Connect with Us

Breshëri plumbash në Tiranë/ Dyshohet për të plagosur

Kronika

Breshëri plumbash në Tiranë/ Dyshohet për të plagosur

Publikuar

-

/
cna lajme kronike

Të shtëna me armë zjarri raportohet se kanë ndodhur pranë shkollës “Andon Zako Çajupi”, në Tiranë.

Të dhënat e para flasin për një konflikt mes personash, që  ka nisur me përdorimin e sendeve të forta dhe më pas është është përshkallëzuar me përdorimin e armës së zjarri.

Raportohet se ka të plagosur. Nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përleshjen e dhunshme.

LEXO EDHE:  Vizita në vapën përvëluese/Dy çështjet kyçe që sollën senatorët e SHBA në Tiranë

Ndërkohe, katër persona të lënduar janë dërguar në spital. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku ka sekuestruar një armë zjarri si dhe ka shoqëruar disa persona./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Vrasja e ish-deputetit/ Gjykata jep vendimin për dy të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

Dy të arrestuarit, si të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka, janë lënë në burg.

Gjykata e Shkodrës vendosi sot masën e sigurisë, “arrest me burg” për Kristjan Kelmendi dhe Marjan Kola.



Kujtojmë këtu se vrasja e ish-deputetit ndodhi të hënën, shumë pranë banesës së tij.

Ai u qëllua me një plumb të vetëm prapa shpine, por që rezultoi fatal për të, pasi i preku organet jetësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Transportonin emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet “çifti” në Tiranë

Publikuar

-

Nga

cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme, cna kronike,

Policia e Tiranës, bën të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “COUPLE”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, janë vënë në pranga dy persona.

Sipas uniformave blu, dy shtetasit në fjalë, u kapën në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe 4 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjete të marra me qira, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Korça drejt Tiranës, e më pas në drejtim të Kosovës dhe me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “COUPLE”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. U., 41 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe i shtetases D. L. (Xh)., 35 vjeçe e dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”



LEXO EDHE:  Vizita në vapën përvëluese/Dy çështjet kyçe që sollën senatorët e SHBA në Tiranë

LEXO EDHE:  E rëndë në Tiranë/ 25 vjeçari i jep fund jetës tragjikisht

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në dalje të tunelit të “Krrabës”, duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 4 emigrantë, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit monetar.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 4 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunon ish bashkëshorten/ Vihet në pranga 56 vjeçari në Korçë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin Sh. R, 56 vjeç pasi ka dhunuar ish bashkëshorten e tij.

50 vjeçarja, E.XH ka qenë e pajisur me urdhrin e mbrojtjes nga Gjykata.



Shtetasi SH.R akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” të shtetasit Sh. R., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij shtetases E. Xh., 50 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE