LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Energjia elektrike në bursë, importi javor me çmimin aktual 8.5 deri në 10 milionë euro

11 Tetor 2021, 14:43, Aktualitet CNA
Energjia elektrike në bursë, importi javor me çmimin aktual 8.5

OSHEE ka hapur ankandin e radhës për blerje energjie për periudhën 13-17 tetor. Ky ankand është i pari për periudhën e gjendjes së emergjencës energjetike, ndërsa çmimi ditor në bursën e Hungarisë mbetet i lartë mbi 190 euro për megavat.

Shqipëria nuk po siguron energji të mjaftueshme për të mbuluar konsumin e nevojshëm. OSHEE ka hapur procedurën e ankandit për të mbuluar nevojat në periudhën 13-17 tetor për një sasi të përgjithshme 44 400 megavat të ndarë në dy fasha orare.

Ankandi paraardhës ishte ai i 4-10 tetor, kur Furnizuesi i Tregut të Lirë importoi energji me vlerë 13 milionë euro me një çmim rekord prej 233 euro/MËh. Ky është çmimi më i lartë me të cilin vendi ka siguruar ndonjëherë energji, ndërsa për deri dy muaj më parë çmimi mesatar ishte 60 euro për megavat.

Në Bursën Hungareze, çmimi i energjisë këtë të hënë arriti 192.9 euro/megavat, po aq sa të dielën, ndërsa e marta pritet të sjellë sërish rritje të çmimit në 228 euro në mesataren ditore.

Por, nga blerja e energjisë në bursë, shtetet mund të përfitojnë, sikundër edhe të humbasin në një ankand ditor, pasi ai luhatet nga orë në orë. Megjithatë, për 44 mijë megavatët e kërkuar nëse në ankandin e radhës Shqipëria do të importojë me çmimet aktuale mesatare ditore në bursë, ajo do të shpenzojë nga 8.5 milionë euro deri në 10.1 milionë euro./euronews

Lajmet e fundit nga