Connect with Us

Nga Lutfi Dervishi/ SPAK si instrument në një fushatë linçimi!

Opinione

Nga Lutfi Dervishi/ SPAK si instrument në një fushatë linçimi!

Publikuar

-

/
Nga Lutfi Dervishi/ Ç’i kemi bërë vetes? Koha për bilanc!

24 orë pas lajmit të “bujshëm” të SPAK-ut për arrestimin e ish drejtorit të RTSH, i transmetuar nga media pa përgjegjshmëri në rastin më të mirë dhe me keqdashje të dukshme në disa raste, situata është krejt tjetër nga ajo që iu paraqit publikut.

Së pari, në titra dhe në cicërimet e lexuesve të lajmeve thuhej për një abuzim me tenderin 84 milionë lekë. A thua se tenderi kurrë nuk është bërë dhe pajisjet janë tretur?!

Pasi lexon 12 faqet e akuzës pyetja është a ka dëm? Sa është dëmi?! Kush është përgjegjës?

Në qendër të ciklonit ishte ish drejtori i RTSH i cili sot ndodhet i arrestuar, por nuk akuzohet as për korrupsion, as për shkelje të pabarazisë në tendera. Gjykohet për tolerancën dy javore për sjelljen e materialeve nga firma. Një problem administrativ që do të zgjidhet nga gjykata. Akuza është për shpërdorim detyre, – një akuzë të cilën nuk e ka në kopetencë për ta gjykuar SPAK, por prokuria e Tiranës.

Pyetje: heton SPAK shpërdorimin e detyrës?

Ish Drejtori RTSH nuk ka lidhje me tenderin e zhvilluar!

Ky hetim prej më shumë se tre vitesh ka nisur si rezultat i ankesës së firmës që nuk ka fituar tenderin. Vendim marrja e KVO (komisionit të ofertave) është gjykuar në komisionin e Prokurimit organi qendror i ankesave për tenderat! Ankesa e kompanise është rrëzuar! Kjo ankesë është gjykuar edhe në gjykatë dhe gjykata e ka rrëzuar!

LEXO EDHE:  U arrestua nga policia e Korçës/ Kush është juristi i dënuar për mashtrim

Por përtej detajeve që do t’i sqarojë gjykimi, të bën përshtypje raportimi i papërgjegjshëm i medias, raportim që të kujton një thënie të George Bernard Showt- gazetarët shpesh nuk arrijnë të bëjnë dallimin mes një aksidenti me biçkletë dhe shembjes së një qytetërimi.

Përveç gjykatës që do të shprehet, është edhe një gjykatë e opinionit publik është edhe koha si gjykatësi më i mirë.

Për sot, jam i bindur se fushata e linçimit më shumë se të akuzuarin njollos SPAK i cili me sa duket nuk e ka të qartë as rolin, as vendin as hapësirën që duhet të zerë në misionin e rikthimit të besimit të publikut te drejtësia.

Nëse SPAK- mendon se do të ofrojë spektakël, apo ca më keq të përdoret për qëllime të tjera e ka gabim. Këtu media është e pakonkurrueshme si në ofrimin e spektaklit ashtu edhe në vetëpërdorimin e shëmtuar!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Nga Ylli Dylgjeri/ Basha, o është politikan koti… o është nga Hoti!

Publikuar

-

Nga

‘Asgjë nuk ka ndryshuar që nga momenti kur 85% e anëtarësisë ka votuar një anëtarë një votë dhe më ka besuar ti udhëheq në betejën kundër një regjimi që masakroi votën e shqiptarëve përveç shpalljes së zotit Berisha “non grata” dhe unë nuk kam asnjë arsye se pse për shkak të shpalljes së zotit Berisha “non grata” të tradhtoj besimin, të tradhtoj besimin e demokratëve, të tradhtoj besimin e shqiptarëve të cilët te Partia Demokratike shohin shpresën e vetme, alternativën e vetme për të ardhmen, për luftën kundër korrupsionit, për luftën për zgjedhje të lira dhe të ndershme’, theksoi Basha gjatë intervistës së tij.

Uaaaaaa, e pabesueshme!

Pa i levizur fare asnje fije floku,  pa levizur nga zyra e Tij, pa levizur nga karrigia, kur edhe gazetarja i vjen ne zyre (se ky nuk leviz) thote: Asgje ska ndryshuar! Nderkohe ka mbi  dy muaj që i lëviz gjithshka rreth tij;

LEXO EDHE:  Arrestohen 3 shperndares droge pranë aeroportit “Nënë Tereza”

LEXO EDHE:  Video-Nga Shullazi tek hetimi i zyrtarëve të lartë/ Çfarë tha Hajdarmataj  në KLP

leviz antarsia, levizin deputetet, levizin  bashkepuntoret, levizin zyrat,

leviz media, levizin bravat ne PD,

levizin studiot, levizin parate neper analistet e blere,

levizin interesat, leviz shqiperia, levizin shqiptaret ne amerike e kudo…



bota po leviz dhe ky thote prap thote: Asgje nuk leviz!

Gjynah. Lulit i ka vdekur.

Te rroni vete Lulzim.

Marrim pjese ne humbjen tende.

Te rrojme e tju kujtojme.

Varrimi behet me 11 Dhjetor.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Mentor Kikia/ Një këshillë për Berishën në prag të Kongresit!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Mentor Kikia

“Foltorja” është një institucion politik tashmë brenda PD-së dhe injorimi nuk mjafton për ta zhbërë. Sali Berisha është në delir për numrin e ndjekësve në bazë dhe numrin e mbështësve në nivelin e “opinionbërës”. Ajo që mbetet për tu parë tani është nëse Berisha do të bëjë një Kuvend apo do të bëjë një Miting të madh, përmbyllës të fushatës së Foltoreve.

Nëse Berisha do të marshojë në 11 Dhjetor, si një fitimtar, pikërisht atëherë PD ka humbur përfundimisht.

Këtë pritet ta mësojmë në datën 11 dhe këtë e ka në dorë vetëm ai. Dhe Kuvendin nga Mitingu nuk e dallon vetëm ana protokollare, por mbi të gjitha vendimet që do të merren.



Besoj se ka vetëm një vendim që do të bëjë ndryshimin, ai i zgjedhjeve të vërteta. A do të shpallë ai një fushatë reale zgjedhore, apo do të zbatojë parimin “topin e kam unë, penalltinë do ta gjuaj unë”.

LEXO EDHE:  Nga Lutfi Dervishi/ Shqiptarët dhe planet A, B, C, D për BE-në

LEXO EDHE:  Arrestohen 3 shperndares droge pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Nëse Berisha do të vetëshpallet kryetar të shtunën, atëherë të gjithë mbështetësit e tij duhet të kthehen në shtëpi, pa pritur fundin e kuvendit. Nëse ai do të shpallë seriozisht zgjedhje, atëherë unë kam një propozim:

Kandidatët për kryetarë të bëjnë atë që bënë kandidatët për kryetar të Partisë Laburiste, në 1994, Toni Bler, Margaret Beclett dhe John Smith, të cilët iu drejtuan debateve publike televizive për të parashtuar platformat e tyre politike.

Kjo ishte kthesa e madhe që transformoi një parti të lodhur nga qëndrimi në opozitë dhe e çoi drejt pushtetit.

LEXO TE PLOTE

Opinione

A e bën dot Berisha Reaganin?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Klodian Tomorri 

Në vitet 80’ SHBA-të ishin bërë praktikisht një vend i majtë. Në gjysmë shekullin e fundit, Shtëpia e Bardhë ishte qeverisur plot 35 vjet nga demokratët, ndërkohë që në Kongres dominimi i tyre kishte qënë edhe më absolut.

Në qarqet e elites intelektuale amerikane, në ate kohë, mbizotëronte konsensusi se konservatorizmi kishte vdekur dhe tashmë ishte një rryme e parëndësishme në jetën politike. Prova më e fundit ishte dështimi i Barry Goldwater në primaret brenda Partisë Republikane.

Kriza politike e së djathtes dhe monopartitizmi nuk janë ngjashmëria e vetme e Amerikës së viteve ‘80 me Shqipërinë e sotme. Qeverisja e gjatë e së majtes kishte avancuar një sërë politikash, që kishin shkundur jetën sociale të vendit, veçanërisht axhenda gay dhe politikat feministe. Këto ndryshime kishin shkaktuar pakënaqësi të medha tek komunitetet fetare të SHBA-ve.

Nga ana tjeter, taksat e larta dhe shtrëngimi i dares rregullatore kishin mërzitur jo pak eliten koorporatiste amerikane dhe biznesin në teresi. Së fundmi, në atë kohe Shtetet e Bashkuara vuanin nga një kriminalitet i lartë, vecanërisht krimet e natyrës ordinere mbi qytetarët dhe familjet amerikane.

Me pak fjalë, pakënaqësia ndaj qeverisjes të së majtes ekzistonte, por ishte e fragmentarizuar dhe deri në atë kohë askush nga e djathta politike nuk kishte arritur ta kanalizonte këtë pakënaqësi në votë popullore.

Në vitin 1975, Ronald Reagan tentoi të siguronte kandidimin për në Shtëpinë e Bardhë, por humbi në primare ndaj Gerald Ford. Baza republikane mendoi se Reagan ishte i moshuar dhe nuk mund të arrinte t’i siguronte Partisë fitoren. Por 5 vjet më vonë, aktori i dalë në pension u rikthye.

Presidenca e Jimmy Carter kishte qënë problematike. Kriza e ekonomisë amerikane i ishte mbivendosur pakënaqësive të tjera sociale. Reagan arriti të merrte besimin e republikanëve në primare, por mbi të gjitha arriti të siguronte mbështetjen e të gjitha grupeve të rëndësishme të interesit, që ishin të lodhur nga politikat e majta duke filluar nga komunitetet fetare, biznesi, por edhe familjet e trembura nga kriminaliteti dhe të terrorizuara nga “forcat satanike të liberalizmit”.

LEXO EDHE:  Video-Dalin pamjet/ Si u arrestuan në pyll vrasësit e kuzhinierit në Borsh

LEXO EDHE:  Nga Lutfi Dervishi/ Lajmësi nuk ka faj



Ronald Reagan është ndoshta presidenti më i suksesshëm i SHBA-ve pas Luftës së Dytë Botërore. Ai arriti t’i jepte fund krizës ekonomike duke e rikthyer ekonominë amerikane në kapacitet të plotë, reduktoi kriminalitetin e brendshëm dhe forcoi ndikimin e SHBA-ve në arenën ndërkombëtare.

Por arritja më e madhe e presidences se Reaganit ishte se ajo shpëtoi SHBA-të nga monopartitizmi faktik. Reagan e ktheu Amerikën djathtas. Jo vetëm duke rihapur sërish garën, por duke e detyruar edhe Partinë Demokratike që të zhvendosej me djathtas.

Shqipëria është sot në një situatë identike me atë të SHBA-ve në vitet 80’. Kjo ngjashëri është e dukshme në avancimin e politikave liberale me karakter ateist, që sulmojnë familjen tradicionale.

Së dyti është e dukshme në politikat antibiznes dhe antitreg, që ndryshe nga SHBA-të, në Shqipëri shfaqen përmes crony kapitalizmit dhe kapjes së shtetit.

Po kështu, kriminaliteti dhe korrupsioni janë probleme madhore, që me gjasa do të perkeqesohen më shumë nga mungesa e garës politike. Por ngjashmëria me e madhe është sigurisht ambienti politik.

Me Partine Socialiste prej 12 vitesh në pushtet dhe opozitën në krizë të thellë, Shqipëria po lundron në ujerat e rrezikshem të monopartitizmit. Për një demokraci hibride, ky është rreziku më i madh i mundshëm.

Dhe është një rrezik që dikush do të duhet ta thyejë.

A është Sali Berisha njeriu më i përshtatshëm për ta bërë këtë? Ndoshta jo. A mundet ai ta bëjeë dot? Ndoshta jo. Por të gjithe ne duhet të shpresojmë që të pakten lëvizja e Berishës të arrijë të shkundë ambientin politik. Përndryshe siç thonë amerikanët “ëe’re all fucked up”. Fundja, kjo është Shqipëria. Reaganet nuk kemi ku t’i gjejmë./CNA.al

LEXO TE PLOTE