Connect with Us

MSH nxjerr shifrat/ Mbetet i lartë numri i viktimave, ja sa raste të reja u regjistruan sot

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Mbetet i lartë numri i viktimave, ja sa raste të reja u regjistruan sot

Publikuar

-

Publikohen shifrat/ Ulet sërish kurba e infektimeve, ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2,569 testime, kanë rezultuar pozitivë 195 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 9 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 109 në Tiranë, 10 në Fier, 7 në Durrës, Kamëz, Vlorë, Berat, 6 në Lushnje, Mallakastër, 5 në Kukës, 4 në Lezhë, Kurbin, Krujë, Peqin, 3 në Gjirokastër, 2 në Përmet, 1 në Shkodër, Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Finiq, Tepelenë, Skrapar, Poliçan, Gramsh.

Janë 6,952 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 1 qytetar nga Durrësi 46 vjeç, 1 qytetar nga Mirdita 48 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 58 dhe 78 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 66 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 69 vjeç, 1 qytetar nga Korça 73 vjeç dhe 1 qytetar nga Kruja 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,434 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Vaksina e Oksfordit mund të ruhet në një frigorifer normal/ Publikohet edhe “çmimi i lirë” i saj

Statistika (11 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 195
Të shëruar në 24 orë 347
Të shtruar në spitale 161
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2,569

Testime totale 1,240,204
Raste pozitive 175,163
Raste të shëruara 165,434
Raste Aktive 6,952
Humbje jete 2,777

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3060
Durrës 824
Fier 691
Shkodër 559
Vlorë 345
Elbasan 342
Lezhë 269
Berat 237
Gjirokastër 214
Kukës 159
Korçë 136
Dibër 116

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Vaksinimi i fëmijëve/ Eksperti i shëndetit publik mesazh qytetarëve

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho është shprehur pro vaksinimit të fëmijëve nga 12-18 vjeç.

Në një postim në rrjetet sociale, ai i drejton një mesazh qytetarëve, ndërsa thekson se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të vendosur nën kontroll epideminë dhe për të minimizuar pasojat e COVID-it në shëndetin dhe jetët e shqiptarëve.

Të mësojmë nga arritjet dhe gabimet e vendeve të tjera dhe të nxitim vaksinimin e të gjithë grup-moshave, përfshi fëmijët 12 deri 18 vjeç.

Me njohuritë që kemi deri tani, është e vetmja mënyrë për të vendosur nën kontroll epideminë dhe për të minimizuar pasojat e COVID-it në shëndetin dhe jetët e shqiptarëve.



LEXO EDHE:  Rriten rastet me Covid-19/ Mal i Zi shtrëngon masat kufizuese

LEXO EDHE:  Nis vaksinimi kundër gripit/ Manastirliu tregon cilat kategori përfitojnë

Çdo jetë është e çmuar dhe duhet mbrojtur! Përfitimet nga vaksinat e sigurta, Pfizer, Moderna, Johnson & Johnson dhe Astra Zeneca i tejkalojnë rreziqet e administrimit të vaksinës në të gjithë personat me moshën mbi 12 vjeç!

Sa më parë të vaksinohen, aq më të mbrojtur do të jenë shqiptarët!

Sigurisht, vaksinimi duhet bërë vetëm mbi baza vullnetare, jashtë çdo detyrimi dhe duke u njohur alternativa të përballueshme ekonomikisht atyre që nuk dëshirojnë të vaksinohen.

Personat e shëruar janë të mbrojtur disa muaj pas shërimit, por edhe ata, nëse dëshirojnë të ndihen më të sigurt, përfitojnë ndjeshëm nga vaksinimi.”-shkruan Erion Dasho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Vendi larg imunitetit të tufës”/ Alimehmeti: Delta ka prishur shifrat e studimit

Publikuar

-

Nga

“Vendi ynë është shumë larg imunitetit të tufës nga koronavirusi”. Kështu deklaroi mjeku I njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, sonte në “Real Story”.

Alimehmeti tha se varianti Delta ka prishur shifrat e studimit të mëparshëm, pasi ka transmetueshmëri të lartë.



“Imuniteti i tufës është larg. Do marrim parasysh këtu se kush është dhe ku. Në korrik ka qenë për Tiranën, për një moshë të caktuar. Delta ka një transmetueshmëri të lartë, e prish atë shifër.

Kërkon 85% minimumi. Është kalkulim i vështirë për t’u bërë. Na mungon studimi. Ky është i vetmi që kemi. Si bazohemi tani asaj, pasi kemi sot vaksinë. Të kesh shifra të ulta vaksinimi këtu ka diçka që nuk shkon. S’kemi vështirësi te studentët, por një pjesë e asaj grupmoshe janë këta të rinj.
Kemi më pak se 70-80 % të të moshuarve të vaksinuar. Ata që nuk e kanë bërë vaksinën në moshë të madhe, janë ata më rezistentët. Ky është studim që kemi bërë në Shqipëri. Ata që nuk vaksinohen, janë bërthamë e fortë, rriten me moshën.”, pohoi Alimehmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situata në Infektiv/ Pipero: Moshat e rritura me simptoma të theksuara

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionis Pëllumb Pipero dhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, janë të ftuar mbrëmjen e sotme në “Repolitix” ku po flitet për situatën e pandemisë.

Pipero tha se pjesa më e madhe e rasteve me COVID-19 janë të moshave mbi 60 vjeç.

Sipas tij, persona e kësaj moshë që ende nuk e kanë bërë vaksinën shfaqin simptoma të theksuara të sëmundjes.



“Praktikisht moshat e rritura, mbi 60 vjeç, kush nuk e ka bërë në kohën kur ishte fasha e obliguar është më rezistent për të mos e bërë. Në praktikën e përditshme, pjesa më e madhe e rasteve që vijnë janë të këtyre moshave. Duhet të kemi në konsideratë që COVID-i midis moshave të reja, numri i rasteve që sëmuren është më i vogël dhe më i vështirë të bjerë në sy. Ndërsa moshat e rritura kanë simptoma më të theksuara”, tha Pipero.

LEXO EDHE:  Mutacionet e SARS-CoV-2/ A na mbrojnë vaksinat nga variantet e reja?

LEXO EDHE:  Nis vaksinimi kundër gripit/ Manastirliu tregon cilat kategori përfitojnë

Për mjekun Skënder Brataj, shqetësuese është fakti që efikasiteti i testit të shpejtë ka rënë.

“Ka shumë të rinj që thonë jemi me rrufë. Edhe testi i shpejt e ka humb atë efikasin e tij. Kjo është gjëja më e keqe, duke qenë negativ, ti nuk mbrohesh dhe e transmeton lehtësisht. Nga data 10 tetor e deri dje ne kemi bërë vizita të shumta në banesë, por shumica prej tyre janë dërguar në spital. Ai që shkon në spital është forma e mesme e rëndë dhe këta janë ata që kërkojnë ndihmë”, tha Brataj./CNA.al

LEXO TE PLOTE