Connect with Us

Dhjetë vrasësit më të tmerrshëm të krimit të organizuar në histori

Blog

Dhjetë vrasësit më të tmerrshëm të krimit të organizuar në histori

Publikuar

-

cna lajme blog

(Pjesa e parë)

Sot ka shumë filma, libra, madje edhe shfaqje televizive që flasin mbi mafien. Që të gjithë përpiqen të ofrojnë një përshkrim të thellë të stilin e jetës brenda pjesëtarëve të krimit të organizuar. Dhe popullariteti i tyre vetëm sa po rritet. Njerëzit janë të magjepsur pas kësaj mënyre jetese, dhe janë shumë kureshtarë të mësojnë më shumë rreth saj.

Nuk dihet me saktësi se çfarë e intrigon auditorin, por mund të jenë axhendat e fshehura, aktivitetet kriminale, apo jeta luksoze që bëjnë disa nga anëtarët e grupimeve mafioze.

Sido që të jetë e vërteta, një gjë është e sigurt:organizatat kriminale janë të rrezikshme, dhe nuk kanë frikë të vrasin cilindo që u prish punë. Por pse këta njerëz u bashkohen grupeve të tilla, dhe si nisi gjithçka? Ja cilat janë 10 nga vrasësit më famëkeq të mafies në histori.

Abe Reles

Abe Reles ishte vërtet një vrasës i lindur. Ai ishte një njeri shumë i dhunshëm, me një temperament tejet të paparashikueshëm, dhe anëtar i organizatës famëkeqe “Murder, Inc”. Kjo e fundit ishte seksioni që kryente vrasjet në emër të mafies amerikane, dhe që besohet

se vrau deri në 1.000 njerëz në vitet 1930-1940.

Reles ishte i njohur për përdorimin e një kaçavide mbi viktimat e tij, të cilën ai e fuste në trurin e tyre përmes veshëve. Reles ishte një tip inatçor, dhe i përdorte vrasjet si një zgjidhje për zemërimin e tij. Në një rast ai vrau një punonjës të parkingut vetëm për mos-sjelljen shumë shpejt të makinës së tij.

Reles i shpëtoi dënimit me vdekje, duke i dhënë policisë informacione të detajuara mbi pjesëtarët e organizatës “Murder, Inc”. Por rrëfimi në polici ishte edhe fundi i tij. Mafiozët nuk i kanë qejf të penduarit, dhe në vitin 1941 Reles u gjet i vrarë në trotuarin jashtë hotelit ku banonte.

Salvatore Gravano

Salvatore Gravano i braktisi vjedhjet e vogla dhe përleshjet me grushte në rrugë, për

t’u bërë ushtari i mafiozit të njohur italo-amerikan Xho Kolombo në fundin e viteve 1960. Gravano ishte i vendosur t’i bënte përshtypje shefit të tij, duke kryer disa vrasje brutale, të cilat i dhanë atij respekt në radhët e mafiozëve.

Gravano i ngjiti shpejt shkallët e hierarkisë në familjen mafioze Kolombo, duke u bërë numri 2 i saj. Në një moment ai ngriti një biznes në fushën e transportit me kamionë, teksa në fshehtësi kryente kontrabandë. Dhe rezultoi të ishte një biznesmen i lindur. Shumë shpejt, Salvatore Gravano u shndërrua në një multimilioner.

LEXO EDHE:  Ballkani po bëhet “autostrada” e Kinës në Evropë

Sidoqoftë, kohët e mira nuk zgjatën shumë. Kur policia e arrestoi, Gravano e shiti partnerin e tij në biznesin e tij kriminal. Prandaj pavarësisht përfshirjes së tij në të paktën 19 vrasje, autoritetet në SHBA e dënuan në vitin 1994 me vetëm 5 vjet burg.

Sem De Stefano

Sem De Stefano e nisi karrierën e tij si një kriminel, dhe si një zbatues i “porosive” të vogla nga shefat e tij mafiozë. Por nuk kaloi shumë kohë para se t’i bashkohej bandës famëkeqe të Çikagos “Forty-Two Gang” vitin 1930. Disa vjet më vonë, ai u bë një nga xhelatët më mizorë të borxhlinjve të këqij, si të droguarit dhe varfrit.

Kur këta të fundit nuk arrinin të shlyenin në kohë borxhin, ai i çonte në “dhomën e provave të zërit” në bodrumin e tij, dhe i torturonte deri në vdekje. De Stefano provonte shumë kënaqësi duke  i vrarë viktimat e tij. Ai u arrestua me akuzën e vrasjes, por bashkëpunëtori i tij e vrau atë para se gjykata të jepte verdiktin e saj.

Frenk Abandando

Frenk Abandando, ishte një vrasës i pamëshirshëm me banim në Nju Jork. Ai thuhet se është përgjegjës për deri në 30 vrasje, por ka shumë të ngjarë të ketë kryer shumë të tjera. Ai i vriste shumicën e viktimave të tij duke i goditur me thikë në gjoks, por përdorte edhe objekte të tjera.

Abandando u arrestua në majin e vitit 1940, por nuk arriti që ta kuptonte seriozitetin e situatës ku ndodhej. Madje në një moment e kërcënoi hapur gjyqtarin e çështjes. Abandando nuk e dinte që Abe Reles kishte nisur të bashkëpunonte me policinë. Frenk Abandando u ekzekutua me vdekje në karrigen elektrike në vitin 1942.

Herri Shtraus

Herri Shtraus ishte një anëtar tjetër i “Murder, Inc”. Ai ishte anëtari më i dhunshëm i organizatës së killerave. Disa historianë të krimit, thonë se ai ka vrarë midis 50-100 njerëzve. Shtraus u arrestua plot 18 herë, por nuk u dënua asnjëherë deri në rënien e “Murder, Inc.” në vitin 1940. Gjatë gjykimit, përpjekja e tij për të dalë si mendërisht i paqëndrueshëm dështoi, dhe ai u ekzekutua në vitin 1941 në karrigen elektrike.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Pandemia e Covid-19, mund t’i shtyjë shoqëritë drejt autoritarizmit

Publikuar

-

Nga

cna neës, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike,

Nga Leor Zmigrod “The Conversation”

Është një fakt pak i njohur se njerëzit kanë në të vërtetë jo një, por dy sisteme imunitare. I pari, sistemi imunitar biofizik – për të cilin të gjithë kemi dëgjuar shumë -reagon ndaj infeksioneve kur ato hyjnë në trupin e njeriut, duke zbuluar dhe eliminuar ndërhyrës si koronavirusi që shkakton Covid-19.

I dyti është sistemi imunitar i sjelljes, që e përshtat sjelljen tonë për të shmangur në mënyrë parandaluese njerëzit, vendet dhe gjërat potencialisht infektive. Sistemi imunitar i sjelljes është vija e parë e mbrojtjes kundër sëmundjeve infektive.

Ai i nxit njerëzit të përshtaten në aspektin social me traditat e njohura dhe të shmangin grupet e huaja, të pangjashme dhe potencialisht infektive.

Në një studim të botuar së fundmi nga Universiteti i Kembrixhit,kolegët e mi dhe unë shqyrtuam ndikimin e sistemit imunitar të sjelljes tek qëndrimet tona ndaj bindjes dhe autoritetit. Ne zbuluam se përqindjet e larta të sëmundjeve infektive-dhe shmangia e sëmundjeve që promovojnë ato-mund të formojnë në thelb opinionet politike dhe institucionet sociale.

Ne mblodhëm të dhëna nga mbi 250.000 njerëz në 47 vende, dhe analizuam marrëdhënien midis rrezikut të infeksionit (para-Covid) ku ata jetonin dhe qëndrimeve të tyre autoritare, pra shkallën në të cilën ata miratuan konformitetin dhe bindjen ndaj autoritetit.

Ne ishim kuriozë të mësonim nëse rreziku i lartë i infektimit do të aktivizonte sistemin imunitar të sjelljes në mënyra që promovonin besimin e verbër ndaj autoriteteve. Ne u siguruam që ta masim autoritarizmin në një mënyrë politikisht neutrale, për të shmangur rrezikun që rezultatet tona që pasqyronin bindjet apo angazhimet fetare të njerëzve ndaj partive të caktuara politike.

Në fund ne zbuluam një marrëdhënie të qartë midis qëndrimeve autoritare të njerëzve dhe niveleve të sëmundjeve infektive në rajonin e tyre:zonat me një përhapje më të lartë të sëmundjeve infektive, kishin më shumë qytetarë me mendësi autoritariste.

Për më tepër, zonat me përqindje të larta të infeksionit priren të votojnë në mënyrë konservative dhe qeverisen nga ligje më autoritare, pra nga ligje që u imponohen disa anëtarëve të shoqërisë, por jo të gjithëve. Shkalla e infektimeve lidhej veçanërisht me këto ligje hierarkike “vertikale”, dhe jo me ligje “horizontale” që prekin të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, dhe kjo sugjeron se normat e sëmundjeve infektive ndikojnë në mënyrë unike mbi preferencat e njerëzve ndaj strukturave hierarkike të pushtetit.

Modeli i këtyre rezultateve ishte çuditërisht i qëndrueshëm kur krahasoheshin 47 vendet përfshirë këtu dhe shtetet amerikane,si dhe rajonet dhe qytetet metropolitane amerikane.

Këto efekte vazhduan edhe pas llogaritjes së variablave demografikë rajonalë si arsimimi, pasuria dhe pabarazitë, gjë që sugjeron ekzistencën e marrëdhënieve të drejtpërdrejta dhe domethënëse midis sëmundjeve infektive dhe besimeve, si dhe sjelljeve autoritare.

Po ashtu, ne zbuluam më tej se marrëdhënia midis niveleve të infeksionit dhe autoritarizmit, ishte specifike për infeksionet që mund të merren edhe nga të tjerët, si fruthi apo kolera. Efekti mungonte për sëmundjet infektive që mund të merren vetëm nga speciet jonjerëzore, si tërbimi apo sëmundja Lyme.

LEXO EDHE:  Çmimi barbar për luftën e Hitlerit/ Ç’ndodhi 75 vjet më parë në Drezden?

LEXO EDHE:  Rivalitetet e mëdha në Shtëpinë e Bardhë, nga Truman tek Trumpi



Këto rezultate mbështesin idenë se ekziston një mekanizëm social dhe i sjelljes, që lidh rrezikun e infeksionit dhe autoritarizmin. Një përhapje e lartë e infeksioneve nga njeriu te njeriu duket se çon në sjellje shoqërore konformiste dhe që potencialisht e zvogëlojnë rrezikun e infektimit të njerëzve nga ata që nuk përputhen apo që nuk i ngjajnë shumicës. Prandaj, sëmundjet infektive si Covid-19 mund të ndikojnë shumë tek ideologjitë dhe institucionet shoqërore. Në epokën e Covid-19, ne të gjithë jemi duke jetuar me sisteme imunitare të mbivlerësuara të sjelljes. Ne e kemi ndryshuar mënyrën se si shoqërohemi dhe lidhemi me njerëzit e tjerë; kujt i lejojmë të hyjë në hapësirat tona; dhe si e llogarisim ekuilibrin midis lirisë personale dhe sigurisë kolektive.

Po çfarë do të thotë kjo për të ardhmen tonë politike? A do të na shtyjë frika nga Covid-19 drejt jetesës në shoqëri më autoritare? Si mund të rivendosim një ekuilibër psikologjik-dhe një preferencë ndaj anti-autoritarizmit politik-pa rrezikuar veten dhe të tjerët?

Hapi i parë i pashmangshëm është zvogëlimi i rreziqeve reale të infeksionit. Pa një zvogëlim të rreziqeve të vërteta shëndetësore përmes programeve efektive të vaksinimit dhe politikave shëndetësore, trupat tanë shumë njerëzorë do të priren natyrshëm drejt mbrojtjes, konformitetit dhe frikës ndaj rrezikimit të shëndetit.

Në fakt, Covid-19 ka sjellë me vete një valë globale politikash autoritariste që e kanë justifikuar forcimin e kufijve kombëtarë dhe kufizimin e të drejtave të përditshme. Në studimin tonë, ne zbuluam se edhe nivelet historike të infeksionit nga dekada më parë parashikojnë atë që besojnë qytetarët, se për kë votojnë dhe si qeverisen sot.

Pandemitë mund të kenë pasoja afatgjata dhe të thella për politikën. Gjithsesi, ndërsa instinktet tona për të shmangur infeksionin janë të ndërtuara prej kohësh- sistemi imunitar i sjelljes është dokumentuar tek specie të ndryshme si minjtë, bretkosat dhe shimpanzetë – njerëzit janë të pajisur me kapacitete të mëdha mendore për të kapërcyer paragjykimet dhe për t’u përshtatur me fleksibilitet ndaj ndryshimeve.

Nëse është imagjinata jonë shumë e evoluar ajo që e lehtëson sistemin imunitar të sjelljes, atëherë është imagjinata jonë e pasur dhe emfatike që mund të na shpëtojë nga efektet anësore toksike.

Kontakti i sigurt me ata që jemi udhëzuar të shmangim – madje edhe kontaktet imagjinare, intelektuale apo virtuale, përmes filmit, literaturës, lajmeve apo miqve – është një antidot i fuqishëm ndaj ksenofobisë që mund të shfaqet kur kemi frikë nga infeksionet.

Këto forma të prekjes jo fizike, mund të na kujtojnë gjithçka kemi të përbashkët dhe gjithçka që mund të humbim nëse i shmangim kontaktet dhe kujdesin. Ndoshta zgjidhja qëndron në pasjen e qëndrimeve anti-autoritare që mbrojnë hapjen, përfshirjen dhe arsyetimin shkencor në vend të mendimit mitik, ideologjik apo konspirativ.

Kapërcimi i pandemisë COVID-19 dhe përçarjet ngjitëse brenda politikës sonë mund të jenë detyra të ndërthurura që kemi përpara. Shëndeti i shoqërisë -“organi politik” kolektiv – kërkon shëndetin dhe elasticitetin e trupave dhe mendjeve tona. Imuniteti është në thelb politik.

https://theconversation.com/covid-19-could-nudge-minds-and-societies-towards-authoritarianism-168540

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A do të ndryshojë diçka pas skandalit “Pandora Papers”?

Publikuar

-

Nga

cna lajme bota

Nga John Steele Gordon “The Spectator”

Më 3 tetor, Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë, me seli në Uashington, publikoi ​​një sasi të madhe prej 11.9 milionë dokumentesh të dekonspiruara, që kanë të bëjnë me pasurinë e qindra udhëheqësve botërorë, zyrtarëve publikë dhe miliarderëve.

Ashtu si “Panama Papers” që u bënë publike në vitin 2016, edhe “Pandora Papers” ofron informacione të detajuara mbi pasuritë e mëdha të fshehura në kompanitë off-shore, me një shumë që shkon ndoshta deri në 32 trilionë dollarë, dhe që i ka dhënë mundësi përfituesve që të shmangin taksat, të cilat do të ishin të detyrueshme nëse pasuria do të mbahej në vendin e tyre.

Për shembull, një kompani britanike e kontrolluar nga Sheri Bler, gruaja e ish-kryeministrit Toni Bler, bleu një pronë në shumën 6.45 milionë paund (8.8 milionë dollarë) në Londër jo drejtpërdrejt, por duke blerë një kompani me seli në Ishujt Virxhin.

Në rast se prona do të ishte blerë drejtpërdrejt, do të paguhej një Taksë prej 312.000 paund (425.000 dollarë).

Mbreti Abdullah II i Jordanisë, zotëron prona të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara, në parajsat fiskale asete me vlerë më shumë se 100 milion dollarë, përfshirë shtëpitë në Malibu, Uashington, Londër dhe Askot.

Në biologji ekziston një parim i njohur si bashkë-evolucion. Për shembull,ndërsa speciet që bien pre e specieve të tjera evoluojnë për t’u përmirësuar në shmangien e grabitqarëve, grabitqarët evoluojnë për t’u bërë më të aftë në kapjen e tyre. Kjo ligjësi nuk ndryshon as me autoritetet tatimore dhe ato që tatohen.

Koditatimor mbi të ardhurat në SHBA ishte vetëm 11 faqe me Aktin e Tarifave të vitit Ai ishte edhe viti kur u miratua Amendamenti i 16-të i Kushtetutës, që i dha mundësi qeverisë federale të tatonte të ardhurat. Sot Kodi është 70.000 faqe.

Ndërsa avokatët dhe kontabilistët e taksave zbuluan shumë boshllëqe ligjore, Kongresi u angazhua për t’i kufizuar apo mbyllur ato. Por Kongresi ka ndihmuar ndërkohë edhe donatorët kryesorë politikë, duke miratuar në heshtje favore tatimore për ta.

Kodi ndryshohet qindra herë në vit, dhe nga shumica e këtyre ndryshimeve përfitojnë vetëm disa, apo edhe një kompani apo individ. Sistemi tatimor amerikan është i korruptuar në thelbin e vet.

Natyrisht, askush nuk paguan më shumë taksa se sa duhet, dhe pasi tatimet janë bërë më të larta dhe më komplekse, sidomos për ata me të ardhura të mëdha. Prandaj nxitja për të gjetur mënyra për të shmangur taksat, është bërë akoma më e fortë.

Dhe të pasurit e kanë luksin të përballojnë këshillat e avokatëve dhe kontabilistëve tatimorë, dhe mund të përdorin shumë mënyra për të mbrojtur të ardhurat dhe pasuritë. Kjo është arsyeja pse, siç tha Robert Silverman, këshilltar në organizatë bamirëse “Oxfam America”:“Pandora Papers” përbën një kujtesë të hidhur se Shtetet e Bashkuara kanë dy sisteme të veçanta tatimore, një për të pasurit dhe shumë lidhje, dhe një për të gjithë të tjerët”.

LEXO EDHE:  Historia e ekspeditës naziste në Himalaja për të kërkuar racën Ariane

LEXO EDHE:  Dhjetë njerëzit më të rëndësishëm të shkencës për vitin 2020

Nuk ka asgjë të re në lidhje me strehimin e pasurisë në parajsat fiskale. 14 ofruesit e shërbimeve të tilla, dokumentet e të cilëve u zbuluan në “Pandora Papers”, datojnë që nga viti 1961. Llogaritë bankare zvicerane janë shumë më të vjetra.

Ndërsa komunikimi jashtë shtetit është bërë shumë më i lirë dhe më i shpejtë, lehtësia e mbajtjes së aseteve në parajsat fiskale, është rritur shumë dhe po ashtu edhe përdorimi i tyre. Vende të tilla si Panamaja, Ishujt Kajman, Hong Kongu dhe Ishujt e Virxhin, kanë mësuar se mund të fitojnë tarifa të mëdha në këmbim të ruajtjes së pasurisë së shumë njerëzve.



Pjesa më e madhe e tyre është një veprimtari krejtësisht e ligjshme. Për disa-është e pamundur të thuhet se sa – është natyrisht evazioni fiskal. Robert F.Smith, themeluesi miliarder i “Vista Equity Partners”, u gjobit me 139 milionë dollarë tetorin e kaluar për përdorimin e llogarive bankare off-shore pse kishte strehuar të ardhurat e tij në mënyrë të paligjshme.

Por a mund të bëhet diçka për të zvogëluar aftësinë e shumë të pasurve për të shmangur taksat nëpërmjet parajsave fiskale? Duke mos i detyruar parajsat fiskale që të ndryshojnë ligjet e tyre, është e vështirë t’i nxitësh subjektet sovrane të ndryshojnë ligjet që sjellin përfitime për veten e tyre.

Por thjeshtëzimi radikal i Kodit Tatimor të Shteteve të Bashkuara, do të zbehte ndjeshëm nxitjen për të përdorur skema të ndërlikuara me synim shmangien e taksave, përfshirë llogaritë në parajsat fiskale.

Një taksë e sheshtë, do të ndihmonte shumë në eliminimin e korrupsionit që përshkon sot kodin tatimor.

Do të ishte shumë më e vështirë që anëtarët e Kongresit t’u bënin në heshtje dhurata donatorëve të tyre, pasi kjo gjë do të ishte shumë më e dukshme. Tek e fundit, vendi më i mirë për të fshehur një libër është një bibliotekë. Dhe Vendi më i mirë për të fshehur një shumë të madhe parash është tek 70.000 faqe prozë juridike.

Taksa e sheshtë shpesh kritikohet pse nuk është progresive, me norma më të larta për të ardhura më të larta. Por në mënyrë kundër-intuitive, taksa e sheshta është progresive në kuptimin që norma efektive e tatimit, përqindja e të ardhurave që tatohen, rritet në mënyrë të pashmangshme me rritjen e të ardhurave.

Do të jetë interesante të shihet se çfarë do të ndodhë kur dokumentet e “Pandora Papers” të shqyrtohen nga autoritetet e ndryshme tatimore dhe gazetarët. Ndoshta do të kemi skandale edhe më të mëdha. Miliarderi amerikan Robert Brokman, është tashmë nën akuzë për 39 shkelje për evazion fiskal me mbi 2 miliardë dollarë, të ardhurat e tij të strehuara në parajsat fiskale. Ai është ndër ata që kanë dokumente të dekonspiruara nga “Pandora Papers”.

Është gjithashtu e mundur që këto dokumente ta konfirmojnë edhe një herë thënien:“Kam qenë i pasur dhe i varfër. I pasur është më mirë!”.

https://spectatorworld.com/topic/pandora-papers-change-wealth-tax/#

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kur lejohet dëbimi i dhunshëm i personave që ilegalisht kalojnë kufirin?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Persona të maskuar me uniformë me shkopinj drejtojnë një grup njerëzish përtej lumit në zonën kufitare mes Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Zbulimet e gazetarëve investigativë kanë nxitur debat.

Gazetarët hulumtues nga disa vende evropiane arritën të dokumentojnë të ashtuquajturat “Pushbacks” (shtyrje apo dëbime me dhunë), të paktën në pesë vende të ndryshme në kufirin boshnjako-kroat. Në regjistrimet e gazetarëve, të cilat u morën midis majit dhe shtatorit 2021, u dokumentuan njëmbëdhjetë raste, në të cilat personat që përpiqeshin të kalojnë ilegalisht u dëbuan me dhunë. Më shumë se 140 persona thuhet se janë dëbuar përtej zonës së gjelbër të kufirit, me sa duket pa kontrolluar fare statusin dhe të drejtat e tyre për mbrojtje.

Sipas informacioneve nga organizatat e të drejtave të njeriut, ka pasur më shumë se 16.000 pushbacks vetëm vitin e kaluar në kufirin kroato-boshnjak. Incidente të ngjashme janë regjistruar kohët e fundit edhe në kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë, e vazhdimisht ka pasur raporte për dëbime të tilla edhe në kufirin turko-grek dhe në det të hapur.

Refuzimi i dhunshëm i udhëtarëve të parregullt është kritikuar nga politikanët dhe organizatat e të drejtave të njeriut për shumë vite. “Pushbacks janë thjesht të paligjshme”, tha Gillian Triggs, zëvendëskomisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Por “pushback” është një term politik që nuk është përcaktuar qartë në terma juridikë. Situata ligjore në kufij është komplekse.

A ka të drejtë një vend të parandalojë me forcë njerëzit që të hyjnë atje?

Në parim, një shtet ka të drejtë të vendosë, nëse mund të futen në territorin e tij shtetasit e vendeve të tjera. Edhe në Bashkimin Evropian, mënyra në të cilën një shtet mbron kufijtë e jashtëm dhe sovranitetin territorial është në duart e secilit shtet anëtar. Qeveria përkatëse vendos për veten se sa “i fortë” është një regjim kufitar. Mirëpo, autoritetet e mbrojtjes së kufirit duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar. Ata duhet të veprojnë në mënyrë të përshtatshme dhe të ruajnë proporcionalitetin – veprimet e qeverisë nuk duhet të shkelin të drejtat e njeriut.

Jo të gjithë njerëzit që kalojnë ilegalisht kufijtë e një shteti mund të kthehen në shtetin fqinj prej nga janë futur: Kjo kundërshtohet nga ndalimi i dëbimit kolektiv dhe i ashtuquajturi refuzim i rikthimit i përmendur edhe në Konventën e Gjenevës për Refugjatët në vitin1951 (nga Refuler francez – refuzoj), që është një parim i vlefshëm global i futur në të drejtën ndërkombëtare. Ky parim ndalon shtetet t kthejnë njerëzit në vendet ku ata rrezikohen nga torturat apo shkeljet e tjera serioze të të drejtave të njeriut.

Cilat të drejta i mbrojnë personat që futen ilegalisht në një vend?

LEXO EDHE:  Rivalitetet e mëdha në Shtëpinë e Bardhë, nga Truman tek Trumpi

LEXO EDHE:  Rivalitetet e mëdha në Shtëpinë e Bardhë, nga Truman tek Trumpi



Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), e nënshkruar nga 47 shtete, përcakton ndalimin e dëbimit kolektiv në Protokollin shtesë me numër IV. Por personat që futen ilegalisht nuk mund të thirren thjesht në këtë ndalim për të parandaluar riatdhesimin e tyre ose për të kërkuar rifutjen në një vend. Në një vendim që ka zgjuar shumë vëmendje, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) legalizoi pushbacks në mënyrë retrospektive në shkurt të vitit 2020. Ankuesit nga Mali dhe Bregu i Fildishtë nuk mund t’i referohen ndalimit të dëbimit kolektiv, sepse ata kanë përdorur dhunë për të kaluar kufirin në eksklavën spanjolle Mellila në Marok – megjithëse kishte një kalim tjetër të hapur legal të kufirit.

Për dallim prej emigrantëve ilegalë, refugjatët kanë në Konventën e Gjenevës për Refugjatët një mbrojtje shumë më të mirë kundër riatdhesimit përmes ndalimit të rivendosjes.

Dëbimet e azilkërkuesve të cilët tashmë janë në territorin e BE-së janë në kundërshtim me rregullat, nëse nuk janë shikuar të drejtat e individit për mbrojtje. “Sapo dikush arrin territorin e një shteti anëtar të BE-së, personi në fjalë ka të drejtë të aplikojë për azil, dhe kjo kërkesë duhet të kontrollohet nga autoritetet”, shpjegon eksperti i së drejtës detare në Hamburg, Alexander Proelß.

Organizata e OKB-së për refugjatët UNHCR dhe avokatët kryesorë ndërkombëtarë tani thonë se këto rregulla futen në fuqi menjëherë kur të kalohet kufiri – pavarësisht faktit që ligjërisht personi ende nuk është futur në territorin e BE-së.

Rastet e veçanta të Pushbacks në ujëra

Tek pushbacks në det luan një rol të rëndësishëm edhe largësia nga bregdeti. Sovraniteti i një shteti zakonisht përfundon dymbëdhjetë milje detare nga bregdeti. Nëse roja bregdetare – siç ka ndodhur disa herë në të kaluarën – i detyron varkat e refugjatëve të kthehen jashtë kësaj zone në det të hapur, kjo nuk përbën shkelje të rregullave legale. Por njëkohësisht të gjthë kapitenët janë të detyruar t’i japin ndihmë një varke që ka nevojë për ndihmë.

Hyrja në Bashkimin Evropian megjithatë mund t’u refuzohet atyre që kërkojnë ndihmë. “Nuk ka asnjë detyrim sipas ligjit detar ndërkombëtar, i cili e detyron një vend, për shembull Italinë ose Greqinë, që të tolerojë futjen e njerëzve në bregdetin e tyre”, shpjegon juristi Proelß. Qoftë në det apo në tokë: vetëm pak persona të prekur nga pushbacks kanë në fund mjete ligjore për të vepruar kundër dëbimit të tyre nga një vend./DW

LEXO TE PLOTE