Connect with Us

Protesta për rritjen e çmimeve/ Binaj: Të mblidhemi ta bëjmë këtë vend

Aktualitet

Protesta për rritjen e çmimeve/ Binaj: Të mblidhemi ta bëjmë këtë vend

Publikuar

-

/
cna lajme aktuale

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur pasditen e sotme para kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve.

Krahasas tyrë është edhe aktori i humorit, Florjan Binaj, i cili në fjalën e tij gjatë protestës bëri thirrje që shqiptarët të mblidhen për të ndryshuar situatën.

 “Të gjithë e duam Shqipërinë si Evropa, por vetëm naftën kemi si Evropa. Të gjithë e duam Shqipërinë si Evropa, por vetëm çmimet e shtëpive dhe qirave kemi si Evropa. Të gjithë e duam Shqipërinë si Evropa, por vetëm ujin dhe dritat i kemi si Evropa. Hajdeni të mblidhemi ta bëjmë këtë vend dhe të mos rrimë me atë shprehjen shyqyr që na dhj** zogu dhe të na e bëjë zoti mbarë,” u shpreh Binaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Foltorja në SHBA/ Ish deputeti: Njerëzit e duan Berishën sepse…

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD Gent Strazimiri u shpreh se njerëzit e duan ish kryeministrin Sali Berisha, sepse duan Amerikën.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ka ndarë foto nga salla e Foltores në New Jeresey, Strazimiri rendit edhe arsyet pse Berisha ka mbështetje masive.

E duan Sali Berishën sepse e duan Amerikën!

E duan njerëzit sepse, i do njerëzit!

I besojnë njerëzit sepse, u beson njerëzve!

E duan dhe e besojnë sepse nuk i mashtron, nuk i përdor, nuk i përbuz, nuk i përçmon, sepse është dhe ndjehet njëri prej tyre.

E duan dhe e besojnë megjithëse nuk është më President, Kryeministër, Kryetar…

E duan dhe e besojnë sepse, ai në politikë mbetet një Misionar!

I bashkoi jo vetëm në çdo qytet e fshat të Shqipërisë por edhe në çdo cep të globit, me thirrjen për



LEXO EDHE:  U dëmtua në sy gjatë protestave për Klodjan Rashën/ Rama tregon gjendjen shëndetësore të policit

LEXO EDHE:  Deputeti i Bashës refuzon mosbindjen civile

* dinjitet njerëzor,

* sovranitet kombëtar e

* liri individuale!

Gjë më filo-amerikane se kaq nuk ka, prandaj e duan aq sa ç’duan Amerikën!!!

Prandaj zvogëlohet menjëherë në përmasat e një insekti të vockël, të padenjë, të përbuzshëm, cilido që ka zgjedhur apo e kanë shtrënguar në idiotësinë t’i sfidojë…

KAQ!!

qëndro_në_këmbë_demokrat

asnjë_hap_pas”, shkruan Strazimiri./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Njëlloj si para 31 vitesh”/ Foltorja mbërrin në shtëpinë ku lindi demokracia

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Grupimit “Dhjetor ’90”, Bislim Ahmetaj u ka bërë thirrje demokratëve të bashkohen në Foltoren e radhës të liderit hisorik Sali Berisha.

Foltorja do të mbahet më datë 8 dhjetor  në Sheshin Demokracia me studentët e dhjetorit ’90 dhe studentët e sotëm.

Ahmetja thekson se me 8 dhjetor, e kemi deryrim ndaj lirisë, demokracisë dhe Atdheut të jemi të gjithë bashkë njëlloj si para 31 vitesh.

“Miq dhe bashkëpunëtor të Grupimit “Dhjetor ’90”,

Demokratë të lirë, njerëz që e çmoni demokracinë dhe fuqinë e saj.

Me 8 Dhjetor në orën 12.00 ju ftoj të bashkojm zërin tonë, kontributin tonë me Foltoren e Dr.Berishës.



LEXO EDHE:  Vlorë/ 200 familje në protestë, shkak ndërprerja e proçesit të legalizimit

LEXO EDHE:  ‘Do rezistojmë deri në pikën e fundit!’/ Banorët e Laprakës sërish në protestë

Shihemi në Sheshin DEMOKRACIA, me misionin e shenjtë për ta rithemeluar pluralizmin politik shqiptar.

Për ta rindërtuar opozitën e gjunjëzuar shqiptare.

Për ta shpëtuar Shqipërinë nga diktatura.

Ps. Nuk do të nominoj asnjë emër të përvetshëm, sepse të Merkurën me 8 Dhjetor të vitit 2021 e kemi deryrim ndaj lirisë, demokracisë dhe Atdheut të jemi të gjithë bashkë njëlloj si para 31 vitesh.”/ E.T-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“11 dhjetori na bashkon”/ Muçollari: Unë jam foltorist, ja pse

Publikuar

-

Nga

Sekretari i FRPD Grigels Muçollari u shpreh se falë Foltores, është mundësuar hapësira për të kritikuar para kamerave njëri-tjetrin dhe analizën e PD që nuk është lejuar deri tani të bëhej.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Muçollari shkruan se është foltorist dhe e mbështet këtë lëvizje, që i dha zë mendimit ndryshe.

Sekretari i FRPD shtoi se 11 dhjetori është bashkimi i demokratëve, për një parti më të fortë dhe më të hapur.

Foltorja na dha mundësinë për të bërë para kamerave analizën që nuk u lejua të bëhej, dhe hapësirën për të kritikuar njëri-tjetrin pa doreza.



LEXO EDHE:  ‘Do rezistojmë deri në pikën e fundit!'/ Banorët e Laprakës sërish në protestë

LEXO EDHE:  Vlorë/ 200 familje në protestë, shkak ndërprerja e proçesit të legalizimit

I dha zë mendimit ndryshe, që është themeli krenar i Partisë Demokratike! Prandaj unë jam foltorist!

Të gjithë aty jemi. 

Falenderoj Zekri A. Picari për organizimin dhe fjalët e tij frymëzuese, dhe të gjithë demokratët në SHBA për këtë riorganizim që na i ngre zemrat peshë!

11 dhjetori na bashkon, na bën më të fortë dhe më të hapur”, shkruan Muçollari./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE