LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Guri i themelit është Berisha”/ Gjata: Njerëzit në fushatë votonin PD, sepse ishte emri i tij

11 Tetor 2021, 20:48, Politikë CNA
“Guri i themelit është Berisha”/ Gjata: Njerëzit

Ish sekretari për çështjet juridike në PD, Çlirim Gjata në një lidhje me emisionin ?Opinion? ka komentuar situatën brenda partisë.

Ai tha se lëvizja e Berishës do të mbajë bazën e Partisë Demokratike, pasi sipas tij opozita rrezikonte të mbetej pa bazë.

Ndër të tjera Gjata tha, se gjatë fushatës ka vërejtur se një grup i madh i votuesve të PD, janë aty pikërisht për shkak të mbështetjes së tyre ndaj Berishës.

 ?Rezultati është që e mira më e vogël e mundshme është që të mbajë bazën e opozitës në këmbë, të rimbledhë opozitën sepse pas humbjes së zgjedhjeve dhe kësaj që ndodhi me zotin Berisha rrezikonte që opozita të mbetej pa një bazë.

Me çfarë kam parë në 6 javë fushatë mësova një gjë, që nuk e kisha kapur gjatë kësaj kohe: ajo bazë, ata njerëz ishin me PD, votonin dhe punonin  për PD sepse ishte emri i Berishës. Guri i themelit ku ata mbështeteshin psikologjikisht ishte Berisha. Vinin njerëz që thonin kam votuar hapur për Bashën kryetar, sepse është Berisha?, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga