Connect with Us

“Kur flet si unë fle gjumë”/ Administratori OSHEE injoron Bashën, pas paralajmërimit për padi

Aktualitet

“Kur flet si unë fle gjumë”/ Administratori OSHEE injoron Bashën, pas paralajmërimit për padi

Publikuar

-

Administratori i OSHEE-së, Ardian Çela, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” ku po flitet për krizën energjitike të paralajmëruar nga kryeministri Rama.

Çela pranoi se kemi të bëjmë me një krizë që mund të shpjegohet qartë dhe me terma ekonomik.

“Ne po flasim sot që kërkesa është më e madhe se oferta në treg. Pra me terma ekonomik kemi një krizë”, tha ai.

Çela ka injoruar paralajmërimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se PD do të dërgojë në SPAK çështjen e krizës energjitike të paralajmëruar në vend.

“Kur flet zoti Basha flet unë fle, të zë gjumi me atë që thotë. Dua të sqaroj diçka. Duhet të biem dakord që ka një krizë globale, botërore. Vende shumë më të fuqishme se Shqipëria, po përjetojnë krizë energjitike. Edhe ne jemi pjesë e kësaj bote. Arsyet janë shpjeguar por unë mund edhe t’i përsëris. Parqet e mëdha të prodhimit të energjisë kanë prodhuar 10 herë më pak. Politika për taksën e karbonit, mbyllja e centraleve nukleare dhe masa të tjera, si dhe kërkesa pas pandemisë për rilançim të ekonomisë botërore, një impiant i përpunimit të gazit në Siberi u dogj në gusht. Pra janë një sërë faktorësh të pasjes më pak energji në treg. Deri para një jave, vetëm me kufizimet që kishte në Kinë, por sot po shohim rritje çmimesh në shtete të tjera.

LEXO EDHE:  Zyrtari i lartë amerikan apel politikës/ Qeveria legjitime, opozita të futet në zgjedhje  

Kam dëgjuar përralla nga të gjithë, që Shqipëria nuk ka lidhje me këtë sepse Shqipëria prodhon. Ne prodhojmë në dimër, por kjo nuk do të thotë që rreshjet, nuk të garantojnë 6 mujorin e dytë në prodhim. Çdo vit kemi importuar. Kur vjen periudha e vjeshtës, nëse rifillojnë rreshjet, ne importojmë. OSHEE do të importojë 1.3 milion tera, 1 tera do të thotë 1 milion megavat.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Abuzimi i fëmijëve në shkolla/ Sociologia: Temat me natyrë seksuale të vështira të trajtohen nga shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Çështja e abuzimit me fëmijët në familje dhe në shkolla, është diskutuar sot nga sociologia Entela Binjaku, e cila u shpreh se temat me natyrë seksuale janë të vështira të trajtohen nga shoqëria shqiptare.

Sociologia në një intervistë për Debati me Alba Alishanin në A2CNN theksoi se ka pasur një ndërgjegjësim vitet e fundit dhe denoncimet janë rritur, por kjo tregon edhe shkallën e lartë të këtij problemi.



Mendoj se dukuria nuk është re. Kemi vite që kërkojmë më shumë vigjilencë nga të gjithë aktorët. Sa i takon temës me natyrë seksuale, shoqëria jonë e ka të vështirë ta trajtojë, aq më tepër kur bëhet fjalë me të mitur. Sa i takon shqetësimeve që lidhen me ngacmimet seksuale në shkolla, mendoj se ai është një shqetësim që duhet trajtuar shumë seriozisht.

Sot te njerëzit shoh një lloj kurajoje për të kërkuar ndihmë. Kur rasti del në media, kjo ndodh sepse qytetari ka ezauruar çdo hallkë tjetër dhe mbetet zgjidhja e fundit. Ndërgjegjësimi që është bërë, besoj se deri diku ka filluar të japë efektet e veta dhe kjo shihet te denoncimet e larta, të cilat tregojnë edhe shkallën e lartë të këtyre rasteve. Megjithatë, jo të gjithë qytetarët mund ta kenë këtë kurajën, sërish ka hezitim”, u shpreh Entela Binjaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Berisha kryetari i vërtet i PD’/ Lisander Hoxha: Bashës ia kemi shtruar rrugën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha ka folur mbi situatën në Partinë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax Neës Hoxha ka deklaruar se zgjedhjet një anëtar një votë në FRPD ishin një risi në Shqipëri, por kishin dhe problematikat e saj.

“Gara për kreun e FRPD-së ishte risi në llojin e saj , megjithëse kishte një defekt. Anëtar i forumit quhej nëse ishe regjistruar online përpara kgarës. Njeri prej kandidatëve vendosi të bashkëpunonte me Call Center-at. Kishte ndihmën e një oligarku dhe FRPD bashkë me PD, u kuptua loja dhe u shkrinë kandidatët. Unë dhashë dorëheqjen dhe iu bashkova Këlliçit”, tha ai.

LEXO EDHE:  Zyrtari i lartë amerikan apel politikës/ Qeveria legjitime, opozita të futet në zgjedhje  

LEXO EDHE:  Nga sot Greqisë i jepet një shans i dytë/ Çfarë i pret grekët



Duke folur më tej, Hoxha tha se mes Bashës dhe Berishës, ky i fundit ka fituar dhe është kryetari i vërtetë i PD-së.

“Nuk më duket beteje Berisha-Basha. E ka humbur Basha betejën. Është duke shtruar rrugën për një largim të mundshëm kur një ditë të largohet fizikisht nga zyra ku mban vulën. Po afron 11 dhjetori, dhe e di çdo shqiptar sot se zotëria është kryetari nga zyra, ndërsa Berisha është me mijëra shqiptarë në Foltore”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Situata në PD ka degraduar”/ Nishani-Bashës: Je kthyer në personazh barsoletash

Publikuar

-

Nga

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar situatën në Partinë Demokratike.

Në një intervistë në Syri tv, Nishani tha se Basha tashmë është kthyer në personazh barcaletash, e se imazhi i tij në publik ka arritur në pikën fundore.



“Situata në PD ka degraduar. PD nga njëra anë është në situatë kritike, nga ana tjetër është në pozitën më të mirë opozitare historike. Kuvendi Kombëtar do të mbledhë shumicën e anëtarëve të PD-së. Do jetë hera e parë që do të ushtrohet vota e drejtpërdrejtë në demokraci.

Basha ka mbërritur në një pikë që është për të ardhur keq. Basha është kthyer në subjekt barceletash. Këtë gjë PD nuk e meritonte. Basha do kishte bërë mirë që të ikte me kohë, që të ruante së paku imazhin e tij, të mos prekte imazhi fundin e vet, më së paku”, u shpreh Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE