LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjashtë pyetje për Ramën/ Tritan Shehu nxjerr zbuluar kryeministrin

11 Tetor 2021, 10:54, Politikë CNA
Gjashtë pyetje për Ramën/ Tritan Shehu nxjerr zbuluar

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka shtruar gjashtë pyetje për kryeministrin Edi Rama, në lidhje me procesin e vaksinimit.

Sipas tij, Rama sot në vend që të ?fshihej? mbas Z. Bourla te Pfizer, duhet të pergjigjet direct për disa shqetësime prezente.

?Pse kjo Qeveri humbi shumë muaj duke këmbëngulur se nuk mund të kontraktohej direkt me kompanitë prodhuese, kur neve insistigonim për këtë, gjë që u realizua?

2-Sa është sasia e vaksinave Pfizer të ardhura në Shqipëri deri tashti e sa përqind zënë vaksinat e certifikuara nga EMA në numrin e përgjithshëm të vaksimineve të kryera.

3-Kur do të nderpritet vaksinimi me vaksinat e pasigurta e të pamiratuara nga EMA.

4-Kur do të fillojë ri-vaksinimi i atyre qe u janë aplikuar ato vaksina të pasigurta me ato të miratuara nga EMA, siç është ajo Pfizer?

5-Kur do të ulet mosha e mundësimit të vaksinimit të fëmijëve së pari në 12 vjeç, kur Pfizer e rekomandon prej 5 vjetësh.

6-Kur do të fillojë aplikimi i dozes së tretë të vaksinimit si po veprohet kudo në Europë tashmë??.

Janë këto pyetjet e shtruar nga Shehu.

Sipas deputetit demokrat, edhe pa këto kërkesa të reja Shqipëria është në vendet e fundit të botës me sasinë e vaksinimit me 31% te popullsisë, kur mesatarja botërore është 41%.

?Akoma më keq me një dominim të plotë të vaksinave të pasigurta kryesisht kineze këto.

Ndërsa Italia ka arritur të vaksinojë mbi 80% të popullsisë me të dyja dozat, Gjermania 85% e kështu me radhë, pa dyshim me vaksina të certifikuara nga EMA.

Rama duhet të sqarojë:

Kur Shqipëria do të arrijë në imunizimin e grupit, pra në 85% të popullsisë të vaksinuar me vaksina të sigurta?

Kur dhe pse nuk po shpallet asnjë kalendar i vaksinimit të popullsisë, siç ndodh kudo ku ka Qeveri të përgjegjshme.

Rama e kjo Qeveri nuk mund të maskojë e zbehë pa përgjegjëshmërinë e saj me një vizitë teknike të drejtuesve të Pfizer.

Pfizer vërtet është një kompani shumë korrekte në realizimin e detyrimeve të saj, gjë e cila veçse nxjerr më shumë në pah e akuzon direkt Qeverinë tonë e Ramën vetë për keqmenaxhim të plotë të pandemisë edhe në procesin e vaksinimit?, shkruan më tej Shehu në rrjete sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga