Connect with Us

Italiani arrestohet në Gjirokastër për rulotin me qira, prokurori e mbyll në konvikt

Denoncim

Italiani arrestohet në Gjirokastër për rulotin me qira, prokurori e mbyll në konvikt

Publikuar

-

Emisioni Stop në Tv Klan është ndaluar në rastin e një familje italiane, që ka mbetur e bllokuar në Gjirokastër për shkak të një prokurori, i cili ka lënë në arrest shtëpie kryefamiljarin.

Historia nis me vjehrrën e kryefamiljarit, zonjën Maicol Sacchi, e cila kishte marrë një rulot me qira dhe udhëtonte së bashku me vajzën e saj, dhëndrin dhe 4 fëmijët e mitur të çiftit.

Por pasi kishte kaluar në disa shtete dhe gjithçka ishte në rregull, ruloti ndalohet në Shqipëri me dyshimin se mjeti i marrë me qira mund të shitej në vendin tonë. Absurdi qëndron se pas këtyre dyshimeve nuk u arrestua zonja që kishte marrë me qira rulotin dhe drejtonte këtë mjet, por dhëndri i saj i cili nuk ka asnjë dokumentacion që e lidh me mjetin, madje nuk ka as patentë.

Chiara Sacchi, bashkëshortja e të arrestuarit, tregon për “Stop” se ka mbetur për më shumë se një muaj në mes të katër rrugëve me katër fëmijët e saj dhe nuk e kupton përse prokurori i Gjirokastrës quajtur Emëror Kasaj i ka arrestuar burrin.

Chiara Sacchi: Jemi duke udhëtuar drejt Tunizisë, me 14 Shtator arrestojnë tim shoq, për trafik makinash, në të vërtetë për një makinë, që as nuk është në emër të tij. E kishim marrë thjesht me qira. Prokurori Emëror vendosi që të burgosë tim shoq. Kam ndejtur 20 ditë në mes të rrugëve, në një hotel me 4 fëmijë. Sapo arrijmë që ta kthejmë në arrest shtëpie, gjërat ngatërrohen më keq, sepse çdo kërkesë që i bëjmë gjykatës për të lëvizur nga një shtëpi tek një tjetër, prokurori Kasaj futet gjithmonë në mes. Kemi patur këto probleme, nuk na dëgjon njeri, çdo gjë që mundohemi të bëjmë, prokurori Kasaj futet në mes. Kam 4 fëmijë, të cilët duhet t’i ushqej, nuk po mundem të arrij në vendin tim të punës, sepse më kanë bllokuar këtu me masën e arrestit të shtëpisë të bashkëshortit tim, pyes veten: Çfarë do bëj unë këtu? Çfarë do të bëj unë në Shqipëri? Fëmijët e mi duhet të fillojnë shkollën, duhet të shkoj në punë! Cfarë duhet të bëjmë ne këtu, në mes të rrugës pa familjen, pa punë, me 4 fëmijë, pa shkollë, pa asgjë?! I kam mbaruar të gjitha lekët. Cfarë duhet të bëj? Duhet të punoj! Duhet t’i çoj fëmijët e mi në shkollë dhe të bëjnë jetën, që kanë bërë gjithmonë!

LEXO EDHE:  Banorët e Kakomesë protestojnë para gjykatës së Gjirokastrës/ Kërkojnë legalizimin e pronave

Në seancën gjyqsore të mbajtur në Gjirokastër, vetë prokurori Kasaj pohon se rulotin e ka marrë me qira vjehrra e Maicol Sacchi. Avokati i familjes italiane, Arben Llangozi, tregon shkeljet në proces dhe thotë se ka mundur ta kalojë italianin nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Avokati Arben Llangozi: Pronari i kamperit ka ardhur në Republikën e Shqipërisë dhe deklaron që nuk e njeh fare shtetasin Marco Sacchi, por njeh një shtetase tjetër e cila ka marrë dhe e ka futur dhe në Republikën e Shqipërisë këtë mjet. Prokurori çuditërisht ka vijuar hetimet kundër shtetasit që unë përfaqësoj dhe nuk është marrë fare me personin që ka futur mjetin motorik në Republikën e Shqipërisë.

Masa e arrestit të shtëpisë u ekzekutua nga prokurori Kasaj në ambientet e konviktit të djemve në Gjirokastër, duke i lënë tre policë tek dera dhe duke e kycur derën me celës.

Marco Sacchi: Fëmijët e mi kanë vuajtur, gruaja ime ka vuajtur, familja ime ka vuajtur dhe nuk ka asnjë shpjegim për këtë histori, por do kërkojmë sqarime mbi këtë histori, sepse me dokumentat në dorë, me fakte në dorë, nuk kanë asnjë provë, që të bëjnë të mendosh vjedhjen. Cdo gjë është e pa shpjegueshme. Unë nuk kam fjetur për 20 ditë, kam qënë shumë keq, kam tentuar vetëvrasjen në burg dhe çdo gjë, për një histori të sajuar, nuk e di, diçka ka kjo ngjarje, sepse nuk mund të jetë një ngjarje e vërtetë. Jemi me të vërtetë jashtë çdo logjike, jashtë çdo logjike.

Pra, bashkëshorti po qëndron në konviktin e djemve në Gjirokatër ku është mbyllur brenda dhe po ruhet nga punonjësit e policisë, edhe pse atë nuk e lidh asnjë dokumentacion me rulotin e bllokuar, pasi çdo gjë figuron në emër të vjehrrës së tij. E bashkë me italianin, është bllokuar në Gjirokastër edhe bashkëshortja e tij me 4 fëmijët e mitur. /tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

Pushohet nga puna se tha të vërtetën në SPAK/ Inxhinieri i UKL: Drejtori paracaktonte fituesit e tenderave

Publikuar

-

Nga

Deklaroi të vërtetën se tenderat e institucionit ku punon përcaktohen nga drejtori, penalizohet me heqje nga puna.

Erion Todri ankohet në emisionin Fiks Fare se po e pushojnë padrejtësisht nga vendi i punës, vetëm se tha të vërtetën në SPAK. Drejtori i tij, Erjet Dhima, ka ndërhyrë duke ndryshuar kriteret e një tenderi të zhvilluar nga Ujësjellës Kanalizime Lushnje, duke parapërcaktuar fituesin.

Erioni rrëfen se është thirrur më herët në SPAK së bashku me dy punonjës të tjerë për të deklaruar mbi abuzimet me tenderat në institucionin ku ai bën pjesë si inxhinier.Ai thotë se ka thënë të vërtetën duke deklaruar se drejtori ka paracaktuar fituesin në një prej tenderave të dhënë. Ndërkohë në tjetrin ishte ngritur grup pune në terren për verifikim, pasi firma që investonte kishte mbuluar tubacionin. Gazetarët e Fiksit zbardhin edhe sms-në që drejtori i kishte dërguar Erionit, ku i shkruante se si të vendoseshin kriteret e tenderit, me qëllimin që fitues të shpallej vetëm një operator. Në fund të tenderit fitues rezulton i njëjti operator, për të cilin kërkoi kriteret drejtori Dhima.

Për arsye se do nisej për Tiranë dhe nuk mund të takonte dot gazetarët ju thotë të hyjnë në institucion për të marrë dokumentat.
Fiksi takon kryetaren e vlerësimit të ofertave.

LEXO EDHE:  U kap me armë pa leje/ Gjykata merr vendimin për policin grek

LEXO EDHE:  Sekuestrohet 300 kg drogë/ Në pranga shtatë persona



Ajo u konfirmon se Erion Todri ishte inxhinieri që vendosi kriteret e tenderit për dy automjetet, por gjithashtu ajo konfirmon se në bazë të kritereve të vendosura, operatorët e tjerë janë skualifikuar nga vetë sistemi. Pra në këtë rast drejtori del zbuluar se ka gënjyer , pasi kriteret që ai ka vendosur kanë penalizuar operatorët e tjerë. Në këtë mënyrë del se ajo çfarë ka deklaruar inxhinieri Todri është e vërtetë për paracaktimin e fituesit të tenderit. Gazetarët e Fiksit takojnë edhe drejtoreshën teknike të cilën e pyesin për mbikqyrjet mbi tenderat e tjerë.

Ajo thotë se jo vetëm që nuk janë bërë mbikqyrje të mëparshme, por nuk ka patur as inxhinier dhe mungesa në staf. “Inxhinierin e ri tani e kemi marrë dhe do i duhet pak kohë të njihet me projektin më pas do bëhet mbikqyrja” shprehet drejtoresha teknike./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncim-Grabiten bagazhet në autobuzin e linjës Korçë-Tiranë/ Kompania El Alba nuk merr përgjegjësi

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Të udhëtosh nga Korça për në Tiranë me transport urban rrezikon të humbasësh edhe bagazhet.

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA.al në lidhje me një rast të tillë.

Denoncuesi, i cili udhëtonte me autobuzin e kompanisë ‘El Alba”, kur ka mbërritur në Tiranë, ka parë se i mungonte një nga çantat që kishte me vete, kur ishte nisur nga Korça.

“Jemi nisur dje në orën katër nga terminali i Korçës. Kisha katër çanta me vete, por kur arrita në Tiranë mungonte një çantë e madhe”, rrëfen denoncuesi.

Për këtë rast është vënë në dijeni edhe policia, e cila ka marrë në pyetje shoferin Lulzim Zisi.

“Shkuam bashkë me shoferin në komisariatin numër një të Policisë në Tiranë. Shoferi tha në komisariat se se s’kishte çtë bënte se humbnin bagazhet”, tregon më tej denoncuesi.



Shoferi Lulzim Zisi, njëherësh rezulton ortakë në kompaninë El Alba.

CNA.al, e kontaktoi z. Zisin, i cili tha se ishte rasti i dyti që i ndodhte grabitja e bagazheve në autobuzin që ai drejtonte.

“A është ndonjë rast i rrallë që humbin bagazhet? Kush mban përgjegjësi? Po ku e di unë kush mban përgjegjësi. Çantën se vodha unë. Janë shumë raste që ndodhin. Ne e zgjidhim me polici atë punë. Ajo ishte një shumë 300 mijë lekëshe, unë se plotësoj dot. Të ishte 50 mijë apo 100 mijë, lekë, ok, mos t’ju hynim telasheve. 300 mijë lekë unë dua një muaj ti marr”, është shprehur Zisi.

LEXO EDHE:  Vendi “nën pushtetin” e ujit/ Liqeni i Viroit pranë pikës kritike, lumenjtë rrezikojnë daljen nga shtrati

LEXO EDHE:  Sekuestrohet 300 kg drogë/ Në pranga shtatë persona

I pyetur se përse nuk janë marra masa nga kompania përderisa ka pasur shumë raste të ngjashme ai ka thënë: “Po çfarë masash..une s’do të ruaj çantat. unë jam tek pullë, i bëj të gjitha vetëm, nuk është se kam fatorino”.

Pasi ka deklaruar se ka shumë raste të vjedhjes së bagazheve, CNA.al ka pytur se përse kompania nuk shton staf, si fatorino, që mund të shoqëronte pasagjerët tek zbrisnin për të marrë bagazhet apo të etiketonte çantat.

“Nuk e di ti a jeton në Shqipëri a nuk jeton. Nuk ka qenë ndonjë punë për të mbajtur fatorino”, ështe shprehur më tej Lulzim Zisi, shoferi që rezulton edhe si ortak në kompaninë El Alba./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fqinji i bllokon rrugën për tek toka/ Ekspertja shprehet ndryshe në akt e ndryshe në takim

Publikuar

-

Nga

Naime Manaj pretendon se bashkëfshatari prej 10 vjetësh i ka zënë rrugën që të çon tek prona e saj. Ka vënë një gardh dhe ka bërë një ndërtim të vogël pa leje në mes të rrugës.

Pasi hap proces gjyqësor ekspertiza i thotë se rruga është 155 m e gjatë dhe rreth 4 m e gjerë e duhet liruar. Por në aktin e ekspertizës nuk shprehet aq qartë sa në takim. Gjykata vendos në favor të palës tjetër, pasi edhe pse Bashkia Selenicë na kërkuar të hapet rruga, sipas gjykatës nuk është zonë e menaxhuar dhe aty nuk ka rrugë, ndërkohë që faktet dhe dëshmitarët flasin ndryshe. Mos menaxhimi i parcelave nga ASHK dhe regjistrimi i pronave AMTP të banorëve ka nxjerr në pah këtë problematikë.

Naime Manaj ankohet në Fiks Fare për një nga banorët e fshatit të saj që i ka zënë rrugën bujqësore prej 10 vitesh duke mos i lënë mundësi të shkojë tek rruga e saj. “E kish rrethuar me gardh, por bashkia mori vendim që të prishej gardhi dhe të hapej rruga. Në mes të rrugës ka edhe një ndërtim pa leje.” thotë ajo. Sipas saj ai nuk është kufitar me zonjën dhe kufizohet me rrugë, ndaj nuk mund të përvetësoj pronën publike, duke i hequr asaj të drejtën të shkoj tek toka. Zonja Manaj pretendon se palën kundërshtare e mbron edhe kryeplaku i fshatit i cili e ka krushk “kërkon që të më hap mua rrugë diku tjetër , por ajo tokë ka pronarë të tjerë” shprehet denoncuesja. Ajo thotë që procesin gjyqësor e humbi dhe se gjykata tha se aty nuk figuron rrugë, pasi ekspertiza thotë që është xhade. Ndërkohë që xhadja nuk është në perëndim, në perëndim është rruga.

Fiks Fare intervistoi edhe një banor të fshatit i cili ka qenë nën kryetar i komisionit të ndarjes së tokës në 1992. Ai duke qeshur thotë “nuk e di se çfarë ka thënë kryeplaku, por unë di të them se aty ka qenë rrugë bujqësore ku kalonin zetorët, makineri etj”.

LEXO EDHE:  Banorët e Kakomesë protestojnë para gjykatës së Gjirokastrës/ Kërkojnë legalizimin e pronave

LEXO EDHE:  Përçahet Këshilli Bashkiak Gjirokastër/ Dy këshilltarë të LSI dhe një i PDIU, i bashkohen PS

Ekspertja topografe Gjyzela Alibehaj nuk shprehet qartë në aktin e ekspertizës dhe nuk pranoi të flasë për Fiksin edhe pse u kontaktua disa herë.

Zonja Naime Manaj ka regjistruar me audio avokatin e saj dhe eksperten para procesit gjyqësor ku gjatë bisedës ai dhe ekspertja ja bëjnë të sigurt që ajo ka të drejtë dhe rruga duhet hapur. Ligjërisht ky takim nuk duhet të bëhej dhe ekspertja i thotë që nuk duhet të na shohin bashkë e të dalim në anë të kundërta nga zyra. Eksepertja nuk ka të drejtë ligjore të takojë asnjë nga palët në proces gjyqësor.



Ekspertja para gjyqit në takim i referohet ‘rrugë’ dhe i thotë t’i ke të drejtë, por në aktin e ekspertizës e quan ‘xhade’, sipas saj xhadja nga rruga ndryshon, pasi xhadja sipas saj është e shtruar, rruga bujqësore jo. Pasi merret vendimi dhe gjyqin e fiton pala tjetër, zonja takon sërish eksperten e cila thotë se “nuk e kam idenë si e ka marrë këtë vendim gjykata pasi ti ke të drejtë. Unë kam bërë një gabim që e kam shënuar xhade, por duhet ta kishte mbrojtur avokati. Unë nuk mund të shprehem në vendim që rruga duhet liruar, nuk mund të jep aq e drejtpërdrejtë, por për mua ti ke të drejtë”.

Gjithashtu ekspertiza thotë që është i çuditshëm fakti që pala tjetër e solli aktin e marrjes së tokës në pronësi vetëm në seancën e fundit, pasi gjithë kohën pretendoi se i kishte humbur. Sipas saj edhe në AMTP duket qartë që aty është rrugë. Por duke qenë që ju nuk e keni menaxhuar në hipotekë, nuk e keni regjistruar nuk del rruga. Mungesa e menaxhimit të asaj parcele që del bosh , ka sjellë edhe këto probleme.

Pavarësisht se gjykata i referohet aktit të ekspertes si Akt Topografik, ekspertja thotë që nuk ka marrë topograf për të nxjerr metrat e zotërisë, ka bërë vetëm matjet e rrugës dhe rruga është aty e duhet të lirohet, pasi sipas saj ai kufizohet me rrugë, duhet të heq gardhin dhe ndërtimin pa leje që ka bërë në mes të rrugës.

E kontaktuar nga Fiks Fare nëpërmjet telefonit, ekspertja tha që ndodhet në gjykatë dhe do të na sqaronte më vonë. Gazetarët e marrim edhe dy herë të tjera pas kësaj telefonate dhe ajo nuk e hap më telefonin duke mos pranuar të përgjigjet për rastin./tch

LEXO TE PLOTE