Connect with Us

Policia publikon masat për ndeshjen me Poloninë, ja rrugët që do bllokohen

Kombëtare

Policia publikon masat për ndeshjen me Poloninë, ja rrugët që do bllokohen

Publikuar

-

Policia e Tiranës, masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit midis Shqipërisë dhe Polonisë, e cila do zhvillohet më datë 12.10.2021, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Me qëllim marrjen e masave gjatë zhvillimit të ndeshjes Shqipëri – Poloni, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka hartuar planin e masave për mbarëvajtjen dhe sigurimin e rendit para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes. Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij. Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore,të cilat do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit janë:

Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Faik Konica” rruga “Dervish Hima”, rruga “ Gjergj Filipi”, rruga Asim Zeneli” rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”. Hyrja e tifozëve do të fillojë në orën 18:00, dhe lëvizja e tyre do të garantohet nga Policia, përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojnë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj.) dhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit. Policia ju bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjë si në ambientet e jashtme të stadiumit, ashtu dhe në ambientet e brendshme, për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e personave që do shkaktojnë trazira apo kryejnë veprime antisportive. Policia e Tiranës edhe njëherë apelon për tifozëritë e dy skuadrave që të tregojnë qytetari dhe të zbatojnë rregullat dhe ligjin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

LIVE/ Pjesë e parë katastrofike! Shqipërisë i dridhen gjunjët në “Wembley”, kuqezinjtë pësojnë 5 gola (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Shqipëria sfidon Anglinë në mitikun “Wembley”, në sfidën e parafundit të eliminatoreve të Kupës së Botës Katar 2022, me kuqezinjtë që i mban në lojë për kualifikim vetëm matematika.

ANGLI-SHQIPËRI 5-0
Meguajër 9 , Kejn 18′, 33′, 45+1′ Henderson 28′ 

45’+2’ Vjen edhe goli i pestë i Anglisë me Kejn i cili realizon me një gjysmëroveshatë pas një goditje nga këndi.


45’ Jepen 2 minuta shtesë.

33’ Kejn gjen hapësirën për të mposhtur Strakoshën pas një asisti perfekt nga Sterling. 4-0

28’ Mbrojtja kuqezi është në një kaos të pashembullt dhe lejon Henderson të depërtojë lehtësisht deri para Strakoshës, ku ai e ka të thjeshtë të shënojë golin e 3-0.

 



18’ Vjen goli i dytë i anglezëve dhe është gjithçka shumë e thjeshtë. Harkimi nga e djathta gjen dy lojtarë anglezë të vetëm në qendër dhe Kejn e ka të thjeshtë të gjuajë me kokë për të çuar sferën në rrjetë.


15’ As Kumbulla nuk ia del pas një problemi fizik, në fushë Dermaku.

14’ Uzuni merr një dhuratë nga mbrojtja angleze, por në mënyrë të pabesueshme gabon para Pikford, duke u hipnotizuar nga portieri anglez.


11’ Në fushë futet Laçi, i cili zë vendin e Bares të dëmtuar.

9’ Kuqezinjtë gabojnë në pozicionimin pas një goditje standarte dhe Meguajër i vetëm e ka të lehtë të shënojë, 1-0.


5’ Sterling kërkon penallti pas një kontakti me Kumbullën dhe Baren, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. Protesta të anglezëve, ndërsa aksioni vazhdon por Uzuni sinjalizohet në pozicion jashtë loje e më pas përplaset me Pikford.

Formacionet zyrtare:

Anglia (3-4-3): Pickford; Walker, Maguire, Stones; James, henderson, Philipps, Chilwell; Foden, Kane, Sterling

Shqipëria (5-3-2): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi; Gjasula, Bare, Bajrami; Uzuni, Cikalleshi

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Himni shqiptar “ngre” në këmbë Uemblin, shikoni atmosferën e krijuar nga tifozët kuqezi

Publikuar

-

Nga

Para startit të ndeshjes u mbajt ceremonia e zakonshme e këndimit të himneve, por e sotmja ishte mjaft e veçantë për vetë numrin e tifozëve shqiptarë që ndodheshin në tribunat e Uemblit.

Kamera fokusoi lojtarët kuqezi të cilët këndonin njëzëri himnin, por nuk munguan planet nga tribunat e stadiumit mitik, ku shikohet numri i tifozëve shqiptarë mjaft i lartë.



Një moment mjaft emocionues dhe një ndeshje historike për Kombëtaren tonë që shpresojmë të marrë një rezultat sa më pozitiv që do të mbetej përgjithmonë në memorien e tifozëve.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Myrto Uzuni ndez atmosferën, rekord tifozësh kuqezi në stadium

Publikuar

-

Nga

Shqipëria luan ndeshjen e parafundit të fazës eliminatore të Botërorit Katar 2022. Kuqezinjtë sfidojnë Anglinë në stadiumin “Wembley”, aty ku priten mbi 20 mijë tifozë shqiptarë.

Shumë prej tyre kanë blerë biletat në sektorin e tifozëve vendas dhe pritet të krijojnë një atmosferë të zjarrtë në mbështetje të ekipit kombëtar, të ngjashme me atë në Gjenovë ndaj Italisë pak vite më parë…



Pak çaste më parë, djemtë e Edi Rejës kanë zbritur në fushë për të zhvilluar nxehjen përpara fillimit të takimit. Ovacione në shkallë në momentet kur Myrto Uzuni prek tapetin e blertë, teksa ndiqet edhe nga shokët e skuadrës.

LEXO TE PLOTE