LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kujt i referohet me llum”!/ Nishani nuk kursehet ndaj Bashës: E ka tejkaluar...

11 Tetor 2021, 19:45, Politikë CNA
“Kujt i referohet me llum”!/ Nishani nuk kursehet ndaj Bashës:

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike.

I ftuar në ?Real Story?, Nishani nuk i kurseu kritikat ndaj Lulzim Bashës, teksa tha se PD është sot jo vetëm në krizë politike dhe elektorale, por edhe në një krizë të madhe identiteti.

?E ka tejkaluar edhe të qenit krizë e madhe në PD. Deklaratat më të fundit, që reflektojnë një kuptim mbi mënyrën si është ndërtuar PD, si funksionon, çfarë mbartë PD, nga kryetari, tregon se ka një krizë identiteti PD sot. Të thuash dhe të konsiderosh qeverisjen e partisë, që ke marrë përsipër ta drejtosh, pra njërën prej pjesëve më të rëndësishme të kësaj partie, që është pikërisht qeverisja, si një llum, pavarësisht në kuptimin segmentar të saj, pa dyshim kjo tregon një reflektim shumë të rëndë, që ka të bëjë me krizën e identitetit.

Kujt i referohet me llum z. Basha? Ka qenë në drejtimin e ministrive më të rëndësishme në atë qeverisje. T?i drejtohesh si llum, tregon krizë identiteti. Nëse ka një qeverisje që i dha kosto PD, është qeverisja e Bashës si kryebashkiak në Tiranë. Ai kishte krijuar llum me mosqeverisjen e tij ?de facto? në Tiranë. Unë kryetar opozite që të bëjë kaq shumë gafa, nuk kam ndeshur asnjëherë në të shkuarën. Pra, për fatin e keq, shumë e hidhur për mua, PD është jo vetëm në një krizë të madhe politike dhe elektorale, por edhe në një krizë të madhe identitet, që duhet zgjidhur me çdo kusht?, tha Nishani./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga