Connect with Us

Ka arbitruar më shumë se 500 ndeshje në Angli, arbitri del hapur: Jam homoseksual, kolegët janë krenarë për mua

Premier Liga

Ka arbitruar më shumë se 500 ndeshje në Angli, arbitri del hapur: Jam homoseksual, kolegët janë krenarë për mua

Publikuar

-

James Adcock është një figurë e njohur në futbollin anglez, pasi ka drejtuar më shumë se 500 ndeshje në një karrierë që e ka çuar atë nga nivelet amatore deri në Premier League.

Në një intervistë të dhënë për “BBC”, gjyqtari foli për orientimin e tij seksual, si dhe për reagimin që kolegët e tij patën pasi morrën vesh lajmin.

“Tani të gjithë kolegët e mi e dinë, dhe kjo është normale. Dhe, për të qenë i sinqertë, ka pasur interes nga kolegët që thonë,” Unë jam krenar për ty James, që ti je në gjendje të shprehësh hapur orientimin tënd në sport”, sepse ata njohin barrierat në Angli.

Unë nuk kam pasur asnjë abuzim homofobik ndaj meje dhe nuk mund t’ju tregoj një histori ku më është dashur ta luftoj ose ta kapërcej atë.” Përfundon Adcock.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Marrëveshja është arritur, Lampard do të drejtojë skuadrën e Premier League

Publikuar

-

Nga

Frank Lampard do të jetë trajneri më i ri i Norwich. Këta të fundit thuhet se kanë arritur marrëveshjen me ish-trajnerin e Chelsea dhe do ia besojnë atij drejtimin e skuadrës.

Norwich po kalon një moment të vështirë në kampionat, ku pas 11 javëve të para, mbajnë vendin e fundit me vetëm 5 pikë të grumbulluara.



Zyrtarizimi i Lampardit në krye të Norwichit është çështje ditësh, pasi ekipi nga Premier League ka disa ditë që është pa trajner pas shkarkimit të Daniel Farkes për shkak të rezultateve të dobëta.

Lampard është i papunë prej fillimit të këtij viti kur u largua nga Chelsea dhe me Norwichin pritet të firmos kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

ZYRTARE/ Nisje katastrofale e sezonit, klubi i Premier Ligës shkarkon trajnerin

Publikuar

-

Nga

Den Smith nuk është më trajner i Aston Vilës. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi nga Birmingami me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj duke deklaruar se tekniku 50-vjeçar është shkarkuar nga detyra e trajnerit.

Smith lë kështu pas tre vitesh klubin me plot emocione dhe arritje ku dërgoi Aston Vilën sërish në Premier Ligë dhe duke humbur një finale të Kupës së Anglisë ndaj Mançester Sitit.

Fatale për britanikun ishin rezultatet e munguara në këtë fillim sezoni, teksa renditen në vendin e 16 në kuotën e 10 pikëve në elitën e futbollit anglez.



LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Sheikët e Njukasëllit duan Thomas Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Dy sezonet e fundit nuk ka qenë ndër më të mirët e mundshëm për portierin e Kombëtares, Tomas Strakosha. Vitin e kaluar, Simone Inzagi preferoi Reinën përpara gardianit kuqezi, ashtu si dhe Mauricio Sarri këtë sezon, i cili e ka aktivizuar Strakoshën vetëm në Ligën e Europës. Por gazeta britanike “The Sun”, ka zbuluar një prapaskenë merkatoje që mund të finalizohet me një transferim të Strakoshës në Angli.



Sheikët e Njukasëllit janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit që në janar, megjithëse kontrata me Lacion i skadon verën e ardhshme. Ideja e sheikëve është të firmosin një parakontratë me Strakoshën, që më pas Lacio ta lërë të lirë me një shumë të vogël, dhe të heqë dorë nga pretendimet e mëdha. Kjo do të ishte një lëvizje e bujshme për gardianin e Kombëtares, pasi Njukasëlli po kërkon të vërë në jetë një projekt shumëmilionësh dhe së bashku me shqiptarin do të afroheshin dhe emra të njohur të futbollit europian.

LEXO TE PLOTE