LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pushohet nga puna se tha të vërtetën në SPAK/ Inxhinieri i UKL: Drejtori paracaktonte fituesit e tenderave

11 Tetor 2021, 18:51, Denoncim CNA
Pushohet nga puna se tha të vërtetën në SPAK/ Inxhinieri i

Deklaroi të vërtetën se tenderat e institucionit ku punon përcaktohen nga drejtori, penalizohet me heqje nga puna.

Erioni rrëfen se është thirrur më herët në SPAK së bashku me dy punonjës të tjerë për të deklaruar mbi abuzimet me tenderat në institucionin ku ai bën pjesë si inxhinier.Ai thotë se ka thënë të vërtetën duke deklaruar se drejtori ka paracaktuar fituesin në një prej tenderave të dhënë. Ndërkohë në tjetrin ishte ngritur grup pune në terren për verifikim, pasi firma që investonte kishte mbuluar tubacionin. Gazetarët e Fiksit zbardhin edhe sms-në që drejtori i kishte dërguar Erionit, ku i shkruante se si të vendoseshin kriteret e tenderit, me qëllimin që fitues të shpallej vetëm një operator. Në fund të tenderit fitues rezulton i njëjti operator, për të cilin kërkoi kriteret drejtori Dhima.

Për arsye se do nisej për Tiranë dhe nuk mund të takonte dot gazetarët ju thotë të hyjnë në institucion për të marrë dokumentat.
Fiksi takon kryetaren e vlerësimit të ofertave.

Ajo u konfirmon se Erion Todri ishte inxhinieri që vendosi kriteret e tenderit për dy automjetet, por gjithashtu ajo konfirmon se në bazë të kritereve të vendosura, operatorët e tjerë janë skualifikuar nga vetë sistemi. Pra në këtë rast drejtori del zbuluar se ka gënjyer , pasi kriteret që ai ka vendosur kanë penalizuar operatorët e tjerë. Në këtë mënyrë del se ajo çfarë ka deklaruar inxhinieri Todri është e vërtetë për paracaktimin e fituesit të tenderit. Gazetarët e Fiksit takojnë edhe drejtoreshën teknike të cilën e pyesin për mbikqyrjet mbi tenderat e tjerë.

Ajo thotë se jo vetëm që nuk janë bërë mbikqyrje të mëparshme, por nuk ka patur as inxhinier dhe mungesa në staf. ?Inxhinierin e ri tani e kemi marrë dhe do i duhet pak kohë të njihet me projektin më pas do bëhet mbikqyrja? shprehet drejtoresha teknike./tch

Lajmet e fundit nga