Connect with Us

Ish-presidenti akuza të forta Ramës/ Po furnizon me “barut” shqiptarofobët

Politikë

Ish-presidenti akuza të forta Ramës/ Po furnizon me “barut” shqiptarofobët

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-presidenti Bujar Nishani vijon të jetë një zë i fortë kritik, kundër kryeministrit Edi Rama.

Së fundi në një postim në rrjetet sociale, Nishani akuzon Ramën se i shërben shqiptarofobëve duke i furnizuar me “barut” për të qëlluar po mbi shqiptarët.

Ndërsa komenton një deklaratë të Rusisë, ku ndër të tjera thuhej se “Rusia dënoi marrëveshjen e arritur në Tiranë për shkrirjen e Kosovës dhe Shqipërisë në sektorë të ndryshëm”, Nishani shkruan se “Kryeministri i Shqipërisë nuk ka kurrfarë nevoje të konsumohet me retorikë folklorike pa asnjë produkt”.

Edi Rama edhe kur tenton të luajë rolin e “patriotit” përsëri i shërben shqiptarofobëve duke i furnizuar me “barut” për të qëlluar po mbi shqiptarët.

Kryeministri i Shqipërisë nuk ka kurrfarë nevoje të konsumohet me retorikë folklorike pa asnjë produkt.

LEXO EDHE:  “Kupton mo apo je pykë në diell?!”/ Mitro Çela zbulon çfarë i tha Koço Devole për poturet e Ramës

Çdo qeveri në Shqipëri mjafton veç të punojë në shërbim të Interesit Kombëtar !

Kaq ! Punë, punë, punë .

Ka ardhur koha që politika shqiptare të shpëtojë njëherë e mirë nga politikanët dërguar si “pako postale”, i investimit antishqiptar prej Beogradit, në çdo qoshe të politikës qofshin ata.

Eshtë koha që përgjegjësia t’ju rikthehet patriotëve, të ndershmëve, guximtarëve.”-shkruan Bujar Nishani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Si e financoi Erion Veliaj-Ina Zhupën/ Zbulohet skandali i deputetes së Bashës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Skandalet me deputetët e Lulzim Bashës, nuk kanë të mbaruar. Çdo ditë prodhohet dhe raportohet një skandal i ri prej tyre.

Në skandalin e radhës, është përfshirë e përzgjedhura e Lulzim Bashës, fillimisht për zëdhënëse të PD-së dhe më pas për deputete, ku e shohim edhe aktualisht.

Nga rruga, që do të thotë, pa asnjë kontribut, Ina Zhupa, sot është pjesë e Kuvendit si dhe deputete e selisë blu dhe nën logon e PD-së del dhe kërcënon ata që shprehin hapur mendimet e tyre.

Ish-sekretarja skandaloze e Majlinda Bregut, e cila e largoi për paaftësi dhe gënjeshtra në vitin 2016, ka kërcënuar anëtarin e kryesisë së PD-së, në Sarandë Spiro Vaso.

Duke u lëpirë pas Lulit, e mbështetur nga  paratë e vjehrrit, i cili është ortak në bizneset me skandalozët e kryeministrit Edi Rama, përfshirë këtu ortakë kazinoje dhe me biznesin korruptiv të karburanteve, Ina Zhupa me paratë që i vijnë nga pushteti ka përdorur logon e PD, për të kërcënuar për interesa personale.

Ekzistojnë shembuj konkretë për lidhjet e Ina Zhupës me pushtetin dhe paratë që familjarët e saj marrin nga pushteti.

Duke iu referuar këtyre shembujve, duket se Ina Zhupa nuk e ka për herë të parë që kërcënon për intereesa personale.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe edhe me herët.

Si denonconte Zhupa për interesa personale?

Në vitin 2018, deputetja e sotme e Lulzim Bashës, Ina Zhupa, akuzonte dhe kërcënonte Bashkinë e Tiranës, për leje ndërtimi në qendër të qytetit.

Dukë bërë zëdhënësen e PD, Ina Zhupa, shprehej se leja për ndërtimin e kullës te “Sahati i Tiranës” përveçse ishte klienteliste dhe masakër urbane, ishte edhe në kundërshtim me ligjin.



Kulla dëmton qendrën historike të Tiranës që është trashegimi kulturore-historike. Por kjo nuk ka rëndesi për Erioni Betonin!

Me VKM nr. 325 datë 12.4.2017 , Këshilli i Ministrave ka miratuar shpalljen e qendrës historike të qytetit të Tiranës kryesisht qendrën e qytetit me objektet e lashta përreth duke e konsideruar zonën të mbrojtur dhe për ta kufizuar nga ndërtimet .

Ne nenin 21, pika 2 të Rregullores së Planit të Përgjithshëm Vendor të Baskisë Tiranë , zona TR1 që është zona më e rendësishme e qytetit të Tiranës dhe është trashëgimi kulturore eshte miratuar zonë me destinacion për ndërtime me intensitet zhvillimi të lartë ,një miksim ndërmjet godinave të vjetra ekzistuese dhe atyre te trashegimisë kulture dhe godinave te larta që ofrojn shërbime banimi , biznes , hoteleri, zyra dhe shërbime .

Ky miratim i kësaj klauzole në Rregulloren e Planit të Pergjithshëm Vendor të Baskisë Tiranë është në kundërshtim me VKM nr. 325 datë 12.4.2017 që është miratuar po nga Rama”, shkruante Zhupa në rrjete sociale, me 9 Nëntor 2018, duke publikuar edhe dokumente.

LEXO EDHE:  Debatet për flamurin shqiptar në parlamentin serb/ Dritan Demiraj “i kërkon” llogari Ramës dhe Hotit

LEXO EDHE:  Debati i Ramës me gazetarët/ Ironia e Bejtjes: U vërtetua edhe njëherë ajo thuhej që në ‘90

Po çfarë ndodhi më pas?

Tre muaj pasi, Zhupa, del dhe denoncon Kullën, sikur po i dhimbte shpirti për Tiranën, bashkëshorti i saj merr leje ndërtimi.

Zhupa duhet të thotë i denoncoi që të mos ndërtohej tek sahati apo të merrte vetë leje ndërtimi.

Pra, duket se Zhupa ia ka marrë dorën me kërcënime për interesa personale.

Dhe pasi dyshohet që Erion e Veliaj, i ka mbyllur gojën me leje ndërtimi për bashkëshortin e saj, tashmë ajo i është sulur anëtarit të kryesisë së PD-së në Sarandë.

Perlat dhe skandalet e deputetëve të Lulzim Bashës, të cilët dalin çdo ditë e më shumë të lidhur me pushtetin me oligarkët, me Ramën, zbërthejnë edhe situatën e krijuar në PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha shkruan i përgjumuar/ Gafa e radhës e kreut të PD, në detyrë

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD-së në detyrë, Lulzim Basha, që në mëngjes herët, është shfaqur me një postim në rrjetet sociale, duke u shprehur i shqetësuar për korrupsionin.

Sipas tij, Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës.

“Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkuruese”, shkruan Basha.

Ai më tej është ndalur tek pensionistët, por ajo që ka shkruar gat-gati është pa kuptim, duhet deshifruar.



“…e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjëve që ëndërrat i kanë çdo ditë e më shumë larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë…”. Kjo është një pjesë e deklaratës e postuar në Twitter nga Basha, që nis e pakuptimtë dhe për më tepër e shkruar edhe me gabime drejtshkrimore, si tek fjala të “rinjëve”

LEXO EDHE:  “BE po vret shpresën”!/ Rama ngre tonet në Samitin e Berlinit: Po na e ndërlikoni shumë rrugëtimin tonë

LEXO EDHE:  Ylli Rakipi: Rama na zhgënjeu në kohë rekord, ja kush bën për kryeministër i Shqipërisë

Më tej ai ka bërë thirrje për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten dhe një grusht të vogël njerëzish./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

7 fenomenet politike të Foltores/ Ervin Goci: Ja çfarë i sekëlldis këta të hurit të litarit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Pedagogu Ervin Goci, i cili mbështet Foltoren e ish kryeministrit Sali Berisha, ka analizuar fenoment që kjo iniciativë sjelle dhe që ndikojnë pozitivisht në jetën politike.

Sipas Gocit, janë 7 fenomene politike në Foltore që u japin sekëlldi këtyre të hurit e të litarit.

Më tej pedagogu i njohur ka radhitur 7 situatat, që ka prodhuar Foltorja.

Takon politikanin me qytetarin në pozitat kur politikani ka ndikimin e autoritetit, dhe nuk shkon si bosi i plotfuqishëm. Nxjerr nga paraliza politike shtresa të fjetura të popullsisë që nuk janë pajtuar me pushtetin, por janë të paorganizuara për të vepruar në mënyrë autonome.

Vret të gjithe gjinitë e orkestruara të propagandës me evente e kronika lajmesh 100% të kontrolluara, dhe rikthen përballjen e drejtpërdrejtë me militantin.,



LEXO EDHE:  Debati i Ramës me gazetarët/ Ironia e Bejtjes: U vërtetua edhe njëherë ajo thuhej që në ‘90

LEXO EDHE:  “BE po vret shpresën”!/ Rama ngre tonet në Samitin e Berlinit: Po na e ndërlikoni shumë rrugëtimin tonë

Fliten për disa çështje që prej muajsh kanë dalë nga axhenda, se tani flitet për vetingje e për lobingje.

Me një të goditur i hodhi në erë të gjithë normativat boshe që rregullojnë aktivitetin e partive politike.

U jep mundësi aktorëve brenda partisë që të konturojnë aktivitetin e tyre në kushtet kur kanë rënë të gjithë hierarkitë e imponuara ekzistuese,

Në kushtet e tensionit, mundet që të rishkruhet statuti, ose kontrata që i bën aktorët të bashkëveprojneT”, shkruan Goci në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE