Connect with Us

Kërkesa e PD për 3 komisionet hetimore/ PS pro për “inceneratorët” dhe zgjedhjet, refuzon Bechettin

Aktualitet

Kërkesa e PD për 3 komisionet hetimore/ PS pro për “inceneratorët” dhe zgjedhjet, refuzon Bechettin

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Partia Socialiste duket se ka arritur në një vendim sa i përket kërkesës së Partisë Demokratike për ngritjen e 3 komisioneve hetimore.

Report tv, raporton se burime nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS bëjnë me dije se mazhoranca do të votojë kundër ngritjes së komisionit hetimor “Becheti” ndërsa për “inceneratorët” dhe “masakrën zgjedhore” do të votohet pro, por do të kërkohet të riformulohet objekti i hetimit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Frika nga shkarkimi/ Basha “vërsul” ish-ministrin e Ramës

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Kryetari në detyrë i PD, Lulzim Basha, duket në panik nga thirrja e Kuvendit Kombëtar, i cili ka për qëllim shkarkimin e tij nga detyra.

I gjendur përballë frikës nga shkarkimi, Basha duket se ka “vërsulur” sërish sot në media, Gazment Bardhin, ish-ministrin teknik te Drejtesise, në bashkëqeverisjen Rama-Basha.

Bardhi, në një deklaratë për mediat, tha sërish sot që firmat dhe kërkesa për thirrjen e Kuvendit, duhet të depozitohet në protokollin e PD.

Sot nuk janë fyer vetëm çdo anëtar i PD, sot është fyer dhe është tallur edhe me atë pakicë që kanë besuar tek lëvizja e Zotit Berisha.

Edhe sikur, siç në fakt janë të dhënat tona, të jenë të siguruara 1/8, apo edhe 1/10 e anëtarëve të Kuvendit, vullneti i tyre nuk mbyllet dot në kasafortë.



Edhe zëri i pakicës së pakicës duhet të dëgjohet.

Edhe nëse 1/10 e delegatëve kanë nënskruar për mbledhjen e Kuvendit, zëri i tyre duhet të dëgjohet.

Ripërsëris thirrjen time, nxirrni firmat nga kasaforta, mos bëni shoë me gazetarët të cilët nuk mund të verifikojnë anëtarët, dhe skanë mundësi as të identifikojnë janë apo jo demokratë, janë apo jo gjallë, janë apo jo brenda territorit të Shqipërisë.

Dorëzoni në protokollin e PD, respektoni institucionet. Nuk mund të tallet askush as me demokratët, dhe as me PD.

Kërkesa duhet të dorëzohet në protokollin e PD dhe duhet të dëgjohet zëri i çdo demokrati”-tha Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunoi fizikisht në sy të fëmijëve të mitur bashkëshorten/ Arrestohet 44-vjeçari në Korçë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një 44 vjeçar me iniciale V.Dh është arrestuar nga policia e Korçës sepse ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij në sy të fëmijëve të mitur.

Mësohet se bashkëshortja e tij shtetësja T.Dh si pasojë e dhunës të ushtruar ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe fytyrë. Çifti jetonin në fshatin Pocestë të Korçës.



Njoftimi i plotë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit V. Dh., 44 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në prani të fëmijëve të mitur, ndaj bashkëshortes së tij shtetases T. Dh., 42 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe fytyrës”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nard Ndoka sherr Bashën/ Zbardhet përplasja në zyrën e kreut të PD-së

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, me të cilën kanë pasur edhe Aleancë.

Në emisionin Breaking në Top News, Ndoka ka treguar se ka pasur një sherr me Lulzim Bashën.



Sherri ka ndodhur në zyrë, sipas tij dhe shkak është bërë spostimi nga lista e Shkodrës, nga i treti në të tetin.

Me mua u soll në mënyrën më të paskrupullt. As Fatos Nano dhe as Sali Berisha nuk e kanë bërë lloj sjelljeje. Më thirri në zyrë më tha se do jem i teti, edhe kam reaguar me ato fjalë ndonjë eksponent i LSI ishte sot (Elona Guri), edhe më ashpër, e kam reaguar. Unë po marr LSI që është një faktor më i madh, se unë e PDK nuk do të ishin faktor për marrjen e pushtetit. Çfarë LSI e Kryemadhi përfaqësonte. Po ishte pikante reagimi i saj. Lexoje edhe pjesën pikante se ajo i lezeton edhe Gaz Bardhit. Mos t’i flasë prapanica më shumë se goja, nuk ishte e ashpër gjuha e Elona Gurit ndaj Gazment Bardhit“, theksoi Ndoka./CNA.al

LEXO TE PLOTE