LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti drejt përkeqësimit/ Shirat “mbërthejnë” vendin

11 Tetor 2021, 06:10, Sociale CNA
Moti drejt përkeqësimit/ Shirat “mbërthejnë”

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë të sjelli vranësira të shpeshta, ku parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të pakta në një pjesë të mirë të vendit tonë.

Por në orët e pasdites do të ketë shtim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar shira me intensitet mesatar në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër.

Sipas MeteoAlb, Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, si edhe mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga