Connect with Us

Konferenca e fundit para ndeshjes me Poloninë, Reja: Ky ekip shkon larg dhe përballet me këdo

Sport

Konferenca e fundit para ndeshjes me Poloninë, Reja: Ky ekip shkon larg dhe përballet me këdo

Publikuar

-

Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë në Air Albania, atje ku do të diskutohet vendi i dytë. Në konferencën për shtyp ishte edhe trajneri Reja që foli para takimit.

“Kemi arritur në këtë pikë, të mos luajmë vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm. Fokusi duhet të jetë i lartë, të mos bëjmë gabim. Ideja jonë ishte ti imponohemi rivalit dhe jo si më para. Kemi bërë paraqitje të mirë dhe kjo është ADN e Shqipërisë. Polonia ka lojtarë të nivelit të lartë, por unë dua të flas për Shqipërinë, të jemi ekip i vërtetë.

Besojmë te Botërori, kemi punuar shumë për këtë. Ne mund edhe të humbim, por rëndësi ka të japim 100 përqind. Në fillim nuk mendova se do shkonim larg, por asgjë nuk është rastësi. Ky ekip do shkojë larg dhe mund të përballet më këdo. Një gjë që më vjen në mendje, frika për të mos ia dalë mund të jetë problemi te ne.

Kemi tifozët aty dhe asgjë për t’u mos humbur. Mjafton që ekipi të mos rrijë në mbrojtje dhe t marri iniciativë. E kemi provuar në mbrojtje me Anglinë dhe nuk ia kemi dalë. Akoma nuk e kam vendosur. Nuk ësht çudi që Broja t luajë nga fillimi. Unë e kam provuar edhe më parë nga minuta e parë me Kazakistanin dhe Anglinë dhe nuk ka pasur të njëjtin rendimet si kur vjen nga stoli.

E kam shfrytëzuar nga stoli kur lodhet mbrojtja. E kam menduar edhe unë nëse duhet futur titullar apo jo, por duhet vlerësuar deri në fund. Kemi mungesa me rëndësi, por unë nuk qahem kurrë pasi i kemi lojtarët në dizpozicion. I kemi dhënë një ëndërr shqiptarëve, le të besojmë. E keni parë dhe me Hungarinë, nuk bëjmë ndërrime për t’u mbrojtur. Por duhet mentaliteti i lojtarëve, ata luajnë”, tha Reja

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Reja ndan mendjen, zgjedh titullarët për ndeshjen me Anglinë

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të përballet nesër në mbrëmje ndaj yjeve të Anglisë. Finalistë të Kampionatit Europian dhe futbollistë që luajnë me klubet më të forta në botë. Duke ditur forcën e tyre, trajneri Edi Reja po projekton skemën dhe formacionin që do t’i bëjë ballë një skuadre si kombëtarja angleze.

Deri sot janë zhvilluar tri seanca stërvitore. Italiani ka ndjekur nga afër gjendjen e lojtarëve të tij dhe në bazë të kësaj ai ka provuar dy skema për ndeshjen e nesërme. E para është njësoj si me Poloninë, një 5-3-2, dhe tjetra është një 3-4-3, ku sakrifikohet një nga mesfushorët.

Në portë, edhe pse Strakosha ka luajtur në Ligën e Europës me Lacion dhe ka bërë paraqitje të mira, Reja pritet t’i besojë Etrit Berishës, që do të ketë shumë punë me anglezët.



Nëse i referohemi formacionit 5-3-2, lojtarët e mbrojtjes mendohet të jenë Hysaj nga e djathta, Ismajli, Kumbulla dhe Veseli në treshen qendrore dhe nga e majta Lorenc Trashi.

Mesfusha pritet të rreshtohet me Baren, Gjasulën dhe Bajramin, ndërsa pjesa e sulmit, me mungesën e Brojës, mund të themi se Cikalleshi dhe Uzuni do të jenë titullarët dhe në stol si sulmues do të jetë vetëm Bekim Balaj.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Pioli tremb Milanin: Dua të drejtoj kombëtaren e Italisë

Publikuar

-

Nga

Pasi u vlerësua si trajneri më i mirë i Serisë A për muajin tetor, Stefano Pioli i shton edhe një tjetër çmim karrierës së tij, siç është ai “Liedolm”. Motivimi është për arritje sportive dhe vlera të larta jashtë fushës. Në këtë kuadër, tekniku i Milanit ka dhënë edhe një intervistë ekskluzive për televizionin e klubit.

Sa rëndësi ka ky vlerësim për ju?

Nils Liedolm ishte një futbollist i madh, një trajner fantastik dhe një njeriu i madh i sportit. Ndihem i nderuar për këtë çmim.

Ai qëndroi shumë vite te Milani. Keni edhe ju të njëjtin plan apo synoni kombëtaren?

Me drejtuesit e Milanit kemi një harmoni të madhe dhe së bashku punojmë në sinergji. Vullneti i të dyja palëve është vazhdimi i këtij projekti. Sa për kombëtaren, ajo është në duar të sigurta. Ndoshta një ditë, nuk i dihet…

Në janar prisni përforcime në merkato apo llogarisni të rikuperoni të dëmtuarit?

Riaftësimi i disa lojtarëve është primar. Uroj që shumicën e grupit ta kem në dispozicion që në javën tjetër. Organika është e nivelit të lartë dhe sezonin e kemi nisur mirë, por zotësia qëndron në vazhdimin me këtë ritëm.

E ndieni veten në brendi të Milanit më shumë se dy vite më parë?



Mendoj se raporti mes meje dhe klubit po rritet vazhdimisht. Kam ndier energjinë e duhur që në fillim të këtij rrugëtimi dhe motivimet më shtohen çdo ditë. Duhet të jemi të zotë që të vijojmë me këtë përulësi dhe këtë vazhdimësi rezultatesh. Na presin sfida të vështira, por nëse do të kemi këtë vendosmëri, atëherë mund të bëjmë shumë gjëra pozitive.

Ndeshja e radhës është kundër Fiorentinës, një klub ku ndatë rrugëtimin me Davide Astorin. Çfarë kujtimesh keni?

Davide kishte vlerat e një sportisti korrekt, të urtë dhe bujar. Ndeshjet kundër Fiorentinës nuk do të jenë kur rë normale për mua. Sa për përballjen në vetvete, pres luftë kundër një skuadre e cila luan mirë. Edhe ne do të mundohemi ta përgatisim sa më mirë.

Ku mund të rritet ende ky Milani?

Milani po rritet në shumë aspekte. Jemi më të ndërgjegjshëm, më të pjekur, megjithatë duhet të jemi më të bashkuar në disa situata të vështira. Ka ndeshje që nevojitet më tepër cinizëm, ndaj them se ekipi im mund të përmirësohet ende shumë.

U druheni sforcove që Ibrahimoviçi po bën në kombëtare?

Jam i lumtur që Zlatani është grumbulluar sepse do të thotë që po bën mirë. Nuk kam aspak frikë se mund të lodhet sepse është një kampion që kujdeset për veten dhe sepse ndeshja SuediSpanjë është të dielën, ndërsa ne luajmë të shtunën. Përvojat e Ibrës janë të rëndësishme dhe kanë ndikuar në rritjen e skuadrës.

LEXO TE PLOTE

Sport

Aktor i vërtetë, lojtari brazilian i habit të gjithë me simulimin në fushë

Publikuar

-

Nga

Shpesh futbollistët tregojnë talentin e tyre në aktrim duke tentuar të fitojnë sekonda në fushë nëpërmjet simuleve, apo dhe penallti që ndryshojnë fatin e ndeshjes.

Rasti i fundit vjen nga Brazili kur protagonist është bërë futbollisti i Santosit, Marinjo. Në takimin ndaj Bragantinos, 31-vjeçari fitoi një penallti në minutën e fundit pas një simulimi të pastër në zonë.

Gjyqtari ra pre e këtij aktrimi të mesfushorit brazilian duke e akorduar 11-metërshin që u kthye në gol na Sançez dhe vuloi fitoren e Santosit në 2-0. Por pamjet që dolën pas ndeshjes, shikojnë se si Marinjo simulon pastër dhe hidhet më pas në salto për t’i mbushur mendjen gjyqtarit për të akorduar 11-metërshin.

Tifozët kanë shpërthyer në rrjetet sociale duke kritikuar futbollistin për veprimin aspak të hijshëm në fushën e lojës, por fundja Santoi siguroi 3 pikët dhe Marinjo duhet të tregohet më profesionist herën tjetër...



LEXO TE PLOTE