LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nesër do të ndizet Kukësi/ Paralajmëron Flamur Noka

11 Tetor 2021, 11:33, Politikë CNA
Nesër do të ndizet Kukësi/ Paralajmëron Flamur Noka

Lideri historik i PD, Sali Berisha, ka paralajmëruar se ?Foltorja? e radhës do të jetë, ditën e martë në Kukës.

Gjatë gjithë takimeve me demokratët, një nga përkrahësit e lëvizjes së Berishës, ka qenë dhe deputeti Flamur Noka.

Së fundi Noka, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka paralajmëruar takimin e radhës me demokratët e Kukësit, teksa rrjeti është ndezur nga komente.

Demokratët e Kukësit shprehën se janë gati për të pritur liderin historik të PD, Sali Berishën.

?Doktorin kudo ku ka demokratë të vërtetë e shqiptarë patriotë do ta presin mirë e me përkushtim e padyshim Kukësi e kukësianët e kanë treguar vehten që janë me PD e Doktor Berishën!!!?, shkruan një prej demokratëve në postimin e Nokës.

Kujtojmë se ish kryeministri Berisha ka zhvilluar takime në 7 qytete, Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, ndërsa pritet takimi nesër në Kukës dhe më pas në Korçë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga