LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkimi i Bashës/ Paralajmëron Nishani: Dhjetori do ta gjejë PD-në me ndryshime të mëdha

11 Tetor 2021, 20:58, Politikë CNA
Shkarkimi i Bashës/ Paralajmëron Nishani: Dhjetori do ta gjejë

Ish-presidenti Bujar Nishani, teksa ka komentuar situatën brenda partisë, ku shprehu sigurinë se me mbledhjen e Kuvendit të Partisë Demokratike mund të shkohet edhe për shkarkimin e Lulzim Bashës.

I ftuar në ?Real Story? Nishani theksoi se përvjetori i themelimit në dhjetor do ta gjejë PD-në me ndryshime të mëdha.

?Berisha përfaqëson sot mazhorancën e PD. Unë kam besim se gjërat do të shkojnë siç duhet të kishin shkuar. Ne kemi shkuar tek Kuvendi Kombëtar nuk kemi ngelur tek Këshilli. Kuvendi ka të drejtë të shkrijë partinë dhe rithemelimin e saj. Por unë mendoj se përderisa ka një mazhorancë shumë të fortë brenda kësaj mund të bëhen ndryshime në status. Mund të shkohet edhe në një referendum për çështje të tjera, edhe për shkarkimin e Lulzim Bashës. Përvjetori i themelimit të PD do ta gjejë atë me një ndryshim të madh.  Është momenti i një bashkimi i madh. Dua të sjell një emocion që ndodh tek njerëzit. Kundërshtari politik margjinalizohet. Demokratët janë pushuar nga puna, nuk u hapen dyert. Pra demokratët duhet të vijnë në pushtet, për interesat  e kujtdo. Sistemi politik është në krizë dhe me veprimin e fundit të zotit Basha është edhe në krizë identiteti./CNA.al

Lajmet e fundit nga