LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Juventusi humb një tjetër mesfushor, Allegri me gjysmë ekipi ndaj Romës

11 Tetor 2021, 17:52, Sport CNA
Juventusi humb një tjetër mesfushor, Allegri me gjysmë ekipi ndaj

Juventus mund të ketë një tjetër mungesë në mesfushë ndaj Romës. Këtë radhë është Weston McKennie që ka pësuar një dëmtim me kombëtaren e vetë, SH.B.A.

Amerikani nuk mori pjesë në sfidën e fundit që kombëtarja e tij luajti kundër Panamasë për shkak të një tërheqjeje muskulare. McKennie ndjeu dhimbje gjatë stërvitjes dhe trajneri nuk deshi të rrezikonte me të.

Kështu mesfushori i Juventus do të rikthehet në Torino duke lënë më parë grumbullimin me kombëtaren. Ai pritet të zhvillojë testet mjekësore për të parë gradën e dëmtimit. Megjithatë, në ambientin e ?Zonjës së Vjetër? duken shumë të shqetësuar duke parë edhe mungesat e shumta në ndeshjen kundër Romës.

Lajmet e fundit nga