Connect with Us

Kundërshtoi udhëzimet e Olsian Çelës/ Merret vendimi për prokurorin e Vlorës

Vetingu

Kundërshtoi udhëzimet e Olsian Çelës/ Merret vendimi për prokurorin e Vlorës

Publikuar

-

cna lajme vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Vlorës Albert Kuliçi.

Gjatë seancës dëgjimore të enjten prokurori Kuliçi dha shpjegime për pasurinë, më së shumti për dy shtëpi të babait, një në Tropojë dhe tjetra në një fshat të Durrësit.

Sipas Birn, Komisioni evidentoi në seancë se Kuliçi kishte provuar që shtëpia në Tropojë ishte e pabanuar prej vitesh dhe se në të nuk ishin kryer investime nga prokurori.

I njëjti konstatim u mbajt edhe për shtëpinë në Durrës, për të cilën vetë Kuliçi kishte deklaruar investime të kryera dhe që sipas KPK-së, mbuloheshin me të ardhura të ligjshme. Kuliçi mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Trupi gjykues që hetoi Kuliçin kryesohej nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Firdes Shulin dhe anëtar Olsi Komicin.

Prokurori Albert Kuliçi ka filluar punë në vitin 2010 dhe punon prej vitesh në prokurorinë e Vlorës. Në dhjetor 2019, makina që ai përdorte u hodh në erë me eksploziv. Atentati u konsiderua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si sulm për shkak të funksionit.

Pak muaj më parë Kuliçi kundërshtonte Çelën

Kujtojmë se prokurori Albert Kuliçi është bërë objekti diskutimi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në muajin Mars të këtij viiti, pasi doli kundër një Udhëzimi të Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela.

Kuliçi ka kërkuar nga KLP, konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Udhëzimit të Përgjithshëm Nr.I6, datë 14.12.2020 “Për disa ndryshime në Udhëzimin e Përgjithshëm Nr.I2, datë 20.07.2020 “Mbi rregullimin e marrëdhënieve mes prokurorëve dhe drejtuesve të prokurorisë, informimin, transparencën dhe garantimin e pavarësisë, në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm”, të Prokurorit të Përgjithshëm.

LEXO EDHE:  Vendimi për Dritan Dajtin/ Nën hetim tre gjyqtarët, kontrolle blic në banesa

Gjithashtu ai ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Udhëzimit të Përgjithshëm Nr.I 2, datë 20.07.2020 “Mbi rregullimin e marrëdhënieve mes prokurorëve dhe drejtuesve të prokurorisë, informimin, transparencën dhe garantimin e pavarësisë, në prokuroritë me juridiksion të përglithshëm”, të ndryshuar, të Prokurorit të Përgjithshëm.
Sipas Kuliçit, përmes këtij udhëzimi, i cili është i detyrueshëm për zbatim, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela e ka bërë të detyrueshme për zbatim, edhe udhëzimet që nuk janë të tilla (të detyrueshme), duke marrë kompetencën e drejtuesit të prokurorisë në ushtrimin e ndjekjes penale, si dhe duke parashikuar rregulla të reja proceduralë.

Kuliçi këmbëngul, se Prokurori i Përgjithshëm, ka marrë kompetencat e drejtuesit të prokurorisë, duke normuar me një udhëzim të përgjithshëm, detyrueshmërinë e ushtrimit të kompetencave të drejtuesit të prokurorisë në drejtimin administrativ të prokurorisë, e për rrjedhojë në detyrimin e të gjithë prokurorëve që të zbatojnë këtë udhëzim, për vetë faktin se ligji ka sanksionuar, se udhëzimet e përgjithshme janë të detyrueshme.

Sipas të njëjtit, Prokurori i Përgjithshëm edhe pse gëzon kompetencën për të nxjerrë udhëzime të përgjithshme, kjo kompetencë nuk mund të shtrihet në çdo fushë që lidhet me organizimin dhe funksionimin e prokurorisë.

Një ankesë e tillë është bërë dy herë radhazi në KLP. Kjo e fundit ka vendosur të rrëzojë ankimimin e prokurorit Albert Kuliçi me 10 vota pro, si të pabazuar në ligj, duke dalë në krah të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela.

I vetmi anëtar i KLP që ka dalë kundër Prokurorit të Përgjithshëm, është Tartar Bazaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Vetingu

Vilë në Gjirin e Lalzit dhe kredi si i pastrehë/ Si ka ndryshuar pasuria e Arben Krajës në krye të SPAK

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Në Dhjetor të vitit 2019, Arben Kraja u emërua në krye të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Kraja e ka filluar karrierën e tij në organin e akuzës në vitin 1993 dhe për dy dekadash ka punuar në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka drejtuar sektorë të rëndësishëm si Task-Forca kundër krimit dhe korrupsionit.

Kujtojmë se Kraja e ka kaluar Vettingun pa probleme në të tria kriteret.

Përveçse në aspektin professional, Kraja është lakuar edhe në aspektin e pasurisë.

Kur ka deklaruar për herë të parë pasurinë më vitin 2003, përllogaritjet nuk shkonin më shumë se 3 milionë lekë.

Ndërsa pas 14 vitesh, përkatësisht në vitin 2017, pasuria familjare e prokurorit Kraja  kapte shifrën e 27.4 milionë lekë.

Rezultonte që Kraja kishte një rritje 9.2 herë të pasurisë bruto familjares nga viti 2003 deri në vitin 2017  me një rritje mesatare vjetore prej 1.74 milionë lekë.

Rreth 64.4 % e të ardhurave kishin si burim pagën nga funksioni në prokurori dhe 23 për qind pagën e bashkëshortes, 4 % vinin nga mësimdhënia dhe vetëm 8 % të ardhura të tjera.

Para se të kalonte në SPAK, me datë 02.10.2017, Arben Kraja dhe bashkëshortja e tij, kanë lidhur kontratë sipërmarrje për një apartament banimi në një kompleks pranë Gjirit të Lalëzit, me vlerë 130,000 euro.

Vila në Gjirin e Lalzit në pronësi të Arben Krajës bëri xhiron e mediave, në muajin Gusht u raportua se ishte grabitur.

Kraja ka deklaruar se për këtë pasuri në kohën e blerjes ka likuiduar shuma 15 000 Euro si këst të parë të detyrimit me burim të ardhura nga shitja e pasurisë së paluajtshme tokë arë me sipërfaqe 5 600 m2 dhe nga zvogëlimi i Fondit të Investimit. Në vitin 2017, Kraja kishte pa paguar për vilën në Lalëz edhe 115 000 Euro.

Kur nuk kishte hyrë ende në SPAK, pra në vitin 2018, për të njëjtën pronë Kraja ka likuiduar edhe 72 000 Euro, përkatësisht me datë 19.09.2018, përkatësisht 10 000 Euro dhe datë 21.12.2018 vlerën 62 000 Euro dhe kishte mbetur pa paguar gjendja e detyrimit kundrejt shoqërisë në vlerën 43 000 Euro.

Kur ka dalë në  Vetting në vitin 2018, ka dhënë llogari për pasurinë e vendosur deri në vitin 2017 dhe ka rezultuar pa probleme.

Pas emërimit në SPAK dhe zgjedhjes në krye të këtij institucioni, në vitin 2019, Kraja ka paguar 43 000 euro, ndërsa i kanë mbetur edhe 35 000 euro.

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja dhe bashkëshortja e tij, e cila punon në Bankën e Shqipërisë , në vitin 2029 rezultonin me  të ardhura vjetore mbi 50 mijë USD.

Si ka ndryshuar pasuria e Krajës në krye të SPAK

Në deklaratën e pasurisë të vitit 2020, Kraja deklaron se nuk e ka shlyer ende pagesën për blerjen e vilës në Gjirin e Lalzit. 8 000 euro rezulton të jetë borxhi, ndërsa ka paguar se 35 000 euro.

LEXO EDHE:  Vendimi për Dritan Dajtin/ PD zbulon fakte të rënda

LEXO EDHE:  Edhe Osetia e Jugut synon bashkimin me Rusinë

Po në vitin 2020, deklaron dhe një kredi të marrë nga bashkëshortja si e pastrehë në shumën 8 000 000 lekë, sipas kontratës 5.12.2018 me afat 30 vjet.

Shlyerja e kredisë ka filluar me 6.01.2021. Pa shlyer 7 600 000 lekë.

Gjithashtu ai deklaron një tjetër kredi po në emër të bashkëshortes për mobilim, në shumën 2 000 000 lekë. Shlyerja ka filluar me 06.10.2019. Shlyer shuma 221 229 70 lekë. Pa shlyer ka mbetur shuma 1 735 103 65 lekë.

Në lidhje me vilën në Gjirin e Lalzit, në vitin 2020 është paguar shumë 35 000 euro nga llogaria  prokurorit Arben Kraja, sipas kontratës së datës 2.10.2017, ndërsa i kanë mbetur pa shlyer 8 000 euro.



Po sjellim më poshtë pasurinë e deklaruar për vitin 2020, pasi është një vit i plotë nga puna e tij në krye të SPAK-ut.

Pasuria e deklaruar për vitin 2020

Llogari në lek, 1,22 lekë.

Llogari për zotërim të kuotave në Fondin e Investimit e hapur me 7.05.2019 me vlerë 19, 979 06 lekë.

Llogari e pagës me vlerë 165 810 41 lekë.

Llogari rrjedhëse për kthimin e kredisë 6,53 euro.

Të ardhura nga paga si drejtues i SPAK, 4 701 953 lekë.

Të ardhura nga interesi i obligacionit në shumën 164 560 lekë.

Pagesë dëmi nga tërmeti në shumën 783 22 euro.

Të ardhura nga punësimi i bashkëshortes, Galdiola Kraja në Bankëne  Shqipërisë 2 999 312 lekë.

Të ardhura nga shitja e automjetit të bashkëshortes në shumën 250 000 lekë.

Kredi në shumën 50 000 euro, marrë në Mars 2010 me këst 480 euro në muaj. Shlyer shuma 6 005 euro. Pa shlyer 6 898 81 euro.

Llogari rrjedhëse e pagës së bashkëshortes në shumën  10 497 24 lekë.

Llogari kursimi e bashkëshortes, lidhur me pagën në shumën 3 029 33 lekë.

Kredi për strehim në shumën 8 000 000 lekë, në emër të bashkëshortes, sipas kontratës 5.12.2018 me afat 30 vjet.

Shlyerja e kredisë ka filluar me 6.01.2021. Pa shlyer 7 600 000 lekë.

Kredi për mobilim në emër të bashkëshortes, në shumën 2 000 000 lekë. Shlyerja ka filluar me 06.10.2019. Shlyer shuma 221 229 70 lekë. Pa shlyer shuma 1 735 103 65 lekë.

Në vitin 2020 është paguar shumë 35 000 euro nga llogaria  prokurorit Arben Kraja, për një shoqëri ndërtimi, sipas kontratës së datës 2.10.2017. Kanë mbetur pa shlyer 8 000 euro.

Detyrim për kartën e kreditit me limit 150 000 lekë. Detyrimi është 9 044 82 lekë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Shkarkohet gjyqtarja me “tokën e florinjtë”/ Del jashtë sitemit të drejtësisë Irena Hoxha

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  ka shkarkuar gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Irena Hoxha.

KPK e përbërë nga trupa gjykuese, Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli dhe Suela Zhegun, kanë dalë me vendimin për shkarkim pasi kanë gjetur probleme në kriterin e pasurisë.

E dyshimtë është konsideruar nga KPK, një borxh prej 60 mijë euro që gjyqtarja ia kishte marrë kunatit për të blerë apartament në Tiranë, në vitin 2011.

Sipas KPK-së, hetimi ka treguar se se kunati i gjyqtares nuk kishte burime të mjaftueshme financiare për të dhënë këtë hua.

Gjyqtarja Irena Hoxha, e cila më herët ka udhëhequr Gjykatën e Shkallës së Parë në Dibër, në  deklaratat e pasurisë rezulton se ardhurat kryesore, i ka nga  patundshmëria pa lënë mënjanë pagat dhe pensionet e prindërve të bashkëshortit.

Sipas saj, pothuajse cdo vit ajo ka mundur të kursejë shuma të konsiderueshme të cilat më vonë i ka përdorur për shlyerjen e një huaje prej 60 000 euro.

Më konkretisht gjyqtarja Hoxha, në vitin 2003, deklaron një apartamenr banimi 2 plus 1 me sipërfaqe 76 m2, tokë truall me sipërfaqe 100 m2 dhe tokë arë me sipërfaqe 1400 m2 dhe 6 575 m2. Këto patundshmëri ajo i deklaron si trashëgimi.



Në vitin 2004, bashkëshorti i saj deklaron një automjet tip Benz 250, përfituar me vendimin e Gjykatës së Apelit të Tiranë, me vlerë 250 000 lekë. Po në këtë viti, të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore, i deklaron në vlerën e 10 000 lekë.

Në vitin 2005, të ardhurat nga qiraja e tokës bujqësore, janë  50 000 lekë, në vitin 2006 dhe 2007 shkojnë në 70 000 lekë, në vitin 2008, në shumën 120 000 lekë, në vitin 2009 të ardhurat nga qiraja e tokës bujqësore, kapin vlerën e 150 000 lekëvë, në vitin 2010, 2011 dhe 2012 janë 200 000 lekë, në vitin 2013 janë 160 000 lekë, në vitin 2014, janë 170 000 lekë, në vitin 2015 janë 160 000 lekë, në vitin 2016 janë 150 000 lekë, në vitin 2017 janë 130 000 lekë dhe në vitin 2018, këto të ardhura janë në shumën  130 000 lekë.

LEXO EDHE:  Komiteti i Ekspertëve propozoi hapjen e shkollave/ Ministria e Arsimit merr vendimin

LEXO EDHE:  Padia ndaj Blinken/ Berisha: Jam optimist, por vendimi është në dorë të gjyqtarit

Ndërsa të ardhura në vitin 2006 deklaron 600 000 lekë, në 2007, 800 000 lekë, në 2008 shumën 950 000 lekë, në 2009  shumën 700 000 lekë, në vitin 2010 të ardhura janë në shumën 1 200 000 lek, në vitin 2011, në shumën 370 000 lekë, në vitet 2012 dhe 2013 në shumën 450 000 lekë, në vitin 2014 në shumën 840 000 lekë, në vitin 2015 në shumën 120 000 lekë, në vitin 2016, në shumën 496 000 lekë, në 2017 nuk deklaron të ardhura, pagat, pensionet, qiraja e tokës, ndërsa në vitin 2018 deklaron si diferenca të të ardhurave nga paga, pensionet dhe toka e lënë në përdorim në shumën 200 000 lekë.

Sa u përket pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, në vitin  2009 ka blerë një makinë me vlerë 500 000 lekë, ndërsa në vitin  2010 ka blerë një apartament në Tiranë me vlerë me vlerë 12 032 000 lekë.

Për këtë apartament, thotë se ka marrë hua shumën 60 000 euro, me këst pagesë 6 000 euro në viti. Apartamentin në Tiranë e ka dhënë me qira, prej së cilës në vitin 2012, ka marrë 300 000 lekë. Në vitin 2014, gjyqtarja ka deklaruar edhe një tokë arë me sipërfaqe 90 m2, përfituar nga trashëgimia në fshatin Cidhen, Dibër.

Ndërsa në deklaratën e fundit, atë të vitit 2018, deklaron dhe të ardhurat nga punësimi sezonal i djalit në SHBA, në shumat 4 914 USD dhe 540 000 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gjobiti si shpifëse deputeten e Ramës/ A do të “hakmerret” Vettingu për gjyqtarin e “listës së zezë”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Engert Pëllumbi, gjyqtar në Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, do të dalë para Vettingut me datë 5 Tetor 2021.

Javën që vjen Pëllumbi do të njihet me gjetjet e Komisionit të Pavarut të Kualifikimit nga trupi gjykues Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia.

Pas më shumë se një viti e gjysëm hetimet në të tria kriterët, KPK, pritet të thotë fjalën e fundit për gjyqtarin e Fierit.

Kush është gjyqtari Engert Pëllumbi?

Gjyqtari Engert Pëllumbi nuk është emër i panjohur për opinionin publik,  pasi në vitin 2011, gjobiti për shpifje, deputeten e Partisë Socialiste Ermonela Felaj.
10 milionë lekë ishte vendimi që mori gjyqtari Pëllumbi, si dënim ndaj deputetes socialiste Felaj, më qëllim që të dëmshpërblejë kompaninë “Ferar” për dëmin që i ka shkaktuar për deklaratat e saj në një konferencën për shtyp para selisë së PS-së.

Deputetja Ermonela Felaj në  Janar 2011  lëshoi akuza ndaj ish-ministrit Genc Ruli dhe kësaj kompanie, por që gjykata i cilësoi si shpifje, duke dhënë edhe një leksion politikanëve shqiptarë për deklaratat e tyre, shpeshherë të pafre.

Gjykata çmoi se deklaratat e deputetes së PS-së përbëjnë shkelje të ligjit dhe për këtë ka vendosur ta dënojë atë duke e detyruar të dëmshpërblejë kompaninë “Ferar” për dëmin që i ka shkaktuar.

Gjykata vlerëson se mjeti i përdorur nga pala e paditur paraqet një rrezikshmëri të lartë për dëmin që mund t’i bëhet palës paditëse, duke qenë se mjetet audiovizive e paraqesin mesazhin në mënyrë më të drejtpërdrejtë, më lehtësisht të perceptueshëm dhe ndiqen nga një publik i madh. Në këto kushte, gjykata arrin në përfundimin se deklarata është bërë me dashje dhe ka për qëllim diskreditimin e palës paditëse në sy të opinionit publik. Kjo tregon një rrezikshmëri të lartë dhe njëkohësisht një dëm të madh që mund t’i jetë shkaktuar potencialisht palës paditëse”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës, me gjyqtar Engert Pëllumbi, dhënë në datën 24 maj 2011.

LEXO EDHE:  Vettingu/ Shkarkohet gruaja “ilegale” e ish-deputetit demokrat

LEXO EDHE:  Vendimi për Dritan Dajtin/ Nën hetim tre gjyqtarët, kontrolle blic në banesa

“Pala e paditur është deputete dhe paga e saj është në majën e piramidës shtetërore të pagave”, thotë gjykata në vlerësimin e gjendjes ekonomike të deputetes për të paguar dëmin e shkaktuar. Gjyqtari ka çmuar se e drejta për të mbrojtur dinjitetin qëndron mbi këto aspekte. Gjithashtu, edhe Kushtetuta jonë i jep imunitet deputetëve për fjalën e thënë në sallën e Kuvendit, por edhe këtu, jo në rastin e shpifjes.

Gjyqtari i “ listës së zezë” të Tahirit

Por, i njëjti gjyqtar është kontestuar nga ish- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për shkelje të ligjit, pasi për një person të dyshuar për vrasje e ka lënë me masën « detyrim paraqitje ».



Ngjarja ka lidhje me ndalimin e shtetasit H. Meçanaj, nga Policia e Shtetit me datë 04.03.2013, i akuzuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, pasi dyshohej se kishte vrarë nga pakujdesia shtetasin M. Lulaj me banim në Hambaraj, Fier. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në Burg”. Ndërsa, Gjykata e shkallës së parë Fier me vendim Nr. 256 datë 08.03.2014 të gjyqtarit Engert Pëllumbi ka vendosur masën e sigurisë, “Detyrim i paraqitjes tek oficeri i policisë gjyqësore”.

Sa i përket pasurisë, ai përfiton të ardhura si gjyqtar apo më vonë edhe ndihmës-magjistrat në Gjykatën e Lartë, si, mësimdhënës pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, si lehtësues në programin e trajnimeve nga Shkolla e Magjistraturës apo dhe si ekspert.

Pra, gjithë këto detyra i ushtronte në një kohë që gjykatat po zbrazeshin nga Vettingu.

Gjithashtu të ardhura ka përfituar edhe nga trajnime të ndryshme jashtë vendit.

Në vitin 2017, gjyqtari Pëllumbi ka arritur të depërtojë në Gjykatën e Lartë si ndihmës-mgjistrat./CNA.al

Gjobiti deputeten e Ramës për shpifje/ Gjyqtari që liroi të dyshuarin për vrasje, në Gjykatën e Lartë

 

LEXO TE PLOTE