Connect with Us

Gjermania ekipi i parë që kualifikohet në Botëror, ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve

Sport

Gjermania ekipi i parë që kualifikohet në Botëror, ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve

Publikuar

-

Gjermania është bërë skuadra e parë që kualifikohet në Botërorin 2022, pas Katarit që e fiton të drejtën si vendi organizator. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flik, edhe pse e nisi me një humbje tronditëse këtë edicion, e mbylli me triumf pa u luajtur dy ndeshjet e fundit të grupit.

Kualifikimi erdhi falë suksesit 4-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, skuadrës që ia kishte shkaktuar atë humbje, me Havertz, Verner e të riun Musiala që tundën rrjetën. Kështu, falë edhe fitores së Rumanisë ndaj Armenisë, Gjermania e kishte të sigurt që asnjë ekip tjetër nuk do ta arrinte me pikë në ndeshjet e nëntorit, pavarësisht kombinimit të rezultateve, duke u bërë ekipi i parë që siguroi pjesëmarrjen në Katar 2022.

Në ndeshjet e sotme bie në sy fitorja e thellë e Holandës, e cila i shkoi një hap më pranë kualifikimit, si dhe ajo e Turqisë e cila triumfoi vetëm në minutën e 98 ndaj Letonisë.

GRUPI E
Estoni-Uells 0-1
12’ Mur

Bjellorusi-Republika Çeke 0-2
22’ Shik, 65′ Hozek

GRUPI G
Holandë-Gjibraltar 6-0
9’ Van Dajk, 21’, 45’+4′ Depaj, 48′ Dumfrajs, 75′ Danjuma, 87′ Malen

Norvegji-Mali i Zi 2-0
29′, 90’+6′ Eljonusi

Letoni-Turqi 1-2
70′ (ag) Demiral / 76′ Dursun, 90’+8′ (p) Jillmaz

GRUPI H
Kroaci-Sllovaki 2-2
25’Kramariç, 71′ Modriç, / 20’ Shranz, 45′ Haraslin

Slloveni-Rusi 1-2
40′ Iliçiç / 28’ Divejev, 31′ Dzhikia

GRUPI J
Maqedoni e Veriut-Gjermani 0-4
50′ Havertz, 70′, 74′ Verner, 84′ Musiala

Rumani-Armeni 1-0
26′ Mitrita

Islandë-Lihtenshtejn 4-0
19’ Tordarson, 35′ (p), 79′ (p) Gudmundson, 89′ Gudjonson

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Renditja provizore, ja si ndryshon tabela e klasifikimit

Publikuar

-

Nga

Java e 11 e Kategorisë Superiore ka filluar me dy ndeshje që kanë prodhuar rezultate interesante, pasi përplaseshin skuadra që luftojnë për kreun dhe për Europën. Laçi ka marrë një fitore bindëse ndaj Dinamos, duke i dhënë fund serisë së dy ndeshjeve pa suksese e duke kapërcyer blutë në klasifikim, për t’u pozicionuar përsëri në vendin e katërt e kërcënuar treshen që ka më lart. Ndërkohë, Dinamo ka rrëshqitur në vendin e 6 e tashmë edhe duhet të fillojë të shohë pas, sepse 4 pikë në 5 ndeshjet e fundit nuk është një bilanc që përputhet me pretendimet që ka.

Sakaq, Vllaznia ka barazuar me Teutën, por ka humbur mundësinë për t’iu afruar edhe më shumë dyshes Tirana-Kukësi që është pak më e shkëputur në kryesim. Edhe Teuta mbetet në distance mëse të arritshme për të paktën vendin e tretë me këtë barazim, ndonëse si në edicionin e kaluar po vuan përsëri që të gjejë fitoret në pjesën e parë të kampionatit.

JAVA 11

Të premten



Laçi-Dinamo 5-0
Teuta-Vllaznia 1-1

Të shtunën

Egnatia—Tirana 13:45
Kastrioti-Kukësi 13:45
Partizani-Skënderbeu 16:45

LEXO TE PLOTE

Sport

Brdaric: Ndeshje perfekte, rezultati duhej të ishte ndryshe

Publikuar

-

Nga

Thomas Brdariç e ka cilësuar barazimin e sotme ndaj Teutës si të mirë sa i përket mënyrës së lojës të ekipit që luajti një orë me një lojtar më pak. Tekniku tha për “SuperSport’ se ekipi kishte bërë ndeshjen thuajse perfektë ndaj durrsakëve.

“Mendoj se duhet të lavdëroj ekipin për përkushtimin, duke luajtur 60 minuta me një lojtar më pak. Ndaj kampionëve të sezonit të kaluar, ishte një ndeshje perfekte, nëse do të shënonim golin e parë, rezultati do të ishte pak më ndryshe.

Ne fitojmë e humbim bashkë, ka raste që barazojmë. Ne nuk fituam se ishim me një lojtar më pak ndaj Skënderbeut e Teutës, ekipi ka shumë mentalitet, zemër dhe ka fuqinë që të kalojë këto telashe



Në shtyjmë lojtarët që të japin maksimumin e tyre. Nuk e kam parë mirë situatën, do të flasim me lojtarët që të shmangim kartonë të kuq. Kur e shoh është një veprim budallenjsh. Ishte ndoshta pak e ekzagjeruar. Por nuk e quaj një gabim të madh se Aralica donte të kapte topin, por e interpretoi situatën paksa gabim.

Ishte një ndeshje e veçantë se ndryshuan trajner, e ne kishim gjithçka nën kontroll. Teuta nuk është ekip i keq, se duhet të jesh i kujdesshëm që në minutat e parë, deri te të fundit. Ne bëmë këtë ndërhyrje budallaqe që mund të evitohej dhe gjërat mund të shkonin ndryshe po të mos ishte ajo situatë”, tha Brdariç.

LEXO TE PLOTE

Sport

Teuta dhe Vllaznia e mbyllin në “paqe”

Publikuar

-

Nga

Teuta dhe Vllaznia kanë ndarë sot nga një pikë në barazimin mes tyre në “Elbasan Arena”. Një sfidë shumë interesante e mbyllur me shifrat 1-1, ku nuk munguan rastet e golat spektakolarë.

Sfida foli më shumë për Vllazninë që ishte kërkuese dhe rrezikoi disa herë portën e durrsakëve. Por një karton i kuq i Aralicës pas gjysmë ore lojë, ndryshoi disi ritmin e sfidës.



Durrsakët shënuan të parët me Gjorgiev, por Vllaznia edhe në inferioritet numerik sulmoi pareshtur derisa gjeti golin me Latifin. Rastet nuk munguan deri në fund të sfidës, por shifrat nuk ndryshuan më, duke u mbyllur me barazimin 1-1.

LEXO TE PLOTE