Connect with Us

Lulzim Basha nuk e shkarkon dot Mul Nokën me vendim personal

Opinione

Lulzim Basha nuk e shkarkon dot Mul Nokën me vendim personal

Publikuar

-

Është interesant rezultati që del nga konsultimi i statutit të PD dhe rregullores së brendshme të Kuvendit, për sa i takon rastit “Noka”.

Kompetencat e Kryetarit të Partisë Demokratike nuk shtrihen deri tek shkarkimi i deputetit Noka nga funksioni si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë. Për shkarkimin ndiqen të njëjtat procedura si për emërimin e tij në atë post.

Kryetari Partisë Demokratike sigurisht mund të ushtrojë autoritetin e tij dhe si një zë shumë i fuqishëm në grupin parlamentar, mund të propozojë në grupin parlamentar shkarkimin e Zotit Noka.

Por vetëm kaq!

Lulzim Basha në grup është vetëm një votë.

Por Kryetari i Partisë Demokratike me statut ka kompetencen që të vendosë vetë për përjashtimin e Zotit Noka nga partia.

Në këtë rast, gjithe arsyetimet e dhëna për shkarkimin e Nokës nga posti i nenkryetarit të Komisionit të Sigurisë, mund të shërbenin mjaftueshem si motiv parimor dhe moral për vendimmarrjen e Lulzim Bashës duke e përjashtuar Zotin Noka nga Partia Demokratike.

LEXO EDHE:  Luli përfundon vizitën në Mars dhe troket në dyert e shqiptarëve

Ndërsa për sa i takon paralajmërimit të bërë për përjashtim të Zotit Noka nga grupi parlamentar, Statuti i PD nuk flet dhe nuk e rregullon këtë çështje.

Në të kaluarën Berisha dhe Rama kanë përjashtuar deputetë nga grupet parlamentare respektive për shumë më pak sesa kaq!

Por përvec traditës parlamentare, në këtë rast vlejnë rregullat e parashikuara nga Rregullorja e Kuvendit.

Sipas Rregullores së Kuvendit, për anëtarësimin në një grup parlamentar duhen 2 elemente.

Nga njëra anë vullneti i shprehur i deputetit, i plotësuar në deklaratën përkatëse dhe nga ana tjetër pranimi i tij në grupin e krijuar.

Nëse një prej këtyre elementëve mungon, nuk ka anëtarësim në një grup parlamentar. Nëse një prej këtyre vullneteve ndërron, ndodh përjashtimi nga grupi parlamentar. Në atë rast zotit Noka do i duheshin të paktën 6 muaj përpara se të shprehte dëshirën për tu anëtarësuar në një prej grupeve parlamentare ekzistuese apo të krijuara rishtazi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Zoti Xhafaj: Kushtetuta ka parashikuar thjesht Fundin e KPK

Publikuar

-

Nga

“Meta de facto kryetar i LSI”/ Xhafaj: Ka lidhje me disa goditje ndaj familjes sime

Në debatin e hapur lidhur me zgjatjen e mandatit te KPK  ka ndërhyrë edhe Fatmir Xhafaj, dikur kryetar i komisionit Parlamentar të Regormës në Drejtësi.

Nga paneli i studiove televizive Zoti Xhafaj me stilin e tij “as po as jo” sqaroi që “nëse palët nuk rënkan dakord për zgjatjen e mandatit të KPK, atëhere Kushtetuta ka parashikuar që funksionet i vijon KLGJ dhe KLP”.

Çfarë tha Fatmir Xhafaj:

‘ Reforma është në rrugën e duhur dhe po jep frytet e saj të para. Nuk them se ka ecur çdo gjë në mënyrë perfekte, kjo për një sërë faktorësh objektivë e subjektivë që kanë bërë që ritmi i procesit të ngadalësohet. Reforma po ecën në drejtimin e duhur.  Askush se kishte menduar se e keqja ishte kaq e madhe, sa ç’rezultoi nga skanimi i sistemit. këtë situatë e ndihmoi edhe sjellja e politikës, përpjekja për ta penguar e sot është ky realitet. Nëse vetë aktorët e sistemit të drejtësisë bëhen më aktivë në këtë proces, jam i bindur se kjo situatë do të zbutet dhe ka disa hapa siç është miratimi i hartës së re gjyqësore. Duhet plotësimi i vakancave dhe rritja e studentëve të shkollës së magjistraturës por pa cënuar cilësinë e tyre.

Thelbi lidhet me faktin se vitin që vjen mbaron mandati i KPK-së, por kushtetuta e ka parashikuar zgjidhjen kur mbaron i kalon KLP dhe KLGJ, zgjidhja është aty. Ka një opinion tek mazhoranca që zgjidhja më e mirë do ishte zgjatja e mandatit, në mënyrë që kur proces i filluar nga ky komision pra vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve të mbyllet nga ky komision. Edhe zgjidhja tjetër është kushtetuese dhe ka avantazhe. Nuk ndërpritet vettingu vazhdon. Duhet të shihet se cili do jetë roli i ONM-së, pasi është jetik për qëndrueshmërinë dhe integritetin e këtij procesin. Duket lehtë, por tek zgjatja fillon problemi duhet një analizë e mirë për këtë. Do të ishte një bazë e mirë që të diskutohet edhe me opozitën. Duhet të analizohet pse do të bëhet ky ndryshim.”



LEXO EDHE:  Majlinda, pasqyra që duhet thyer

LEXO EDHE:  Luli përfundon vizitën në Mars dhe troket në dyert e shqiptarëve

Ku mashtron Fatmir Xhafaj:

1- Kushtetuta në asnjë pikë nuk flet per opsione zgjatje të mandatit të KPK. Kushtetuta thote mandati i KPK perfundin ne 2022 dhe funksionet i kalojne KLGJ dhe KLP  PIKË. Zgjatja e mandatit NUK ËSHTË KUSHTETUESE. Ndryshe do ish po aq Kushtetues zgjatja me vendim Kuvendi i çdo afati kushtetues. Edhe i Kuvendit!!??? Një juristi si Xhafaj kjo nuk i falet.

2- Maxhoranca nuk ka fare hallin e gjetjes së nje mekanizmi më të pershtatshem. Ka një hall tjeter qe nuk e thotë por fuket të jetë aq i madh sa të detyroje Fatmirin të pështyje mbi reformën të cilen e njef si krijesen e vet. Një stature si Xhafaj nuk i shkon për shtat të spërdridhet kësisoj.

Ose reforma është shkruar dhe llogaritur mire ose qenka shkruar dhe llogaritur keq. Të dyja bashke nuk rrinë dot.

Ah Fatmir Fatmir!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Lutfi Dervishi/ SPAK si instrument në një fushatë linçimi!

Publikuar

-

Nga

Nga Lutfi Dervishi/ Ç’i kemi bërë vetes? Koha për bilanc!

24 orë pas lajmit të “bujshëm” të SPAK-ut për arrestimin e ish drejtorit të RTSH, i transmetuar nga media pa përgjegjshmëri në rastin më të mirë dhe me keqdashje të dukshme në disa raste, situata është krejt tjetër nga ajo që iu paraqit publikut.

Së pari, në titra dhe në cicërimet e lexuesve të lajmeve thuhej për një abuzim me tenderin 84 milionë lekë. A thua se tenderi kurrë nuk është bërë dhe pajisjet janë tretur?!

Pasi lexon 12 faqet e akuzës pyetja është a ka dëm? Sa është dëmi?! Kush është përgjegjës?

Në qendër të ciklonit ishte ish drejtori i RTSH i cili sot ndodhet i arrestuar, por nuk akuzohet as për korrupsion, as për shkelje të pabarazisë në tendera. Gjykohet për tolerancën dy javore për sjelljen e materialeve nga firma. Një problem administrativ që do të zgjidhet nga gjykata. Akuza është për shpërdorim detyre, – një akuzë të cilën nuk e ka në kopetencë për ta gjykuar SPAK, por prokuria e Tiranës.

Pyetje: heton SPAK shpërdorimin e detyrës?

Ish Drejtori RTSH nuk ka lidhje me tenderin e zhvilluar!



Ky hetim prej më shumë se tre vitesh ka nisur si rezultat i ankesës së firmës që nuk ka fituar tenderin. Vendim marrja e KVO (komisionit të ofertave) është gjykuar në komisionin e Prokurimit organi qendror i ankesave për tenderat! Ankesa e kompanise është rrëzuar! Kjo ankesë është gjykuar edhe në gjykatë dhe gjykata e ka rrëzuar!

LEXO EDHE:  Shembja e Teatrit Kombëtar/ Basha zbulon aksionin e opozitës

LEXO EDHE:  Majlinda, pasqyra që duhet thyer

Por përtej detajeve që do t’i sqarojë gjykimi, të bën përshtypje raportimi i papërgjegjshëm i medias, raportim që të kujton një thënie të George Bernard Showt- gazetarët shpesh nuk arrijnë të bëjnë dallimin mes një aksidenti me biçkletë dhe shembjes së një qytetërimi.

Përveç gjykatës që do të shprehet, është edhe një gjykatë e opinionit publik është edhe koha si gjykatësi më i mirë.

Për sot, jam i bindur se fushata e linçimit më shumë se të akuzuarin njollos SPAK i cili me sa duket nuk e ka të qartë as rolin, as vendin as hapësirën që duhet të zerë në misionin e rikthimit të besimit të publikut te drejtësia.

Nëse SPAK- mendon se do të ofrojë spektakël, apo ca më keq të përdoret për qëllime të tjera e ka gabim. Këtu media është e pakonkurrueshme si në ofrimin e spektaklit ashtu edhe në vetëpërdorimin e shëmtuar!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Julian Bala/ Pa pasur rritje rrogash 50%, mos tentojë askush të rritë produktet dhe energjinë

Publikuar

-

Nga

Kriza energjitike: dr.DRama, doktor në rrënim dhe shkatërrim ekonomik, hedh nje vickel per t’i nenshtruar “familjet ne nevojë”; thotë se do shpërndaje ndihma… Njësoj veproi kur filloi plandeminë; u tha nepunesve qe të rrinin në shtepi, sepse do u jepte jo një, por dy rroga.

Me pas, kur filluan lehtësimet politike nga shtrëngimet e injorancës diplomatike, lexoja nëpunës të korruptuar që i kërkonin dr.DRamës ta zgjaste izolimin edhe për muajt në vazhdim, sepse kështu ishte mirë për palën e militantëve-nëpunes që u mësuan të merrnin më shumë para duke ndenjur në shtëpi, sesa duke shkuar në “punë”…

Ketu, nuk ka politikë zhvillimi, por vetëm politikë prapambetjeje!

Kjo është “e injektuar” nga jashte sigurisht.

1)Papunësia në rritje.

2)Shumë njerëz kanë lënë vendin e punës, ose nuk janë marrë në punë, sepse nuk kanë zbatuar rregullat e maskizëm-vaksinizmit, dozën e parë, të dytën, etj.

3)Zyra e punës, ka që në kohën e Salës që nuk shperndan vërtetime papunësie, sepse nuk i intereson sistemit të shpaloset lista e vertete e të papunëve.

4)Si do quhet shtresë në nevojë, shtresa e të papunëve, nëse nuk lejohet të shpërndahet vertetimi i papunësisë, por vetëm i punëkërkuesit?



5)Punëkerkuesi që nuk i nenshtrohet plandemisë, servilizmit plandemik, manipulimit plandemist, eshte shtresa e re në nevojë.

6)Nëse një superspecialist që ka 6 vjet pa punë dhe vazhdon dërgon CV lart e poshtë në lidhje me eksperiencën dhe formimin e tij profesional, asnjë nuk e mori në telefon dhe t’i thoshte që ketu në këtë ndërmarrje kemi nevojë për njerëz si ty, por vetëm Callcenter-at (që kanë lidhje me informacionet e zyrës e punës) e merrnin në telefon dhe i luteshin për intervistë, derisa u bënë të bezdisshëm.

LEXO EDHE:  Majlinda, pasqyra që duhet thyer

LEXO EDHE:  Majlinda, pasqyra që duhet thyer

Callcenter-at , janë qendrat e punësimit të njerëzve të nënshtruar. Nuk mund të marrin në punë intelektualë rebelë që duan të “minojnë” sistemin e kompromisit, përshtatjes darviniane në emër të antivleres që mbretëron falë korrupsionit!..

A e dini se si i konceptoj unë politikanet? Njësoj si një grup njerëzish që hapen në trotuar sikur e kanë pronen e tyre dhe bicikletave që nuk kanë korsi ku te kalojnë iu thonë: hidhuni në rrugë, pikërisht aty ku makinat vrasin njerëz çdo ditë…

A e dini se si i konceptoj une politikanët? Njësoj si disa njerëz injorantë që ecin dhe bllokojnë rrugen e biçikletave nga kodrat e Liqenit dhe zilen bëjnë sikur nuk e degjojnë, por duhet t’iu bertasësh dhe t’iu ulerrasësh që të mendojnë se ti je i çmendur dhe të të hapin rruge aty ku të takon ty të kalosh i lirë…

Keshtu pra, le të ulerasim të gjithë që të na heqin barrierat dhe të na hapin rrugët që i kanë bllokuar për ne dhe që i kanë përvetesuar vetëm për “lëvizjet” e tyre të gabuara: “Pa pasur punë me dinjitet, pa pasur rritje rrogash 50%, mos tentoje askush të rritë produktet dhe energjinë me 40%!

Krizën e krijuar, mos tentojë askush ta thellojë, se do shtojë dënimin nesër kur të perballet me gjykimin për krime ndaj njerëzimit!”

LEXO TE PLOTE