse keni të drejtë mos veproni dhe ju njësoj si ai që po gjykoni! Ju po tradhtoni zgjedhjen tuaj të cilën në fillim e mbështetët në baza të forta arsyetimi.

Jepini më shumë besim zgjedhjes tuaj se ndryshe ktheheni në objekt manipulimi dhe humbni vetëdijen gjatë procesit. E gjithë diferenca është tek vëmendja që keni ndaj detajeve. Detaje që kur lidhen me njëra-tjetrin japin përgjigje logjike, por jo të sigurtën, sepse në fund të fundit të vërtetën e dinë vetëm protagonistët!”, ka shkrur ajo në status./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Big Mama banorja më e re e Big Brother Vip/ Fifi paralajmëron Arbana Osmanin

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e kaluar pjesë e Big Brother Vip janë bërë edhe personazhe të tjerë të njohur.Njëra prej tyre është këngëtarja Big Mama, ndërsa tjetri është sportisti Claudio Nika.

Hyrjen e Big Mamës në realityshow e ka mbështetur këngëtarja Filloreta Raçi, e cila dy javë më parë vendosi të largohej nga shtëpia.



Në një postim, Fifi ka kërkuar nga Big Mama t’i hallakatë të gjithë banorët ndërsa ka paralajmëruar Arbana Osmanin duke shkruar në një postim:” Asgjë s’kam qenë unë, çfarë është kjo”.

LEXO EDHE:  “Me shkop në dorë”/ Fifi dhe Monika inskenojnë sherrin që trembi banorët

LEXO EDHE:  “Me shkop në dorë”/ Fifi dhe Monika inskenojnë sherrin që trembi banorët

Kujtojmë se Fifi është komentuar shumë në rrjetet sociale për qëndrimin e saj në Big Brothter ku ka patur shpesh herë një gjendje shumë të rënduar emocionale, e cila u bë shkak që ajo të largohej nga programi në gjysmë të lojës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Marrëdhënia e tyre ndryshoi pas daljes nga Big Brother Vip/ Si reagon Graniti kur dëgjon këngën e Fifit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Granit Cana dhe Filloreta Raçi janë dy prej personazheve më të përfolura të shoëbizit për shkak të marrëdhënies që patën brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Pas daljes nga realityshoë, Fifi dhe Graniti duket se nuk ruajnë të njëjtin raport miqësor me njëri-tjetrin.

Edhe pse dyshja ndiqen në rrjetet sociale, nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit apo të publikojnë  foto së bashku.

Por si reagon Graniti kur dëgjon këngën e Fifit në ambientet që frekuenton? Së fundi ai ka publikuar një video ku në sfond dëgjohet kënga “Psikopatja jote” e Filloretës dhe Mc Kreshës.

LEXO EDHE:  “Kur ndan shtratin ndan dhe gjëra të tjera”/ Mos vallë po lind dashuria mes dy banorëve të Big Brother?

LEXO EDHE:  “Me shkop në dorë”/ Fifi dhe Monika inskenojnë sherrin që trembi banorët



Duket se pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur mes tyre, Graniti vazhdon të jetë një nga mbështetësit e saj, ashtu siç e ka pranuar edhe vetë në daljet e tij publike.

Për më tepër shihni videon e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE