Connect with Us

“Nuk ka rëndësi kush do të jetë në krye të PD”/ Kulluri: Pikë kyçe është procesi

Politikë

“Nuk ka rëndësi kush do të jetë në krye të PD”/ Kulluri: Pikë kyçe është procesi

Publikuar

-

cna lajme politike

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Partinë Demokratike.

I ftuar në Abc News, Kulluri ka deklaruar se në këtë hap ai është në mbështetje të ish-kryeministrit Berisha.

Kulluri theskoi më tej, se për të nuk ka rëndësi se cili do të jetë kryetari i PD, por rëndësi ka ecuria  eprocesit.

LEXO EDHE:  Berisha: Mashtrimi i radhes i Rames! Para takimit ne Divjake, ai inauguroi dhe Pisten e Mushkonjave te Rilindjes!!

“S’kemi ndryshuar mendim. Për ne kanë rëndësi jo emrat por procesi. Jemi në mbështetje për të kthyer në PD në principet themelore. E mbështesim Berishnë në këtë hap. Çështja se kush do jetë kryetari i PD është më e parëndësishmja, për ne ka rëndësi ecuria  e procesit”, ka deklaruar Kulluri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Mashtrues pervers”/ Kryemadhi akuza të forta Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut të PD-së në detyrë, Lulzim Basha.

Ajo e ka akuzuar Bashën për mashtrim pervers, në rastin e djegieve të mandateve.



Sipas saj mashtrimi i Bashës i kalon çdo limit njerëzor dhe i shërben vetëm Edi Ramës.

Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerezor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij”, shkruan Kryemadhi në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha ‘non grata’/ Shkullaku: Vendimi politik për të favorizuar Ramën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gazetari Armand Shkullaku deklaroi se vendimi i SHBA për shpalljen non grata të liderit historik, Sali Berisha, ka qenë politik dhe i ka ardhur në ndihmë Ramës për t’ia bërë më të lehtë mandatin e tretë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV me Ylli Rakipin, Armand Shkullaku tha se nëse SHBA do të kishin fakte, duhet t’i kishin bërë publike.

“Logjikisht nëse do të kishin fakte, le t’i bënin publike. Ky është një vendim politik i nisur nga interesi i shqiptarëve për t’ia bërë rrugën më të lehtë Ramës për mandatin e tretë. Ne kemi shkruar, folur se çfarë ka bërë Berisha kur ka qenë kryeministër apo President. 



Kemi thënë se, Berisha ka bërë të mira dhe të këqija, por nuk kemi parë ndonjë reagim kaq të egër nga SHBA-të.Ndihmë do të kisha vërtet nëse do shihja një shqetësim nga Shtetet e Bashkuara për korrupsionin, banditët që kanë kapur shtetit nga SHBA kjo do ishte ndihmë për ne. 

SHBA nuk ka pse të ketë frikë të drejtojë gishtin për ata që janë bërë problem për ecjen e Shqipërisë përpara, sepse këtë se pengon Berisha. Blinken nuk është se na ka hequr të keqen.

Ky është një veprim politik si të gjithë veprimet e fundit të diplomacisë amerikane që kanë qenë të njëanshme nuk e di pse por është tejkaluar masa. Kemi parë ambasadorët, kanë shprehur anëtarësi për një parti dhe një tjetër”, shprehu Shkullaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të gatshëm për transparencë”/ Ironizon Spaho: Ku do Gazi t’ia çojmë firmat?

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti i PD, Edmond Spaho deklaroi se lideri historik, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, janë të gatshëm për transparencë, sa i takon mbi 4200 firmave të depozituara ditën e djeshme.

I ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN Tv me Ylli Rakipin, Spaho theksoi se ata që janë angazhuar në nismën e Berishës, janë të gatshëm t’i verifikojnë një nga një firmat para kamerave.

“Dje dorëzuam 4200 firma.  Sipas çdo koncepti juridik, duhet që këto firma të konsiderohen të vlefshme të jenë të akesueshme dhe të depozituara në selinë e subjektit juridik. Çuditërisht, pa bërë asnjë kontroll, Sekretari i Përgjithshëm del dhe thotë janë bllof. 



LEXO EDHE:  Rama gënjeshtar/ I kërkoi ndihma NATO-s për përmbytjet

LEXO EDHE:  Berisha publikon lajmin e Citynews

Kjo është logjika me të cilën flitet? Hajde kontrolloji!  Ju jeni deputet. Aty ka shumë që janë rreshtuar në krahun e Sali Berishës. A mund ta kapni për xhakete Lul Bashën?

Nesër në mëngjes në ora 8, me Edi Palokën hajde mbledhim të gjitha stacionet televizive dhe t’i marrim një nga një. 

Nëse kjo nuk është transparencë nuk di si mund të bëhet ndryshe. Kur qenkan kaq të bindur që aty nuk ka firma, ky është avantazhi i tyre. Pse kanë frikë? Ku do Gazi t’ia çojmë firmat? Mos i do në dhomë të gjumit?”, shprehu Spaho./CNA.al

LEXO TE PLOTE