Connect with Us

Dy shenjat më inteligjente të horoskopit/ A jeni ju një prej tyre?

Horoskopi

Dy shenjat më inteligjente të horoskopit/ A jeni ju një prej tyre?

Publikuar

-

cna horoskopi

Ujori

Një shenjë analitike dhe e ndryshme nga gjithë të tjerët. Mënyra e tij e ndryshme e të menduarit i lejon atij të kuptojë dhe zgjidhë disa probleme që do të vinin në vështirësi njerëzit e tjerë. Dhe e bukura është se ai nuk shfrytëzon këtë dhuratë që i është dhuruar nga yjet.

cna lajm show

Akrepi

Njerëzit e lindur nën këtë shenjë të zodiakut janë më perceptues se të tjerët në mjedisin rrethues. Kjo i lejon atij të vlerësojë dhe të kuptojë më mirë botën në të cilën jetojmë. Nuk ka situatë apo problem që Akrepi nuk mund ta zgjidhë./CNA.al

cna lajm show

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 11 tetor 2021

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i dashurisë/ Si do të jetë kjo javë për çiftet dhe beqarët?

Dashi

Nëse doni të bëheni financiarisht të fortë në të ardhmen, atëherë duhet të filloni të kurseni para nga sot. Kujtimet romantike do të pushtojnë mendimet tuaja. Bashkëpunëtorët dhe vartësit do të sjellin momente shqetësimi dhe stresi.

Demi

Kjo është një ditë e mbarë për të dhënë dhe marrë dhurata nga ata që doni. Partneri/partnerja juaj do të jetë i/e vëmendshme ndaj familjes suaj. Do të jetë një ditë përgjithësisht e favorshme për ju, shfrytëzojeni sa më shumë. Ata që kanë qenë shumë të zënë ditët e fundit, më në fund do të gëzojnë pak kohë të lirë.

Binjaket

Sot do të jeni të relaksuar dhe në dispozicion për të shijuar kohën e lirë. Pavarësisht shumë konfliktve, jeta juaj e dashurisë mund të marrë një tjetër kthesë sot dhe do të jeni në gjendje ta bëni partnerin/partneren tuaj të lumtur. Kohët e vështira në punë do të kalohen me ndihmën në kohë të bashkëpunëtorëve.

Gaforrja

Ndihma e dikujt do t’ju bëjë të përmirësoni aftësinë tuaj për të fituar para. Thjesht, kini më shumë besim në vetvete. Sot ju mund të humbisni dashurinë e vërtetë në jetën tuaj. Mos u shqetësoni, gjithçka ndryshon me kalimin e kohës.

Luani

Presioni nga eprorët tuaj në punë dhe mosmarrëveshja në shtëpinë tuaj mund të prishin paqen tuaj mendore. Mund ta keni të vështirë të gjeni kohë për veten. Nuk përjashtohet mundësia e një projekti të ri në aspektin profesional.

Virgjeresha

Ditë e mirë për të rinovuar kontaktet dhe marrëdhëniet e vjetra. Sot jeta juaj e dashurisë do të lulëzojë. Qëndroni të lidhur me punën tuaj dhe mos u mbështetni tek të tjerët.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 28 qershor 2020

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 26 dhjetor 2020



Peshorja

Sot mund të përfitoni financiarisht, për shkak të fëmijëve tuaj. Kjo do t’ju bëjë shumë të lumtur. Anëtarët e familjes do të jenë mbështetës, por shumë kërkues. Mund të takoni dikë që ju do shumë.

Akrepi

Kjo mund të jetë një nga ditët më të mira për ju në aspektin profesional. Do të merrni pikërisht atë çfarë dëshironi. Bëni kujdes në jetën në çift, pasi nuk përjashtohet mundësia e debateve.

Shigjetari

Lërini pas problemet e së kaluarës dhe ecni përpara me qëllim pozitiv. Përpjekjet tuaja do të jenë të frytshme. Romanca do të jetë e këndshme dhe shumë emocionuese.

Bricjapi

Sot mund të debatoni me dikë të afërt dhe gjërat mund të përshkallëzohen. Nëse keni qenë duke luftuar në punë prej shumë ditësh, do të jetë një ditë vërtet e mirë. Do të dëshironi të kaloni më shumë momente vetëm sot, sesa në praninë e partnerit/partneres suaj.

Ujori

Sjellja juaj kokëfortë mund të ofendojë miqtë dhe familjarët. Jeta juaj e dashurisë mund të mos jetë ashtu sikurse ju dëshironi sot. Përdorni kontaktet tuaja për të kapërcyer një çështje të vështirë në apektin profesional.

Peshqit

Ringjallni pasionin në marrëdhënien tuaj në çift. Projektet dhe planet në pritje ka gjasa të lëvizin drejt një forme përfundimtare. Sot do të keni mundësi të gjeni pak kohë për veten, pavarësisht një ditë të ngarkuar.

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Horoskopi javor: Dashuria, puna, financat/ Zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i dashurisë/ Si do të jetë kjo javë për çiftet dhe beqarët?

Dashi

Këtë javë shenja e dashit do të fokusohet më së shumti tek karriera. Planetët lëvizin në drejtimin e sektorit të punës tuaj apo vendit ku punoni. Bëni kujdes nga Mërkuri pasi do të hyjë në fushën tuaj erotike, duke ju bërë më pak të frikësuar për t’u përfshirë dhe për të krijuar lidhje me dike apo mardhënie seksule me dike. Përpiquni të evitoni zënkat dhe sherret gjatë kësaj jave në familje ose ndryshe do të lëndoheni.

Demi

Këtë javë fokusi juaj do të jetë tek gjërat e mëdha dhe jo tek to të vogla. Mërkuri pritet të hyjë në zonën tuaj të dashurisë duke ju ndihmuar edhe më shumë në çështjet e komunikimit me persona që mund të jenë partnerë me ju ose me partnerin tuaj aktual. Ndërkohë Marsi do të ndërhyjë në çështjet tuaja të shëndetit dhe mirëqenies duke ju bërë të ndiheni më të fortë se kurrë më parë. Gjatë javës mund të ndërmeri dicka të re në lidhje me punën.

Binjakët

Këtë javë do të bënit mirë të fokusoheshit tek partneri. Mërkuri do të hyjë në zonën tuaj të shëndetit duke ndikuar që ju të organizoheni rutinën tuaj në mënyrë që të ndiheni sa më mirë. Këtë javë do të keni mundesi të ndiheni më të motivuar se asnjëherë më parë. Kjo është periudha më e mirë për të nisur takime të reja. Kini kujdes me aspektin financiar. Duket se ju pëlqen të shpenzoni më shumë nga se merni para në dorë.

Gaforrja

Merkuri është drejtuar për në zonën tuaj të romancës dhe ndryshimet do t’i ndieni që të mërkurën. Do ndiheni me rrehat dhe të relaksuar. Përcaktoni kufinjtë tuaj dhe filloni t’i besoni më shumë të tjerëve, jo të gjithë janë individë negativë. Ndryshime priten të ndodhin gjatë kësaj jave edhe në shtëpinë tuaj, ku pritet të mendoni për t’a rinovuar atë ose bëni një ndryshim të vogël.

Luani

Këtë javë çdo aspekt në jetën tuaj, duket se fiton më shumë balance dhe qëbdrueshmëri. Do të ndiheni shumë mirë në shoqërinë e partnerit dhe diçka të tillë do e reflektoni se sa shumë keni nevojë për të. Shumë çështje që keni patur pezull duket se më në fund u ka ardhur fundi. Edhe në punë më në fund do të arrini rezultatet e duhura pasi të bashkëpunoni me kolegët. Do të arrini shumë më shumë gjëra nga se keni pretenduar.

Virgjëresha

Mundohuni të mos jeni kaq perfeksionit ju të Virgjëreshës. Plutoni do të jetë përfshihet në sektorin tuaj të kreativitetit duke ju bërë të dalloni tek njerëzit e tjerë. Për të ndihmuar më shumë tek kjo pjesë Mërkuri hyn në zonën tuaj të inteligjencës duke bërë që ju të tregoni më shumë nga vetja me mendimet tuaja. Përmes Marsit do të mund të kurseni para gjatë kësaj jave, çka do të përmirësojë gjendjen tuaj.

LEXO EDHE:  Puna dhe dashuria/ Dy shenjat më me fat për këtë fundjavë

LEXO EDHE:  Horoskopi e shtune 2 shtator 2017

Peshorja



Jemi zyrtarisht në sezonin tuaj Peshore!Kjo është periudha e duhur kur ju do të mund të shkëlqeni edhe më shumë pasi gjithë planetët janë në anën tuaj. Do të ndiheni më të sigurt në vete këtë periudhë. Gjithashtu edhe sa i përket sektorit ekonomik gjithçka do të jetë në përmirësim. Marsi do të japë më shumë energji dhe motivimit këtë javë.

Akrepi

Fjalët tuaja kanë shumë peshë akrep. Plutoni do të jetë në zonën tuaj të komunikimit kështu që bëni kujdes me ato që do të thoni. Këtë do të hyjë në shenjën tuaj të enjten duke ju bërë shumë flirtues. Ju do të flisni shumë gjatë këtë javë dhe diçka e tillë nuk është në tipin tuaj.

Shigjetari

Këtë javë do të kuptoni më shumë pushtetin tuaj dhe sa vleni shigjetar. Diçka e tillë do të ndodhë pasi Plutoni do të jetë në këtë zonë. Më pas Mërkuri do të përmirësojë jetën tuaj dashurore duke ju sjellë paqen që meritoni. Pritet të kaloni një fundjavë mjaft të mirë me miqtë dhe është koha e duhur për diçka të tillë.

Bricjapi

Kjo javë paraqitet e fuqishme për ju në çdo aspekt bricjap. Mërkuri hyn në sektorin tuaj të miqësisë të enjten duke ju bërë të parrezistueshëm. Marsi do të hyjë në sektorin tuaj të karrierës duke ju bërë më shumë motivues si dhe të ndiheni lider.

Ujori

Të lësh diçka të ikë, nuk do të thotë dorëzim ujor. Plutoni ju ndihmon të gjeni forcën për t’u dorëzuar. Gjithashtu Mërkuri do të hyjë në zonën tuaj të karrierës këtë të enjte duke ju lidhur më shumë me njerëzit. Gjithashtu Marsi do të ndikojë që të udhëtoni më shumë, duke ju ndihmuar të eksploroni dhe të gjeni vende të reja.

Peshqit

Do të ndiheni mirë këtë javë me miqtë tuaj, për shkak të Plutonit. Mërkuri hyn në sektorin tuaj të udhëtimeve dhe për këtë arsye do ju duhet të mësoni një gjuhë të re apo një kulturë të re. Pritet që të jeni mjaft të suksesshëm në sektorin e ndjenjave pasi do arrini të fitoni zemrën e personit që doni./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 tetor 2021

Publikuar

-

Nga

cna horoskopi

Dashi

Gjithçka duhet të shkojë mirë për ju si në dashuri, para dhe karrierë. Sidoqoftë, ju kërkoni qëllime të tjera dhe sot mund të jeni duke menduar për çështje edukative, intelektuale dhe shpirtërore që keni dashur gjithmonë të ndiqni. Mos mendoni se duhet të nxitoni për të marrë një vendim.

Demi

Sot mund të vendosni të bëni një hulumtim intensiv në lidhje me ekonominë, aksionet ose investimet në prona dhe të shihni se si zbatohet për situatën tuaj aktuale financiare. Ju do t’ia dilni mbanë. Librat, revistat dhe gazetat mund të ndihmojnë në hulumtimin tuaj, ashtu si edhe konsultimet me profesionistët.

Binjaket

Një ngjarje shoqërore që përfshin bashkëpunëtorë biznesi dhe miq mund të sjellë ide të reja në rrugën tuaj, duke ju çuar në një drejtim të ri. Qëllimet tuaja materiale dhe shpirtërore mund të vijnë në diskutim dhe të hapin sytë tuaj ndaj mundësive të pavërejtura më parë. Komunikimi është më i qartë se zakonisht.

Gaforrja

Ka të ngjarë të ndiheni vigjilent, të fortë dhe plot energji dhe qëndrueshmëri. Ndjenja juaj e aventurës është e lartë. Ju mund të jeni duke eksploruar mundësinë e një pushimi interesant. Sa i përket aspektit sentimental do të jetë një raport i qëndrueshëm për ju.

Luani

Jini më të vetëdijshëm për pamjen tuaj personale dhe mënyrën se si perceptoheni. Sigurohuni që veshja juaj të jetë e përshtatshme për njerëzit me të cilët jeni dhe situatën ku gjendeni. Sa i përket aspektit sentimental sot mund të gjeni partnerin ideal në një moment që nuk e prisnit.

Virgjeresha

Lumturia mbretëron në shtëpi ndërsa familja juaj vazhdon të përjetojë sukses. Një person mund të vijë për vizitë. Ndjenja juaj për veten është tronditur falë atyre që po përpiqen të përdorin fuqinë e tyre për t’ju kontrolluar. Jini të sigurt dhe mos lejoni që të tjerët të kenë përparësinë – veçanërisht pasi e dini që keni të drejtë.



Peshorja

Zemra juaj mund të jetë e lënduar nga problemet me të cilat jeni përballur. Të mendosh për kohët e kaluara është thjesht të nxjerrësh kova me lot nga një pus. Mos e bëni këtë për veten tuaj. Eshtë koha për të ecur përpara. Zemra juaj është e etur për të filluar diçka të re dhe për të sjellë aventura në jetën tuaj. Përdorni emocionet tuaja si lëndë djegëse.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 26 dhjetor 2020

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 28 qershor 2020

Akrepi

Ju jeni të mbushur me gëzim! Një valë e jashtëzakonshme dashurie po vjen drejt jush. Çdo gjë që përfshin romancën mund të shkojë në ekstreme. Me kalimin e ditës, do të ndiheni gjithnjë e më shumë socialë. Do të dëshironi të rrethoheni nga një shoqëri e mirë.

Shigjetari

Gjatë orëve të mëngjesit, mund të jetë e vështirë për ju të shmangni mendimin për çështje dhe probleme të lidhura me punën pavarësisht nëse jeni në punë apo jo. Sigurohuni që të mos lejoni që këto mendime t’ju konsumojnë për pjesën tjetër të ditës.

Bricjapi

Sot mund të përjetoni pak shqetësim, ndoshta sepse mendoni se ka diçka që duhet të bëni, por nuk jeni të sigurt se çfarë. Mendja juaj është e mprehtë, intuitive dhe logjike, por shumë opsione mund të jenë në horizont. Ju mund ta keni të vështirë të zgjidhni midis tyre. Në raport më partnerin do të ndiheni i plotësuar.

Ujori

Ju mund të konsideroni të hyni në një partneritet biznesi interesant me miqtë. Kjo është një kohë e mirë sepse komunikimi juaj është veçanërisht në formë. Nëse keni aplikuar për një vend pune gjasat janë që të merrni atë që dëshironi.

Peshqit

Mund të keni një sfidë para jush. Ju keni nevojë, më shumë se çdo gjë, të ndiheni nën kontroll kur bëhet fjalë për çështjet e dashurisë dhe emocionet e fuqishme. Por sot një tërheqje intensive do të thotë që ju mund të humbni përkohësisht aftësinë tuaj për të qenë të qetë përballë një valë në rritje të pasionit.

LEXO TE PLOTE