Connect with Us

Qytetarët protesta masive në Poloni/ Kërkojnë qëndrimin në BE

Bota

Qytetarët protesta masive në Poloni/ Kërkojnë qëndrimin në BE

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një reformë drejtësie e nxitur nga partia nacional-konservatore, PiS dhe kërcënimi i daljes nga BE kanë shkaktuar protesta në mbarë Poloninë. Edhe një nobelist foli fjalë të qarta.

Aksione proteste ka pasur në 100 qytete dhe komuna të Polonisë. Më shumë se 100.000 demonstrues tremben, se politika e partisë nacional-konservatore “Ligj dhe drejtësi”, PiS e kryeministrit, Mateusz Morawiecki do ta nxjerrë Poloninë jashtë BE me kursin kritik.Për këtë po përdoret ndërkohë edhe nocioni “Polexit”, duke iu referuar Brexit, daljes së Britanisë së Madhe nga BE.

Vetëm në kryeqytetin Varshavë kanë demonstruar më shumë se 80.000 vetë kundër konfliktit të qeverisë e Gjykatës Kushtetuese me institucionet e BE dhe për qëndrimin e vendit në komunitetin europian. “Ne qëndrojmë”, thërrisnin demonstruesit duke valëvitur flamujt e BE dhe Polonisë.

Polen | Urteil Verfassungsgericht | Demonstration in Warschau

“Ne do të fitojmë”

Gjykata Kushtetuese e Polonisë vendosi së fundmi, se pjesë të caktuara të së drejtës së BE shkelin kushtetutën polake. Me këtë ajo i dha prioritet së drejtës kombëtare para asaj të BE. Ky vendim ka ndezur konfliktin mes Komisionit Europian dhe Varshavës në lidhje me reformimin e sistemit të drejtësisë në Poloni.

Thirrja për protesta erdhi nga ish-presidenti i Këshillit të BE, dhe drejtuesi i opozitës polake, Donald Tusk. Para demonstruesve në Varshavë, ai tha, se partia qeverisëse, PiS nuk po i bën bisht qëllimit të saj për ta nxjerrë vendin nga BE. “Ne e dimë, pse ata duan të largohen nga BE”, tha Tusk, që drejton Platformën Qytetare liberal-konservatiore. “Që të shkelin pa ndëshkim rregullat demokratike.” Tusk u shpreh, se vendi i Polonisë është në Europë, dhe shtoi. “Ne do të fitojmë, sepse jemi më shumë!” Donald Tusk dhe të tjerë që morën fjalën në protestë u ndërprenë në thirrja e fishkëllima të përkrahësve të PiS në një kundërdemonstratë.

Kritika nga një nobelist

Në qytetin port Gdansk foli para protestuesve dhe nobelisti dhe presidenti i dikurshëm i Polonisë, Lech Walesa. “Njerëzit që e drejtojnë shetin sot janë fatkeqësi e madhe për Poloninë”, tha drejtuesi i dikurshëm i sindikatës Solidarnosc. Asnjë armik që ka qeverisur më parë Poloninë nuk e ka përçarë vendin kaq shumë sa PiS.

Sipas sondazheve shumica e polakëve duan të qëndrojnë në BE. Marrëdhëniet mes Polonisë dhe BE janë të tensionuara që pas ardhjes në pushtet të PiS. Në qendër qëndron reforma e drejtësisë e synuar nga PiS, që sipas BE, minon pavarësinë e drejtësisë dhe shkel ndarjen e pushteteve. Komisioni Europian në grindjen me Poloninë ka nisur disa procedime për shkelje të marrëveshjeve. Si mjet presioni, KE nuk po dorëzon 57 miliardë eurot nga fondi i ndihmës së Coronës për Poloninë. Për shkak të mosrespektimit të vendimit të Gjykatës Europiane, Varshavën e kërcënon edhe një gjobë prej disa miliona euro në ditë./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Kush janë të arratisurit më të kërkuar në Europë?

Publikuar

-

Nga

Trafikanti i kokainës, Joël Soudron është një ndër 62 të arratisurit më të kërkuar në Evropë, sipas një liste të publikuar të premten.

Policia thotë se ka gjurmuar 42-vjeçarin deri kur në vitin 2011 në Le Havre u zbulua 230 kg kokainë nga Guadalupa.

Sipas hetuesve, Soudron ka investuar shumë në ekonominë legale në Afrikën frëngjisht-folëse për të pastruar paratë nga trafikimi.

Në vitin 2016, ai u arrestua në Mali dhe u dënua me 6 vjet burg, për një rast tjetër për të cilin ishte dënuar edhe në Francë.

Joël Soudron arriti të arratisej në vitin 2018.



Fytyra e Soudron qarkullon mes dhjetëra individëve të tjerë, të konsideruar nga policia si më të kërkuarit në Evropë.

LEXO EDHE:  Presidenti i KiE në Tiranë/Soreca: Ka sinjale të forta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

LEXO EDHE:  Nga Majlinda Bregu/Njerëz të vegjël e pushtete poshtëruese ka kurdoherë

Vitin e kaluar, fushata vjetore e BE-së çoi në arrestimin e 5 prej të arratisurve të listuar. Që nga fillimi i fushatës në vitin 2016, 110 të arratisur janë arrestuar, 41 prej të cilëve janë kapur falë faqes eumostwanted.eu, ku afishohen të kërkuarit.

“Në qendër të kësaj fushate është drejtësia për viktimat”, tha Zëvendës Drejtori Ekzekutiv i Operacioneve të Europolit, Jean-Philippe Lecouffe në një deklaratë.

“Duke kontrolluar faqen e internetit më të kërkuar të BE-së dhe duke parë të arratisurit, ju mund të ndihmoni në kapjen e një krimineli”, tha Jean-Philippe Lecouffe./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

“Me gaz në zemër”/ Kancelarja gjermane largohet me nderime ushtarake

Publikuar

-

Nga

Mbas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel, ndahet me një ceremoni të madhe ushtarake.

Në këto 16 vjet të drejtimit të qeverisë Merkel kishte kaluar shumë kriza, prandaj edhe ajo  quhej “kancelarja e krizave”. “Ishin 16 vjet plot ngjarje dhe sfida, që kanë kërkuar shumë prej meje, por edhe më kanë plotësuar”, tha Merkel.

Angela Merkel, gjatë ceremonisë së ndarjes nga detyra, të enjten, më 2 dhejtor 2021, në Berlin.

Në fjalën e lamtumirës ajo  përmendi tre krizat kryesore: atë të sistemit bankar, në vitin 2008, krizën e migracionit në vitin 2016 dhe atë të pandemisë së virusit corona. Ajo kujtoi parimin e qeverisjes së saj për “barazimin e interesave”, duke dëgjuar gjithmonë edhe palën tjetër.  “Ju inkurajoj që ta shihni botën edhe me sytë e tjetrit dhe të merrnin perspektivën e tjetrit, edhe nëse ajo është jokomode”, porositi politikania demokristiane.

Ndër të tjera ajo lëvdoi edhe kulturën e debatit në Gjermani “për të cilën na e kanë zili në shumë vende të botës.” Ajo falënderoi edhe familjen dhe i uroi pasardhësit të saj Olaf Scholz: Gjithë të mirat dhe një dorë të mbarë dhe shumë suksese!

Në ceremoninë e zhvilluar në oborrin e Ministrisë së Mbrojtjes ishin ftuar bashkëpunëtorë të kancelares gjermane nga katër qeveri. Merkel qeverisi 16 vjet dhe ishte kancelarja e parë e Gjermanisë që nuk u hoq nga ky post, por u largua me dëshirë.

LEXO EDHE:  Pse “truri” i NATO-s nuk ka vdekur ende

LEXO EDHE:  Basha zbulon shifrën/ Sa do jetë pensioni nën qeverisjen e PD



Porosia e saj e fundit: 

“Unë jam e bindur se ne mund të vijojmë ta formësojmë të ardhmen tonë, nëse nuk i hyjmë punës me negativitet, me smirë, me pesimizëm, por, siç e kam thënë edhe gjetkë para tri vjetësh, me gaz në zemër. Unë kështu kam vepruar gjithmonë, në RDGJ, por edhe, dhe sidomos, në kushtet e lirisë. Është ky gaz në zemër, që ua uroj të gjithëve, dhe në kuptimin figurativ, edhe vendit tonë”.

Një citat prej të cilit secili mund të interpretojë edhe pse Angela Merkel kishte përzgjedhur në repertorin e ceremonisë ato tri këngë.

“Du hast den Farbfilm vergessen” (Ke harruar filmin me ngjyra) – nga këngëtarja ish-gjermanolindore Nina Hagen, e cila njihet edhe si gjyshja e muzikës punk në ish RDGJ, ku Merkel është socializuar;

“Für mich soll es rote Rosen regnen” (Për mua trëndafilat bien nga qielli” nga këngëtarja gjermane, Hildegard Knef, një reflektim për fazat e ndryshme të jetës së një gruaje që ende ëndërron, dëshiron dhe  beson në mrekulli;

një këngë kishtare  “Großer Gott, wir loben dich” (Zot i madh, ne të lëvdojmë) – e cila na tregon dhe anën  tjetër të protestantes dhe bijës së priftit, Angela Merkel.

Angela Merkel, e ardhur në pushtet në vitin 2005, ishte e vetmja kancelare e Gjermanisë, që nuk humbi zgjedhjet, por u largua vetë./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

“Jo ndalim të lëvizjes, jo mbyllje shkollash”

Publikuar

-

Nga

Të gjithë e kanë kuptuar seriozitetin e situatës aktuale. Federata dhe landet gjermane vendosën shtrëngim masash për shkak të rritjes së infektimeve.

Vetëdijësimi është hapi i parë drejt përmirësimit, thuhet. Në luftë kundër gjendjes dramatike në frontin e Coronës, konkretisht në repartet e trajtimit intensiv në spitale, duhej që ky mësim të kishte ardhur më herët. Gjermania përjeton në lidhje me shifrat e infektimeve e vdekjeve Déjà-vu nga viti i kaluar. Në ndërrimin e viteve 2020/21 pati një zhvillim të tillë si tani.

Për fat të keq qeveria gjermane dhe kancelarja Merkel që gjithmonë paralajmëronte bashkë me 16 kryeministrat e landeve nuk ranë asnjëherë dakord për një strategji të përbashkët për zbutjen afatgjatë të pandemisë. Për këtë arsye Merkel me shumicën parlamentare në pranverë arriti të kalojë në parlament të ashtuquajturën frenën e emergjencës në shkallë federale.

Jo ndalim të lëvizjes jo mbyllje shkollash

Këtë herë ky teatër nuk u përsërit, të gjithë e kanë kuptuar seriozitetin e situatës, pavarësisht, se çfarë partie i përkasin dhe nga cili land vijnë. E mira e vendimeve të përbashkëta: nuk do të ketë një lokdaun të zgjeruar, as ndalim të lëvizjes dhe as mbyllje shkollash. Nëse masat e urdhëruara nga lart që u morën në të shkuarën  duheshin marrë vërtet ashtu, nuk mund ta thotë askush me siguri të plotë. Në plan afatshkurtër ato kanë ndikuar pozitivisht në zbutjen e pandemisë. Po se cilat janë pasojat afatgjata të një shoqërie, ato ekonomike, shëndetësore, kulturore, kjo nuk mund të thuhet me saktësi. Një politikë e përgjegjshme dhe largpamëse duhet ta këtë parasysh edhe këtë perspektivë.



Të gjithë kanë mësuar diçka…gati të gjithë

Para kësaj situate vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese për kohën kur u vendos ndalimi i lëvizjes dhe mbyllja e shkollave janë një ndihmë e madhe. Ato u deklaruan më vonë si të lejueshme, por vetëm në një situatë aktuale të rrezikshme dhe gjendjes së njohurive mbi pandemisë. Për shkak se tek Corona të dyja këto janë të pandashme është sot shumë më e vështirë të bësh një lokdaun të plotë.

LEXO EDHE:  Presidenti i KiE në Tiranë/Soreca: Ka sinjale të forta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

LEXO EDHE:  Presidenti i KiE në Tiranë/Soreca: Ka sinjale të forta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ndërkohë mjekësia ka mësuar më shumë mbi pandeminë, shkenca gjithashtu, por edhe politika. E gjithë shoqëria ka mësuar shumë dhe vazhdon ta bëjë këtë. Pjesë e rëndësishme e këtij procesi janë politikane e politikanë që bëjnë me kujdes e me balancim atë që është e nevojshme. Këtu bën pjesë edhe që njerëzve që treguan solidaritet gjatë pandemisë t’u lejohen më shumë liri. Prandaj të vaksinuarit mund të shkojnë edhe më tej në teater, në stadium, në festa private. Me kufizime, por mundësia ekziston.

Marcel Fürstenau

Nuk ka liri pa përgjegjësi

Nga ana tjetër për ata që nuk reflektojnë, pra ata që mund të vaksinohen, por që nuk duan vetë, do të zvogëlohet rrezja e veprimit. Kjo nuk është masë ndëshkuese e politikës, por vënie në jetë në mënyrë konsekuente e fjalës së madhe të lirisë, ku bën pjesë gjithmonë edhe përgjegjësia. Ose me fjalët e kancelarit të ardhshëm, Olaf Scholz: “Bëhet fjalë për një sforco të madhe kombëtare dhe solidaritet.” Kjo fjali simbolizon një kulturë të re politike në luftë kundër Coronës. Edhe në muajt e fundit ai dëgjohej shpesh pak a shumë kështu – por rrallë u jetësua. Nëse tani kjo fjali kthehet në vijë drejtuese të politikës dhe shoqërisë, Gjermania mund të shohë me optimizëm të kujdesshëm në të ardhmen. Sepse megjithë ujdinë e re, ende vlen: Corona me të gjithë problemet që sjell do të na preokupojë ende./DW

LEXO TE PLOTE