Connect with Us

Reja: Po ta dija se bën gol, do aktivizoja Brojën vetëm në 3 minutat e fundit

Kombëtare

Reja: Po ta dija se bën gol, do aktivizoja Brojën vetëm në 3 minutat e fundit

Publikuar

-

/

Trajneri i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Edi Reja, është shfaqur sot në konferencë për shtyp para mediave, duke treguar situatën e ekipit para ndeshjes vendimtare me Poloninë. Tekniku i kuqezinjve theksoi se Shqipëria ishte me meritë në këtë pikë dhe do të tentonte deri në fund shanset e saj.

“Mbërritëm në këtë pikë dhe ideja si gjithmonë në çdo ndeshje, është të luajmë duke u munduar të imponojmë lojën. Tani fazën ofensive e nisim para, se duam që sulmuesit të jenë mbrojtësit tanë të patë. Futbolli ynë është i bërë nga presingu për 90 minuta, kemi bërë kështu dhe kanë ardhur rezultate. Skuadra ka ADN e saj dhe mënyrën e saj të lojës. Pastaj Polonia ka lojtarë të rëndësishëm, flitet për Levandovskin por nuk është vetëm ai, është një skuadër me futbollistë të mëdhenj që luajnë në nivel të lartë. Ne jemi skuadër e vërtetë, jemi bërë skuadër e vërtetë. Është një grup i madh, kanë luajtur 24-25 lojtarë me prani, kemi bërë gjithmonë mirë, edhe kur mungonin lojtarë të rëndësishëm. Nesër nuk duhet të gabojmë asgjë, që te goditjet e dënimit, por në të gjithë situatat duhet të kemi përqendrim shumë të lartë. Nuk ka asnjë lehtësi në futboll.

Jemi rritur shumë, kemi punuar për këtë, për të arritur objektiva të rëndësishëm. Djemtë kanë punuar shumë e mirë, kanë besuar te puna. Ndaj tani kemi mbërritur këtu, kemi dashur të jemi në konkurrim me të gjithë deri në fund, që të luanim deri në fund shanset dhe kështu është. Kjo është meritë e djemve se kanë bërë gjëra të rëndësishme. Edhe unë e dija që ishte një grup i vështirë se në Hungari kishte treguar gjëra të rëndësishme, Polonia ka lojtarë të rëndësishëm, nëse jemi këtu, është me meritë, kjo është e rëndësishme se për të arritur në këtë pikë kemi bërë rezultate. Kjo skuadër mund të bëjë gjithçka, edhe mund të humbasim, por kemi mundësi të përballemi me këdo. Edhe unë kur u hodh shorti thashë “jo”, por ja ku jemi, mund t’ia dalim dhe nuk është rastësi.

Unë them vetëm diçka, nëse ka diçka që të lë pa gjumë, është frika që nuk ia del. Ne nuk duhet të kemi frikë, duhet të jemi vetvetja, sigurisht që ka përgjegjësi se luajmë në shtëpi, me një ekip të fortë para, por ne nuk kemi asgjë për të humbur. Mund të arrijmë rezultat. Komponenti fat është i rëndësishëm në eliminatore. Ne në Poloni na eci keq, ishte penalltia dhe episodi që shkoi kundër. Me 3-2 mund të kishin ata probleme se po luanim mirë. Edhe ne kemi bërë gabime, por ka episode në ndeshje. Djemtë të luajnë me qetësi, por të bindur te ajo që bëjnë, duhet të kesh personalitet mbi të gjitha në ndeshje të tilla.

Ne kemi një mënyrë loje që nuk ndryshon, por varet edhe nga skuadra përballë, nëse të lejon të bësh diçka apo jo. Për mua është e rëndësishme të mos vendosësh në mbrojtje, të tentojë të ketë iniciativën. Me Anglinë, bëmë edhe një zgjedhje ofensive e nuk ia dolëm e duhet t’i bësh komplimente. Por nuk mund të rrish gjithmonë të presësh, duhet edhe të propozosh lojë se përndryshe nuk ia del kurrë.

Broja titullar? Unë kam vendosur titullar Brojën në shumë ndeshje, edhe në Kazakistan. Ka luajtur si titullar por nuk ka pasur atë rendiment, se ka një rendiment më të mirë kur lëshojnë skuadrat e tjera, ai arrin të shprehë plotësisht potencialin se ka shpejtësi dhe mbi të gjitha bën gol. Nuk është e lehtë. Ai e ka si karakterisitikë të gjuajë në portë. Por nuk di nëse nga fillimi kur skuadrat janë të gatshëm edhe fizikisht të japin pak, eksperiencat e mëparshme ma kanë dhënë këtë bindje. Nuk e di ende nëse është nga fillimi, se nuk e di si mund të reagojë. E kam menduar opsionin si titullar, por ende është për t’u shqyrtuar. Po ta dija që Broja bën gol, do ta fusja në 3 minuta e fundit, se nuk ka kohë kundërshtari për të reaguar dhe do të zgjidhnim problemet tona.

Jemi këtu dhe do të luajmë shanset deri në fund se e kemi merituar. Do të japim gjithçka. Mendoj se kemi një mundësi edhe pse kemi shumë mungesa të rëndësishme, lojtarë të nivelit të lartë. Por nuk jam ankuar kurrë. Kemi bërë një skuadër e grup që ka dhënë përgjigje, të gjithë kontribuojnë, kush më shumë e kush më pak dhe na kanë zgjidhur jo pak problemet. Pres paraqitje të mirë, shpresoj të luhet mirë dhe të tregojmë faktin që jemi rritur ndeshje pas ndeshje. E kemi treguar edhe me miqësoret duke luajtur mirë. Ndeshja nesër merr një rëndësi të madhe se ka mundësi të na lejojë të shkojmë në playoff dhe duam t’i shkojmë deri në fund. I kemi dhënë një ëndërr shqiptarëve dhe përse të mos besojmë deri në fund,

A mund të luajmë për barazim? Nuk e dimë, ndeshjet luhen, ne luajmë për të fituar. Edhe me Hungarinë në fund nuk është se kërkova barazimin, ndryshuam që të fitonim ndeshjen, pastaj na shkoi mirë. Duhet të kesh bindje, se ndokush bën zëvendësimet të mos pësosh, ndërsa mua më duhen zëvendësimet që të fitoj. Të gjithë djemtë kanë karakteristikat e tyre, detyra ime është që të shfrytëzoj këto karakteristika dhe nëse djemtë besojnë, mund të ecin para, në futboll duhet të mundohesh të fitosh ndeshjet.

Është një ndeshje shumë e rëndësishme, nuk është një finale. Unë nuk kam vendosur për formacionin, ka pasur edhe lojtarë që kanë pasur probleme fizike. Do të bëj vlerësimet e mia, sigurisht të luash çdo tre ditë është shumë e vështirë. Duhet të bëj shumë vlerësime dhe në aspektin karakterial dhe kur isha vetë futbollist doja vetëm të luaja futboll. Kam dyshimet e mia për titullarët. Dua t’i jap sa më shumë informacion futbollistëve për mënyrën sesi do ta trajtojnë ndeshjen. Nuk ka mbaruar, ka edhe ndeshje të tjera.

Plan për Levandovskin? Levandovski nuk markohet. Do të mundohemi që të gjithë lojtarët e mbrojtjes të mos e lejojnë që topat të shkojnë në drejtim të tij. Ne do të presim një Poloni agresive, p[asi e njoh trajnerin Souza. Skuadra polake ka lojtarë shumë kualitativ edhe e kanë fuqinë për ta nisur lojën në sulm. Do të jetë një nivel shumë i lartë ndeshje”, tha Reja para gazetarëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Gola dhe asiste, FSHF-ja krenohet me paraqitjen e lojtarëve kuqezi në Europë

Publikuar

-

Nga

Kjo fundjavë që sapo lamë pas ishte mjaft pozitive për futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatet e huaja në Europë.

Dy nga sulmuesit e Kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni dhe Sokol Cikalleshi kanë qenë sërish protagonistë me gola në skuadrat respektive, teksa ylli i mbrojtjes kuqezi, Berat Gjimshiti ka qenë një nga lojtarët kyçë të Atalantës, që fitoi një ndeshje mjaft të vështirë në Torino ndaj Juventusit. Bajrami dhe Doka kanë qenë gjithashtu futbollistë që kanë dhuruar asiste me skuadrat përkatëse në Itali dhe Kroaci. Një tjetër futbollist shqiptar, ai i Shpresave, Anis Mehmeti ka arritur sërish të gjejë rrugën e rrjetës me Wycombe në League One.

Giacomo Vrioni shënoi dy gola në kampionatin austriak me Tirolin, teksa fillimisht shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa pak minuta para fundit, Vrioni realizoi edhe golin e dytë vetjak. Një paraqitje e shkëlqyer e futbollistit shqiptar në Austri, i cili pas tripletës së shënuar javën e shkuar, tregon se po kalon një formë mjaft të mirë. Sulmuesi kuqezi është vlerësuar me notën 9 nga uebsajti i specializuar për statistika “SofaScore”.

Një paraqitje të mrekullueshme ka dhënë në Itali edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. Shtylla e mbrojtjes kuqezi që aktivizohet me Atalantën ka qenë lojtari i asistit në golin e vetëm të shënuar nga zikaltërit në sfidën kundër Juventusit. Sipas uebsajtit të specializuar për statistika, “SofaScore”, Gjimshiti ka marrë notën 7.6 në këtë ndeshje, futbollisti i dytë më i mirë i skuadrës bergameske në këtë ndeshje.



E shtuna ka qenë mjaft pozitive edhe për Albi Dokën në kampionatin kroat, teksa futbollisti shqiptar ka dhënë një asist për autorin e golit, Lovriç. Një harkim perfekt i Dokës, me Lovriç që gjendet në zonë dhe e kthen në gol. Ashtu sikurse Gjimshiti, edhe Albi Doka është vlerësuar si lojtari i dytë më i mirë i skuadrës ku ai aktivizohet, Gorica në Kroaci, teksa SofaScore i ka dhënë notën 8.

Nedim Bajrami ka shënuar gjithashtu emrin e tij tek lista e “lojtarit-asist” në skuadrat përkatëse. Empoli ka fituar 2-1 në shtëpi në sfidën kundër Fiorentinës, teksa Bajrami asistoi në golin që i dha fitoren Empolit. Mesfushori kuqezi vinte nga stoli teksa u fut në fushë në minutën e 58-të, ndërsa sipas Sofascore, ai meritoi notën 7.3 për minutat e luajtura, një vlerësim mjaft i mirë për Nedim Bajramin.

Ndërkaq, lajme të mira vijnë edhe nga kampi kuqezi i Shpresave. Anis Mehmeti ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me Wycombe në kampionatin anglez. Mehmeti realizoi golin e avantazhit në minutën e 23-të, teksa ndeshja ndaj Sheffield Wednesday u mbyll me shifrat 2-2. Anis Mehmeti duket se po kalon një formë të shkëlqyer me klubin e tij, teksa pak ditë më parë shënoi edhe dy gola me klubin e tij në Angli.

Këtë të diel ka qenë radha e Sokol Cikalleshit të shkruante emrin e tij në radhët e kuqezinjve që patën paraqitje të mira me skuadrat e tyre. Bomberi kuqezi realizoi një super gol për Koniasporin në kampionatin turk, teksa nga brenda zonës gjuajti topin me të majtën e tij, duke barazuar rezultatin përkohësisht. Goli i Cikalleshit nuk vlejti për Koniasporin që u mund me shifrat 3-2. Edhe Sokol Cikalleshi, ashtu sikurse pjesa tjetër e kuqezinjve, është vlerësuar nga Sofascore si një nga futbollistët më të mirë në fushë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Mesfushori i Shpresave shkëlqen në Angli, dy gola dhe një asist për konfirmimin

Publikuar

-

Nga

Mesfushori i Shpresave, Anis Mehmeti është bërë protagonist absolut mbrëmjen e djeshme duke shënuar dy herë dhe duke dhuruar një asist në fitoren 0-3 të Wycombe ndaj rivalëve të Plejmuthit.

22-vjeçari u hodh në fushë si titullar por shpërtheu vetëm në pjesën e dytë. Fillimisht, Mehmeti asistoi tek goli i shënuar nga Vokes në minutën e 62-të, ndërsa gjeti rrjetën dy herë në fundin e takimit, ekzaktësisht në minutën e 84-ët dhe 90-të.

Ky është sezoni i dytë për mesfushorin shqiptar me fanellën e Wycombes, teksa vitin e kaluar shënoi 3 gola dhe dha një asist në 29 ndeshje me fanellën e klubit anglez.

Paraqitja e fundit e Anis Mehmetit me fanellën e Shpresave është në datën 6 shtator të këtij viti në sfidën me Çekinë, ku kuqezinjtë u shkërmoqën me rezultatin 4-0.



 

 

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Është konsumuar bari i fushës, merret vendimi i papritur për “Air Albania”

Publikuar

-

Nga

Skuadrat e kryeqytetit do të duhet të privohen sërish nga të luajturit në impiantin më modern në vend, “Air Albania”. Gjatë ditëve të fundit në këtë stadium janë zhvilluar shumë ndeshje, duke përfshirë Superioren e Kombëtaren dhe përgjegjësit për mirëmbajtjen e fushës kanë kërkuar patjetër që në terrenin e blertë të mos luhet për një javë.

Ndeshja e fundit që do të zhvillohet, përpara se fusha të nisë rehabilitimin, do të jetë ajo e Kombëtares së femrave ndaj rivaleve nga Norvegjia, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës. Më pas, deri më datë 2 dhjetor, stadiumi nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshje.

Tirana është e vetmja skuadër kryeqytetase, që nuk ndikohet nga kjo lëvizje. Bardheblutë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Skënderbeut dhe Egnatias i luajnë në transfertë. Ndryshe ndodh me Dinamon dhe Partizanin, që do të duhet të spostohen në “Elbasan Arena”, fusha e të cilit u rigjenerua së fundmi dhe është në kushte të mira.



“Nëndetësja” do të duhet të dalë jashtë kryeqytetit për të luajtur si pritëse ndaj Kastriotit më datë 28 nëntor. Partizani gjithashtu do të spostohet në Elbasan për të luajtur duelin e fortë ndaj Teutës pas tre ditësh.

Ndaj Skënderbeut, ndeshje e planifikuar për t’u luajtur më datë 4 dhjetor, me siguri do të mund të luhet në “Air Albania” sepse në këtë datë fusha do të jetë e gatshme të presë ndeshje. Me këtë lajm, konfirmohet edhe vazhdimi i “zierjes së çorbës” me stadiumet në këtë nisje të sezonit futbollistik.

Shumica e skuadrave po e kanë të pamundur të luajnë në qytetet e tyre dhe në këtë mënyrë po ua bëjnë akoma më të vështirë tifozëve, për t’i ndjekur në stadium. Në të njëjtën kohë, ulen edhe të ardhurat e klubeve nga arkëtimet për biletat.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: