Connect with Us

Java e vaksinimit masiv/ Rakacolli thirrje studentëve: Mbroni shëndetin dhe siguroni hyrjen në leksione

Aktualitet

Java e vaksinimit masiv/ Rakacolli thirrje studentëve: Mbroni shëndetin dhe siguroni hyrjen në leksione

Publikuar

-

“Shqetësuese rritja e rasteve të reja me COVID”/ Rakacolli bën thirrjen urgjente

Në të gjithë vendin ka filluar java e vaksinimit masiv të studentëve, ku si shkak u zhvendos edhe data e fillimit të vitit të ri akademik, më 18 tetor.

Në një intervistë për Abc News, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që studentët të marrin pjesë për t’u vaksinuar.

“Shumë e rëndësishme është që ato të marrin pjesë dhe unë kam besim. Në lidhje me efektet e atyre që shkakton vaksina ka pasur informacione të pasakta dhe nëpër auditore do të ketë specialistë që do të përgjigjen të gjithë dilemave të studentëve”,  ka thënë ajo.

LEXO EDHE:  A do të kthehen studentët në auditore?/ Universiteti i Mjekësisë merr vendimin

Rakacolli u ka bërë thirrje të rinjve të përfitojnë nga kjo mundësi.

“Ato që nuk janë vaksinuar të shkojnë sa më parë të këto pika që  të mbrojnë shëndetin e tyre, të familjarëve dhe të miqve të tyre. Është e rëndësishme që ato të vaksinohen dhe për të marrë pjesë në leksione”, është shprehur Rakacolli.

Kujtojmë se studentët që do të refuzojnë vaksinimin do të futen në auditore duke dorëzuar çdo javë përgjigjen negative të tamponit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Aksident në Durrës/ Fugoni përplaset me trenin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkozet, ku një fugon është përplasur me trenin.

Drejtuesi i mjetit I.M, 51 vjeç është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikur për jetën.

Me datë 11.11.2021, rreth orës 08:10, në rrugën Asti Gogoli, Shkozet, mjeti tip “Benz” fugon me drejtues shtetasin I. M., 51 vjeç, është përplasur me trenin.



LEXO EDHE:  Mbërrin në Greqi vaksina kundër Covid/ Të parët që do e marrin Presidentja dhe kryeministri

LEXO EDHE:  Diell dhe temperatura përvëluese/ Moti për javën e ardhshme

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëzimi i firmave për mbledhjen e Kuvendit/ Këlliçi: Berisha ka zbritur në ring të fitojë betejën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ditë më parë janë dorëzuar 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Ish drejtuesi i FRPD dhe deputeti Belind Këlliçi ka deklaruar se është pro Kuvendit Kombëtar dhe se është një nga ata personat që ka firmosur.



I ftuar në emisionin 7pa5 në Vizion Plus, Këlliçi ka theksuar se ish kryeministri Sali Berisha ka zbritur në ring për të fituar betejën e tij, gjë që sipas tij duhet ta kishte bërë kryetari Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Diell dhe temperatura përvëluese/ Moti për javën e ardhshme

LEXO EDHE:  “Pupupu, desh më hëngre"/ Rama batuta me drejtoreshën e shkollë në Paskuqan

Berisha ka zbritur në ring, të fitojë betejën e tij. Zoti Basha duhet të zbresë në ring të bindë demokratët, duhet ta kishte ngritur ai Kuvendin Kombëtar. Jam pro Kuvendit. Kam firmosur dhe unë. Si mund kryetari i partisë të kapet ndaj penaliteteve. Kryetari jep shpejgime si firmat nuk janë dhënë në kohën e duhur në mënyrën e duhur”, është shprehur Këlliçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti fatal me dy viktima/ Zbardhen detaje, gjendet dhe një armë zjarri

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident, mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e 21 Dhjetorit.

Ndërkohë janë zbardhur edhe detaje të reja nga aksidenti i rëndë.

Të dhënat paraprake flasin se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe, dhe gjendja e dehur e drejtuesit të Citroenit, Emirjano Doko.



Ai ka hyrë me semafor të kuq duke përplasur automjetin tjetër, që drejtohej nga Luan Cenollari

LEXO EDHE:  U dëbuan nga studentët/ Banorët e Astirit: Ishin njerëzit e Veliajt

LEXO EDHE:  Diell dhe temperatura përvëluese/ Moti për javën e ardhshme

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, Cenollari dhe njëri nga pasagjerët, i identifikuar si Ali Bejo 69 vjeç.

Gjithashtu raportohet se në automjetin e drejtuar nga Emirjano Doko, është gjetur edhe një armë zjarri pushkë./CNA.al

LEXO TE PLOTE