Connect with Us

Noka ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Bashën/ “Je i shkarkuar për vete”

Politikë

Noka ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Bashën/ “Je i shkarkuar për vete”

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti, Flamur Noka, ka reaguar pas vendimit të marrë nga kreu i PD, Lulzim Basha, për shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë.

Në një lidhje telefonike për Syri Tv, Noka ka deklaruar se është shkarkuar pasi ka qenë i vetmi që ka qëndruar për parimet që u themelua kjo forcë politike.

Depueti ka theksuar se Basha po bën veprime të tilla, para se të shkarkohet vetë.

Ai është shprehur më tej se nuk ka pranuar t’i nënshtrohet Bashës dhe se i vetmi shqetësim është fakti ku e ka katandisur kryetari partinë.

“Nuk më shqetëson në aspektin personal sepse unë nuk i lidh gjërat me Lulzim Bashën, unë e kam lidhur fatin tim me PD. Unë jamë një politikan që jam rritur në atë parti, kemi kaluar momente të vështira në 1997, ajo që më shqetëson është fakti që shoh me dhimbje se ku ka degraduar lidershipi i partisë time, demokracia në partinë që unë kam aderuar kam punuar kam luftuar prej 30 vitesh.

Më dhemb fakti se ku e ka katandisur forcën tonë politike Lulzim Basha. Jam shumë i qartë se në përpëlitjet e fundit për tu kapur më thonj pas karriges së kryeatrit, po bënë veprime të tilla përpara se të shkarkohet për vete. Ai është i shkarkuar pasi anëtarësia dhe delegatët janë duke firmosur pasivisht formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Po shkarkohem vetëm se unë kam qëndruar për ato parime mbi të cilat u themelua kjo forcë politike. Kam kërkuar që të respektohet kushtetuta e partisë qoftë edhe nga kryetari i saj. Kam qëndruar që forca jonë duhet të përballet me regjimin dhe jo të shkatërrohet nga kryetari me vendimin kult që mori. Nuk kam pranuar nështrimin ndaj Lulzim Bashës”, ka deklaruar Noka./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Skandali-Basha shkel statutin/ Shndërron në “nul” degët e Partisë Demokratike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka reaguar në lidhje me zëvëndësimin e kryetarëve të disa degëve të PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Lisandër Hoxha akuzon Bashën se po shkel statutin e PD duke bërë që çdo akt i këtyre degëve dhe veprimtaria e tyre të bëhen nul.

Sipas tij, zëvëndësimi i kryetarëve të degëve pa zhvilluar mbledhje të Kryesisë, është shkelje e Statutit të PD dhe për pasojë, të gjithë janë të paautorizuar nga PD për të zëvëndësuar ata që janë dorëhequr.

Miq, në Partinë Demokratike vazhdon shkelja e statutit çdo ditë.

Zëvëndësimi i kryetarëve të degëve teë PD, pa zhvilluar mbledhje të Kryesisë, është shkelje e Statutit të PD dhe për pasojë, të gjithë janë të paautorizuar nga PD për të zëvëndësuar ata që janë dorëhequr.

Kjo shkelje bën nul të gjithë veprimtarinë e tyre dhe aktet e nxjerra nga ata.



LEXO EDHE:  Përplasjet me Metën/ Basha: Ju qëndrojmë kushteve tona

LEXO EDHE:  Miratimi i ligjit për gjuhën Shqipe në Maqedoni/ Reagon Lulzim Basha

Modeli autokratik i Lulzim Bashës është zhvlerësim për demokratët dhe sakrificat e panumërta të tyre për PD.

Hallet e tua, Luli, për karrigen e Kryetarit nuk i zgjidh duke vazhduar të tallesh me Kushtetutën e demokratëve“.-shkruan Lisandër Hoxha.

Më poshtë keni Nenin 42 të Statutit, i cili tregon rrugën e ligjshme të zevendesimit të tyre.

Neni 42

E drejta e ndërhyrjes

1. Në rast se Kryetari dhe/ose Kryesia e Degës thyejnë rëndë ose në mënyrë të përsëritur Statutin, dhe aktet e tjera të nxjerra nga organet qendrore në zbatim të tij, ose kur paralizohet veprimtaria normale e Degës, Kryesia e PDSH-së me propozim të Kryetarit të PDSH-së, ka të drejtën e ndërhyrjes dhe, në raste të veçanta, të shkarkimit, pezullimit të tyre, apo të komandimit të organeve drejtuese vendore respektive deri në mbledhjen e Kuvendit të Degës.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

109-vjetori i Forcave të Armatosura, Peleshi: Mirënjohje për ushtarakët  që e krijuan dhe i dhanë jetë një force moderne

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka uruar të gjithë djemtë dhe vajzat që shërbejnë në Forcat e Armatosura me rastin e 109 vjetorit të themelimit.

Përmes një videoje që tregon historikun e Forcave të Armatosura që nga themelimi e deri më sot, si pjesë e Aleancës së NATO-s, ministri shpreh mirënjohjen për të gjithë ushtarakët që kanë kontribuuar.

LEXO EDHE:  Nga Spartak Ngjela/ Çfarë po shohim me Bashën dhe komedia e një mbrojtje fëminore!

LEXO EDHE:  Si i shkatërroi departamentet e PD-së Lulzim Basha dhe këshilltari i tij mizerabël



Sot, 109 vjetori i  Forcave të Armatosura – mirënjohje për të gjithë ushtarakët qe e krijuan dhe i dhanë jetë një force moderne. Sot përkrah NATO, aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbulohet “hileja” e Gazment Bardhit/ Si po tenton të manipulojë numrin e delegatëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD, Luan Baçi sot në një prononcim për mediat, ka bërë të ditur se dega e Fierit, ka 640 delegatë, dhe jo 358 sikurse pretendon PD në qendër.

Baci tha se në Kuvendin e 17 korrikut të vitit 2021, me kërkesë të Gazment Bardhit, në listën e delegatëve janë futur edhe sekretarët e seksioneve, duke e çuar kështu në 64o numrin në total të delegatëve për këtë degë.

Sipas Bacit, kjo kërkesë e Bardhit, erdhi nga frika se nuk do të mund të mbushin nme delegatë Pallatin e Kongreseve.

Po ashtu ai tha se delagatët zgjidhen me mandat 4-vjeçar.

Do donim të bënim publike disa problematika. Në datën 17 korrik të 2021 në Kuvendin e radhës të Partisë Demokratike të Shqipërisë, dega e Fierit ka pasur në total 640 delegatë. Nga këta 640 delegatë, janë përfshirë në bazë të statutit kryetarët e seksioneve, kryetarët e grupseksioneve, sekretarët e grupseksioneve, bordi këshillimor dhe sekretariati me nënkryetarët.



Gjithashtu, me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi janë futur në listën e delegatëve edhe sekretarët e seksioneve. Pra, 226 sekretarë seksionesh dhe një pjesë tjetër e bordit këshillimor që ishte mbi numrin e përcaktuar të bordit dhe kërkesa e tyre ishte për arsyen e frikës së madhe që kishin në Kuvendin e 17 korrikut të 2021 për mos mbushjen e Pallatit të Kongreseve me delegatë.

Duke ditur që dëga e Fierit, si një degë e mirëorganizuar në tetë vite ishte në gjendje që delegatët ti plotësonte. Kështu që lista me 640 delegatë janë njoftuar që të gjithë në 17 korrik kanë qënë pjesëtarë rreth 500 delegatë dhe pjesa tjetër për arsye të ndryshme nuk mori pjesë.

Në bazë të rregullit të vendosur në Kuvendin e 17 korrikut të 640 delegatët duhet të jenë delegatë, për në Kuvendin e 11 Dhjetorit, për arsye se delegatët kanë një mandat 4-vjeçar dhe në momentin që ata miratohen si delegatë, vazhdon mandati i tyre deri në Kuvendin e radhës, Kuvendi i 11 Dhjetorit është një Kuvend i jashtëzakonshëm dhe nuk mundet që të caktohen mbi statutin e ri që u miratua në 17 korrik të 2021. Për ta vërtetëtuar që numri i delegatëve ka qënë 640 dhe jo 358, aq sa duan të deklarojnë PD në qendër, unë iu vë para mediave email që kemi korrespondencën me sekretarin organizativ, ku është caktuar numri prej 640 delegatësh. Në email janë bërë shtesa të herëpashershme, der isa ka arritur numri 640 delegatë.”-tha Luan Baçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE