Connect with Us

Rritja rekord e çmimit të gazit/ Rusia fajëson BE

Bota

Rritja rekord e çmimit të gazit/ Rusia fajëson BE

Publikuar

-

cna lajme bote

Shpërthimet e çmimeve të gazit në tregjet ndërkombëtare kanë shkaktuar kritika të ashpra të BE kundër Rusisë. Ky vend bëhet përgjegjës për rekorde të reja të çmimit të gazit. BE akuzon, se Rusia po e manipulon çmimin e gazit në tregje. Kreu i importuesit më të madh të gazit në Gjermani, Uniper, Klaus-Dieter Maubach bën fjalë për “nivele historikisht të larta” për gazin. Edhe tek konsumatorët europianë është rritur shqetësimi, nëse do të mund të paguajnë faturat e energjisë.

Diplomati gjerman dhe ambasador i BE në Moskë, Markus Ederer tha për gazetën moskovite, RBK, se në këtë situatë edhe Rusia do të dëmtohet. Imazhi i saj si furnizuese e besueshme mund të dëmtohet, nëse krijohet përshtypja, se ky vend nuk do ose nuk mundet të reagojë në rast të nevojave.

 Putin: Fajin e ka BE

Por presidenti Putin nuk e shikon fajin për gjendjen aktuale tek Rusia, por tek tregjet ndërkombëtare dhe politika e gabuar energjitike e BE. Megjithë paralajmërimin e Rusisë, BE ka hequr dorë nga marrëveshjet afatgjata dhe ka shkuar në tregjet energjitike në bursë, ka thënë Putin, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa. Presidentin rus e pranon, se duhet vepruar me shpejtësi.

 

“Europa mavijoset pa gazin rus”, shkruan gazeta moskovite “Nevasimaja Gazeta”, kurse media të tjera ruse e ngrenë lart Putinin si shpëtimtarin e mundshëm para “panikut në tregjet e gazit”. Gazprom mund të ndihmojë, nëse për të nuk bëhet shumë e shtrenjtë, është shprehur Putin, sipas agjencisë së lajmeve dpa. Rusia është e hapur për oferta nga blerës të mëdhenj të BE. Kalimi i gazit tranzit përmes Ukrainës mund të rritej, por për Gazprom kjo do të thotë kosto më të larta.

Agjencia gjermane e lajmeve, dpa e komenton këtë si mënyra e Putinit për të thënë, se gazsjellësi, Nordstream2 që sjell gaz të lirë është gati për këtë. Por mungon vetëm leja e vënies  në punë nga autoritetet gjermane. Kremlini gjithmonë kujton, se vënia e shpejtë në punë e këtij gazsjellësi do të lehtësonte gjendjen e çmimit të gazit në tregje.

LEXO EDHE:  Paketa Anti-shpifje/ Lega: Do të rrezikohen negociatat me BE

Gjendja e tregjeve të gazit ishte temë edhe në Forumin Ndërkombëtar të Gazit në Shën Peterburg të premten. Akuzat nga BE se Rusia manipulon çmimin e gazit, “për të mbushur më shpejt gazsjellësin Nordstream2për Rainer Seele, president i Dhomës së Tregtisë së Jashtme Ruso-Gjermane, AHK janë “pa baza dhe absurde”. Që Gazprom e ofron sasinë për të cilën është rënë në ujdi, e pranoi edhe kancelarja Merkel këtë javë.

cna lajme bote

Opsionet e BE

Seele, i cili ka drejtuar për një kohë të gjatë koncernet energjitike, Wintershall Dea dhe OMV, dy nga 5 koncernet që financuan NordStream2, është shprehur, se “kush do gaz me çmimi të arsyeshëm në shtëpitë gjermane dhe europiane, duhet të ndjekë kursin e bashkëpunimit dhe jo të konfrontimit me Moskën.” Seele kritikon që BE është fokusuar shumë “tek loja e lirë e ofertës dhe kërkesës”. Që nga fillimi i vitit, çmimi i gazit është 10-fishuar në tregjet botërore. Gjermania ka nevojë për 87 miliardë kubik gaz në vit, 55% e tij vjen nga Rusia.

Komisioni Europian pritet që këtë javë të ofrojë plane veprimi. E mundur është që vendet e BE të bashkohen e të blejnë së bashku, ose të paktën të krijojnë rezerva të përbashkëta. Por vendimet e para strategjike pritet të merren në samitin e rregullt të BE. Ekspertët si komisionerja e BE për energjinë, Kadri Simson presin që çmimet e gazit të bien hap pas hapi nga pranvera e vitit të ardhshëm.

cna lajme bote

Për situatën aktuale shikohet si përgjegjëse edheuria energjitike në botë pas krizës së Coronës. Kësaj i shtohet ulja e rezervave të gazit pas një dimri të ftohtë, furnizime të reduktuara me gaz për shkak të punimeve në gazsjellës dhe ulja e prodhimit të gazit në Europë./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Djali i Gaddafit kandidon për president

Publikuar

-

Nga

Djali i diktatorit të ndjerë libian, Moammar Gaddafi, njoftoi të dielën (14 nëntor) se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vendit muajin e ardhshëm, tha agjencia zgjedhore e Libisë.

Seif al-Islam Gaddafi dorëzoi dokumentet e tij të kandidaturës në qytetin jugor Sabah.

Në vitin 2011, djali i Gaddafi, u kap nga luftëtarët, pasi një kryengritje popullore e rrëzoi babanë e tij nga pushteti pas më shumë se 40 vjetësh. Më vonë, Moammar Gaddafi u vra derisa po zhvilloheshin luftime që u kthyen në një luftë civile.

Seif al-Islam Gaddafi u lirua në qershor të vitit 2017 pas më shumë se pesë vitesh paraburgim. Atëbotë ai i tha gazetës amerikane New York Times se po shqyrtonte mundësinë e kandidimit për president.

Gjatë dorëzimit të kandidaturës së tij, Seif al-Islam Gaddafi tha se “Zoti do të vendosë se cila është rruga e duhur për të ardhmen e vendit”.

Ai kishte veshur një mantel tradicional libian, çallmë dhe syze.



LEXO EDHE:  Paketa Anti-shpifje/ Lega: Do të rrezikohen negociatat me BE

LEXO EDHE:  Procesi i vaksinimit/ Soreca: Së bashku do ta kalojmë pandeminë

Libia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 24 dhjetor, pas disa vitesh përpjekjesh të udhëhequra nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për të siguruar një të ardhme më demokratike dhe për t’i dhënë fund luftës.

OKB-ja kërkon tërheqjen e menjëhershme të luftëtarëve të huaj nga Libia

Votimi i shumëpritur ende përballet me sfida përfshirë përçarjen e thellë që mbetet midis lindjes dhe perëndimit të vendit, të ndarë prej vitesh nga lufta, dhe prania e mijëra luftëtarëve dhe trupave të huaja.

Diktatori Gaddafi kishte tetë fëmijë, shumica e të cilëve luajtën role të rëndësishme në regjimin e tij.

Djali i tij Muatassim u vra në të njëjtën kohë kur Gaddafi u kap dhe u vra.

Dy djem të tjerë, Seif al-Arab Gaddafi dhe Khamis Gaddafi, u vranë më herët gjatë kryengritjes.

Një djalë tjetër, al-Saadi Gaddafi, u lirua në shtator pas më shumë se shtatë vitesh burgim në kryeqytetin e Tripolit pas ekstradimit të tij nga Nigeri fqinj./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid 19 në Kosovë/ Regjistrohen 14 raste pozitive, asnjë humbje jete

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se, gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 14 raste të reja të të infektuarve me Covid 19 dhe nuk ka asnjë humbje jete.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se janë kryer  1.823 testime.



LEXO EDHE:  BE merr vendimin për kufijtë/ Çfarë do të ndodhë me vendet e Ballkanit pas 1 korrikut

Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë, janë regjistruar 170,000 raste me koronavirus dhe 2980 prej tyre kanë humbur jetën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Polonia thirrje NATO-s për hapa konkretë mbi çështjen e emigrantëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

NATO duhet të ndërmarrë “hapa konkretë” për të zgjidhur krizën e emigrantëve në kufirin me Bjellorusinë, citohet të ketë thënë të dielën kryeministri polak, duke shtuar se Polonia, Lituania dhe Letonia mund të kërkojnë konsultime bazuar në nenin 4 të traktatit të aleancës.

Sipas nenit 4, çdo vend vend aleat mund të kërkojë konsultime sa herë që sipas mendimit të secilit prej vendeve anëtare, kërcënohet integriteti i tyre territorial, pavarësia politike apo siguria e vendit.

Ne jemi duke diskutuar me Letoninë, dhe veçanërisht me Lituaninë, nëse do të aktivizojmë nenin 4 të traktatit të NATO-s“, tha i Mateusz Morawiecki agjencisë shtetërore polake të lajmeve PAP.

Nuk mjafton vetëm që ne të shprehim publikisht shqetësimin tonë, aktualisht nevojiten hapa konkretë dhe përkushtim i të gjithë aleancës”, shtoi ai.

Mijëra emigrantë kanë udhëtuar drejt Bjellorusisë me shpresën për të kaluar në Bashkimin Evropian, por ata janë bllokuar në kufi nën një mot të shoqëruar me temperatura tejet të ulta.

LEXO EDHE:  Zbardhet çfarë bisedoi Basha me eurokomisionerin Hahn

LEXO EDHE:  Çmimi i naftës ulet me 5-10 lekë/liter/ Tregtimi me pakicë i karburanteve bie 85%



BE-ja akuzon Minskun se ka orkestruar krizën me synimin për të ushtruar trysni mbi bllokun, lidhur me sanksionet e vendosura ndaj këtij vendi, një gjë që Bjellorusia e ka hedhur poshtë vazhdimisht. Disa vende në rajon kanë paralajmëruar se situata mund të përshkallëzohet në një konflikt ushtarak.

Presidenti rus Vladimir Putin, mbështetësi kryesor i udhëheqësit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, tha se Rusia është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e krizës, njoftoi agjencia e lajmeve RIA të dielën, duke cituar një intervistë të tij, të dhënë për një kanal televiziv shtetëror.

Zoti Morawiecki i tha agjencisë PAP se udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë sanksione të mëtejshme kundër Bjellorusisë. “Ne sigurisht do të diskutojmë sanksione të mëtejshme, duke përfshirë mbylljen e plotë të kufirit”, citohet të ketë thënë ai.

Ai tha gjithashtu se BE-ja duhet të financojë ndërtimin e një muri kufitar./VOA

LEXO TE PLOTE