LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkoi gjykim të shkurtuar/ GJKKO merr vendimin për Enkelejda Hoxhën

11 Tetor 2021, 15:07, Aktualitet CNA
Kërkoi gjykim të shkurtuar/ GJKKO merr vendimin për Enkelejda

GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila aktualisht ndodhet në burg nën hetimin për korrupsion.

Sipas asaj që raportohet, seanca e radhës do të mbahet me 25 tetor.

Ish-gjyqtarja Hoxha, është akuzuar nga SPAK se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve.

Kujtojmë se Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, pasi dyshohet se me 9 persona të tjerë kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet, ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga