LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bylykbashi tërhiqet nga akuzat për pazarin Rama-Basha

11 Tetor 2021, 11:59, Politikë CNA
Bylykbashi tërhiqet nga akuzat për pazarin Rama-Basha

Dy ditë më parë deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi hodhi akuza të forta kundër kryetarit të PD, Lulzim Basha duke deklaruar hapur se Basha po bën pazar me Ramën në lidhje me çështjen e zgjatjes së afatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vettingun e gjyqtarëve në këmbim me Reformën Territoriale që duan demokratët.

Është fakt i njohur që PD  synon reformë të re territoriale me objektiv shtimin e numrit të bashkive në vend. Interesat e PS shkijnë n? drejtim të kundërt pasi PS nëpërmjet reformës territoriale synon zvogëlimin e tyre.

Sipas akuzave të publikuara në rrjete sociale Bylykbashi, deklaroi që Basha me Ramën po që të shtojë disa bashki në hartë, ku shpreson se mund të shtojë votat e demokratëve dhe në këmbim do t’ë japë votat e nevojshme për të shtyrë afatin e vetingut.

Deputeti demokrat shkruante se Rama dhe Basha kanë hapur një pazar kuajsh, (horse trading) kur sipas tij në fakt opozita duhet të fokusohet në ndryshimin e një sistemi të ri zgjedhor që të mund t?i garantojë asaj votën e lirë.

Deklarata e Bylylbashit nuk ka kaluar me injorim nga selia blu. Dhe dje gjatë mbledhjes me grupin parlamentar, raportohet ky debat midis Kryetarit Basha dhe deputetit Bylykbashi:

” Basha : Oerd ke ti ofertë për cështjen e vetingut?

Bylykbashi : Ato lloj insinuatash tërhiqi kryetar. Unë po përsërisja një qëndrim që ta kam thënë në grup parlamentar, para dy javësh. Unë e kisha për Ramën atë postim. Qëndrimi im është në parim.  Duhet të ishte këtu Kryetari i Grupit i ngarkuar per vetingun I cili më ka kontaktuar mua ditën e enjte dhe i kam thënë kujdes se nuk është interesi ynë. Rama e di shumë mirë cfarë do, se e thotë në publik. Unë kam thënë Rama ofron pazar, nuk kam thënë që ka marrëveshje PD.  Unë ta kam thënë në grup, ne na duhet sistemi zgjedhor, reforma zgjedhore, reforma territoriale dhe pastaj vetingu.

Une e kam thene publikisht, ne na duhet nje strategji per te gjitha reformat.  Baterite e partise u turren ndaj meje,  eshte nje reagim i ulet nga Partia Demokratike ndaj meje.

Basha : A di ti Oerd nese dikush ne parti ka marre nje propozim, me jep nje vetingun te te jap reformen territoriale?

Bylykbashi : Nese ndodh, eshte nje thike shpine per demokratet.  Eshte pazar i ofruar publikisht.

Aq sa kam thene, nuk ndryshon. Po te them kete gje, po e pranove do demtosh demokratet. Nese per vetingun merr sistemin zgjedhor, mua me ke nga pas.

Basha : Refuzoni cdo ide se na qenka ofruar pazar i ndarjes territoriale per vetingun se eshte nje dem qe i behet demokrateve.”

Me sa duket Bylykbashi përballë Lulzim Bashës është tërhequr nga akuzat e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga