Connect with Us

Në protestë kundër rritjes së çmimeve/ Shiu nuk ‘ndal’ qytetarët

Aktualitet

Në protestë kundër rritjes së çmimeve/ Shiu nuk ‘ndal’ qytetarët

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur pasditen e sotme para kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve.

Një nga protestuesit ka deklaruar se shqiptarët janë bërë bashkë për të drejtat e tyre dhe do të protestojnë derisa të normalizohet situata e çmimeve.

“Një ndër pikat që mendojmë që u reflektua është çmimi i energjisë elektrike. Ne protestojmë për ushqimet e shportës që janë rritur të gjitha.

Për nivelin e çmimit të karburanteve. Këto janë pikat kryesore që ndikojnë në jetën e çdo shqiptari. Ja kur jemi sot në orën 17:00 dhe këto do të vijojnë deri në atë pikë, kur do të plotësohen pikat tona”, tha protestuesi.

Ndërkohë një protestuese tjetër tha se ‘kryeministri duhet t’i bëjë edhe njëhere llogaritë, pasi rroga nuk na del deri në fund të muaji’.

“Jam llogaritare shumë e mirë edhe pse nuk jam eksperte ekonomie. Kryeministri nuk të lejon të dalësh të protestosh, por ai ka një ekspert dhe propozoj të rishqyrtojë edhe një herë të gjitha llogaritë që ka bërë, sepse ne mezi ia dalim me këto rroga deri në fund të muajit”, ka deklaruar ajo.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Me urdhër të Ramës, policia dhunon protestuesit në Shkodër

Kjo është protesta e dytë e zhvilluar nga qytetarët dhe shoqëria civile që kundërshtojnë rritjen e çmimeve të bukës, karburantit dhe produkteve të shportës.

Kujtojmë se në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kryeministri Edi Rama tha se nuk do të ketë rritje të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Të paktën tre të vrarë në një shkollë në Miçigan, ndalohet i dyshuari

Publikuar

-

Nga

Të paktën tre persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën të martën kur u hap zjarr në një shkollë të mesme në Oksford të Miçiganit dhe një nxënës u arrestua menjeherë pas icidentit, thanë autoritetet e rendit.

Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme të Oksfordit, rreth 55 km në veri të Detroitit, pak pas mesditës me kohën lokale. Forcat e rendit dhe personeli i urgjencës shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, tha zyra e Sherifit të Qarkut Oakland.

“Kemi në paraburgim një të dyshuar për hapje zjarri dhe kemi gjetur një armë. Nuk besojmë se ka ndonjë person tjetër në këtë moment”, tha përmes një deklarate zyra e sherifit.



LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Zbulohet axhenda e kryeministrit Rama

LEXO EDHE:  Haradinaj: Protesta është qytetare dhe opozitare, jo partiake

Zëvendës sherifi Michael McCabe u tha gazetarëve në vendngjarje se i dyshuari ishte një nxënës 15-vjeçar në shkollë, i cili përdori një pistoletë gjysmë automatike. Mes të plagosurve ishte një mësues i madh, tha ai.

“Mund t’ju them se ai goditi me disa të shtëna,” tha zoti McCabe.

Ai shtoi se personeli i rendit po bënte ende kontroll në shkollë, e cila u vendos në izolim kur filluan të shtënat./voa

LEXO TE PLOTE

Kronika

Pjesë e hetimit/ Cili ishte roli i Belës në atentatin e Erigers Mihasit

Publikuar

-

Nga

Një 20-vjeçare nga Lushnja, studente e arkitekturës është thirrur nga prokuroria si pjesë e hetimit për vrasjen e Erigers Mihasit mbrëmjën e 13 tetorit në kryeqytet.

Në emisionin “Opinion”, ndërsa është diskutuar pikërisht roli i vajzave të ndryshme në botën e krimit, gazetarët e pranishëm thanë se në rastin e Belës është ende i paqartë roli i saj.

“Shumë të dhëna i çuan prokurorët të besonin që ishte informatore pasi atentatorët nuk qëlluan në momentin që në makinë ishte vajza. Në atentatin e Erigers Mihasit janë përdorur edhe dy automjete të tjera dhe dy motorrë që janë përdorur si stafetë”, u shpreh gazetari Spartak Koka.

LEXO EDHE:  Nis zyrtarisht protesta e opozitës

LEXO EDHE:  Nis zyrtarisht protesta e opozitës



Ndërkohë, gazetarja Etleva Delia tha se vajza nuk rezulton të ketë qenë në dijeni të ndjekjes. “Vajza në fjalë nuk rezulton që të ketë qenë e vetëdijshme. Është përdorur nga autorët si person më i lehtë për t’u ndjekur se sa vetë preja”, tha gazetarja.

“Ajo është pjesë e hetimit, ka dhënë dëklarime, por deri në këto momente nuk mund të flasim për një rol aktiv të saj në këtë ngjarje”, tha gazetari Armand Bajramaj.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Qeveria e Kosovës miraton masat e reja anti-COVID

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të marte ka miratuar masa të reja kundër parandalimit dhe përhapjes së pandemisë COVID-19.

Disa prej masave të miratuara sot janë; çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë një nga dëshmitë e vaksinimit. Në pikën 2.1 të këtij vendimi thuhet se çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë, apo me dy doza.



Tutje, në pikën 2.2 thuhet se çdo person që dëshiron të hyjë në Kosovë duhet ta posedojë një dozë të vaksinimit jo më të vjetër së katër javë së bashku me testin PCR negavit për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë, ndërsa që nga data 3 janar 2022, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë dëshminë e të dy dozave të vaksinimit.

LEXO TE PLOTE