Connect with Us

Kriza energjetike/ Ish ministri i Brendshëm këshillon Ramën

Politikë

Kriza energjetike/ Ish ministri i Brendshëm këshillon Ramën

Publikuar

-

cna lajme politik

Ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka komentuar situatën emergjente në të cilën ndodhet Shqipëria, përsa i përket krizës së energjetikës.

I ftuar në Report Tv, Xhafaj u shpreh se masat e marra nga kryeministri Edi Rama për menaxhimin e krizës janë pozitive, por nuk janë të mjaftueshme.

Sipas vlerësimit të Xhafaj, qeveria duhet të hapë një diskutim me aktorë të kësaj fushe dhe të tjerë në mënyrë që të gjenden më shumë mundësi për të menaxhuar krizën dhe situatën.

Unë nuk jam një ekspert i fushës së energjisë por si qytetar dhe si politkan kam një qëndrim që ka të bëjë me një vështrim të situatës.

Është një situatë e rëndë në aspketin e energjisë dhe rritjes së energjisë në rang global kjo është e dukshme.

E rëndësishme është se si duhet ta menaxhojmë. Ajo që është themelore në gjithë këtë diskutim është ajo që ka të bëjë me qytetarët, se sa të aftë do të jemi ta menaxhojmë këtë krizë pa lënduar qytetarët.

Por masat e marra nga kryeministri janë pozitive,por nuk janë të mjaftueshme, duhet të ketë edhe më shumë mundësi.

Çështja është se si ne do ta trajtojmë këtë problem, se si do të rrisim pavarësinë energjetike. Pasuritë që ka na ka dhënë Zoti mund t’i shfrytëzojmë për të patur më shumë mundësi. Në këtë kontekst nuk do të ishte e mjaftueshme.

Në vlerësimin tim qeveria duhet të hapë një diskutim me aktorët e kësaj fushe, me bizneset që operojnë në këtë fushë por edhe me faktorë të tjerë, të shoqërisë civile.

Ngritja e çmimit të energjisë do të shkaktojë ngritje tek produktete e tjera. Kjo shkon përtej kësaj”, është shprehur Xhafaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Pas takimit masiv në Pogradec/ Zbulohet ku do të mbahet Foltorja e radhës

Publikuar

-

Nga

Pas takimit në Pogradec, Foltorja e radhës e liderit historik të PD, Sali Berisha, do të jetë qyteti i Sarandës.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësja Floriana Garo, mbrëmjen e sotme gjatë konferencës për mediat, por pa dhënë një datë.



Kjo do jetë foltorja e 16 e Berishës, ndërsa sonte dorëzohen 4200 firmat e delegatëve në selinë e PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çfarë do të ndodhë në PD mëngjesin e 12 dhjetorit?/ Berisha jep përgjigjen

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Rogner, në një konferencën për shtyp ish kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me ecurinë e planeve të Partisë Demokratike. Ai është shprehur se edhe pas 11 dhjetorit PD do vijojë me planet e saj për ringritje.

Partia Demokratike në 12 dhjetor do vijë, të themi e rithemeluar, e ringritur. Ne do të vazhdojë me gjithë projektet e saj. Nuk mbaron çdo gjë në 12 dhjetor. Do vazhdojmë me prokjektet dhe të ngremë Partinë Demokratike“, tha Berisha.



Ai gjithashtu ka folur në lidhje me fatin e kryetarit aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai është shprehur se Basha vetë do e përcaktojë vendin e tij.

LEXO EDHE:  Analisti tregon pazaret me “kokën” e ministrit Xhafaj

LEXO EDHE:  Ministri drejt dorëheqjes?/ Xhafaj dorëzon vëllain

“Gjatë historisë sonë nga Partia Demokratike janë larguar njerëz por janë larguar vetë. Lulzim Basha dhe gjithë dëmi i tmerrshëm që i ka bërë partisë, megjithëse është për fajin e tij dhe askujt tjetër, përsëri unë mendoj se vetë ai do përcaktojë vendin e tij. Demokratët do flasin me votë për Lulzim Bashën”, është shprehur Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e ambasadores/ Berisha sfidon Yuri Kim

Publikuar

-

Nga

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha i është përgjigjur deklaratve të ambasadores Yuri Kim.

Kjo e fundit tha më heret se nuk mund ta imagjinojnë që ndonjë nga pasardhësit e saj të shkojnë për kafe me dikë që është shpallur non grata nga Sekretari i Shtetit për korrupsion, duke iu referuar Berishës.

Ish kryeministri e sfidoi këtë të fundit që nëse ka prova t’i dërgoj pranë gjykatës në Paris.

Për të mbyllur këtë problem, zonjës ambasadore dhe cilitdo tjetër që ka një provë dhe fakt të vetëm, e ftoj t’i dërgojë pranë gjykatës në Paris. Shpreh kënaqësinë time, por edhe mirënjohjen se miq, se përfaqësues të vendeve mike, se personalitete të shquara të elitës politike amerikane, nuk pajtohen, nuk pranojnë, nuk binden, madje e marrin thjesht si një hakmarrje politike se kemi prova dhe nuk i themi.



LEXO EDHE:  Fatmir Xhafaj shuan zërat/ Dorëheqja, me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në principe

LEXO EDHE:  Ministri drejt dorëheqjes?/ Xhafaj dorëzon vëllain

Kjo ka marrë fund, ke prova, çoji përpara gjykatës.

Mund t’ju them që në të dy anët e Atlantikut, miq të shquar që thonë se kanë parë dosjen, thonë se e kanë gjetur atë sine materia.

Çështja e kafes, le të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë. Por jam i sigurt që do e afrojmë Shqipërinë më shumë me BE dhe SHBA. Ky është zotimi im”./CNA.al

LEXO TE PLOTE