Connect with Us

Shiten 22 mijë bileta për ndeshjen me Poloninë, zbulohet shifra që ka përfituar FSHF

Kombëtare

Shiten 22 mijë bileta për ndeshjen me Poloninë, zbulohet shifra që ka përfituar FSHF

Publikuar

-

Rikthehen stadiumet e tejmbushura për një ndeshje të Kombëtares. Shqipëri-Poloni, që do të luhet nesër në orën 20:45 në “Air Albania”, do të ketë plot 22 mijë tifozë të pranishëm. Biletat e hedhura në treg për këtë takim janë shitur të gjitha dhe kjo është konfirmuar zyrtarisht edhe nga FSHF.

Vetë presidenti Armand Duka, i pyetur në lidhje me këtë interesim të jashtëzakonshëm, konfirmoi se është marrë leje nga qeveria sa i përket kapacitetit, në një kohë që Ministria e Shëndetësisë lejonte vetëm 30%. “Biletat janë shitur 100%, por në raste të tilla janë pak edhe 220 mijë vende.

Këto janë mundësitë e Shqipërisë dhe pa dyshim që do të detyrohen të bëhen stadiume më të mëdha me këtë brez që po vjen. Na është dhënë leja për të pasur stadiumin plot”, është shprehur Duka pas ndeshjes në Hungari.

Ndërkohë,“Panorama Sport” në një vëzhgim të bërë për biletat, duke iu referuar çmimeve zyrtare që FSHF i ka shitur për të gjitha tribunat në “Air Albania”, rezulton se do të ketë një fitim rekord.

Në llogaritjet totale për rreth 22 mijë bileta të shitura, institucioni i futbollit do të arkëtojë të paktën 500 milionë lekë të vjetër. Që prej marsit të vitit 2020 stadiumet kanë qenë të mbyllura dhe më pas janë hapur me një kapacitet deri në 30%, duke ndikuar direkt në uljen e të ardhurave të klubeve dhe vetë FSHF-së për ndeshjet e Kombëtares.

Tashmë që institucioni i futbollit ka marrë një leje speciale nga autoritetet shtetërore, tifozët do të jenë si lojtari i 12-të në ShqipëriPoloni. Për herë të fundit që “Air Albania” ka qenë i tejmbushur, është luajtur Shqipëri-Francë në fundin e vitit 2019 dhe më pas derbi Tirana-Partizani, ku pati gjithashtu mbi 20 mijë tifozë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Reja tregon të vërtetën: Xhaka po tallet me kombëtaren shqiptare, njerëzit duhet ta dinë

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Shqipërisë, Reja, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjeve me Anglinë dhe Andorrën. Tekniku italian ka komentuar gjithashtu edhe rastin Taulant Xhaka. Ky i fundit nuk do të ftohet më në Kombëtare pas refuzimeve të njëpasnjëshme për të përfaqësuar kombin e tij. Reja “i ka vendosur kapakun” kësaj çështje, duke treguar të gjithë të vërtetën.



“Xhaka nuk është i sinqertë, po gënjen dhe tallet me ne. Na ka refuzuar shumë herë. Ky rast ndryshon nga Balliu. Balliu ka dëshirë që t’i bashkohet Shqipërisë, por ka pasur probleme shëndetësore. E ndien shumë fanellën, ndërsa kjo nuk ndodh me Xhakën. Nuk është sjelle mirë me ne, e ka braktisur Kombëtaren, njerëzit duhet ta dinë”, tha Reja.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Konferenca për shtyp, trajneri Reja: Ja pse mungojnë Manaj dhe Balliu

Publikuar

-

Nga

Në konferencën e parë për shtyp para dy ndeshjeve të radhës ndaj Anglisë dhe Andorrës që janë edhe dy takimet e fundit pë kuqezinjtë në kualifikueset e Botërorit Katar 2022, trajneri i Shqipërisë Edoardo Reja zbuloi prapaskenat se përse ka lënë jashtë sulmuesin Rey Manaj dhe mbrojtësin Ivan Balliu, ndërsa komentoi edhe mungesat e Gjimshtit dhe Balliut.



“Pse mungojnë Balliu dhe Manaj, Sulmuesi mungon për faktin që nuk i pasoi Uzunit në ndeshjen me Poloninë? “Jo absolutisht, kam folur me Manaj se ka pasur disa probleme. Ka qenë me grip, ka luajtur edhe pak ndeshje. Më ka thënë se nuk është në gjendjen më të mirë, e kemi vendosur bashkarisht. Kam folur edhe me Balliun dy herë dhe ka pasur një problem me pubalgjinë dhe nuk ka arritur të rikuperojë, pavarësisht se ka luajtur me klubin. Do t’i nënshtrohet sërish testeve të tjera. Kisha dëshira ta shihja, më vjen keq sepse në ndeshjen e fundit ka pasur COVID. Ka shumë mungesa që na kondicionojnë dhe janë lojtarë të rëndësishëm si Abrashi, Gjimshiti” theksoi Edoardo Reja.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Manaj, Gjimshiti dhe Balliu jashtë/ Zbulohen prapaskenat në kombëtaren shqiptare

Publikuar

-

Nga

Në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Edi Reja për dy ndeshjet e radhës ndaj Anglisë dhe Andorrës mungojnë emra si Berat Gjimshiti, Ivan Balliu dhe Rei Manaj. Dy mbrojtësit kanë bërë një kompromis me trajnerin italian për të mos ardhur, ndërsa për Rei Manajn ky mosgrumbullim është për shkak të formës së dobët që sulmuesi po kalon te Specia.

Gjimshiti dhe Balliu nuk janë lënë jashtë për arsye të ndonjë dëmtimi të pësuar, pasi lojtari i Atalantës u aktivizua në pjesën e dytë, në ndeshjen e Champions-it ndaj Man.Junajtidit, ndërsa Ivan Balliu të shtunën ishte në fushë për 90 minuta me ekipin e tij kundër Realit të Madridit. Mësohet se ata nuk janë grumbulluar pasi kanë zhvilluar një bisedë me trajnerin Reja dhe kanë rënë në kompromis që të mos jenë pjesë e Kombëtares për këto dy ndeshje.



Duke qenë se ndeshja ndaj Anglisë nuk ka ndonjë pritshmëri të madhe, Gjimshiti i ka kërkuar italianit që të presë sa të rikuperohet plotësisht, ndërsa nga ana tjetër, Ivan Balliu ia ka bërë të qartë Rejës përpara ndeshjes Real Madrid-Vajekano se ka një problem me rrëzët e kofshëve dhe këtë takim do ta luante me një injeksion, duke sakrifikuar edhe për faktin se luanin ndaj një skuadre si Reali. Mbrojtësi nuk ka dashur të rrezikojë duke u përfshirë në ndeshjet e Kombëtares dhe për këtë ka gjetur gjuhën e përbashkët me Rejën.

REI MANAJ – Sulmuesi është lënë jashtë nga Reja për dy ndeshjet e nëntorit. Kjo, për shkak edhe të formës jo të mirë që po kalon te Specia, ku minutat për të kanë qenë të pakta dhe për sa i përket marrëdhënies me golin, sulmuesi nuk është zhbllokuar akoma. Por jo vetëm kjo, Reja ka pasur edhe një lloj pakënaqësie, për shkak edhe të egoizmit të tepruar, gjë që e dëmton ndonjëherë Rei Manajn. Ai ka marrë një “mesazh” nga italiani duke lënë të kuptohet se nuk është i paprekshëm dhe në momentin që nuk po kalon një situatë të mirë, kontributi në Kombëtare nuk është i nevojshëm./ Panorama Sport

LEXO TE PLOTE