Connect with Us

Berisha nesër në Kukës/ Elezi paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë Demokratike

Politikë

Berisha nesër në Kukës/ Elezi paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë Demokratike

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kreu i PD në  Qarkun e Kukësit, Ibsen Elezi, në një lidhje me MCN tv, ka folur për vizitën e Berishës nesër në këtë qytet për ‘foltoren’ e radhës.

Elezi tha se pjesëmarrja e demokratëve do të jetë e madhe sepse sipas tij Basha ka krijuar një situatë të pashpresë dhe gjithë aksionet politike të dështuata të tij kanë krijuar një mllef të akumuluar ndër vite.

Do jem prezent sepse kur kam kërkuar dhe ndihmën e Kastriot Islamit për procesit në PD, pra kur kam kërkuar ndihmën e të tjerëve nuk ka se si mos të jem unë vetë. Demokratët nuk kanë se si të mos pranojnë kontributin dhe kthimin në binarë të PD, pasi të gjithë e kanë të qartë se PD ka dalë jashtë binarëve.

Nesër mund të them se do ketë shumë demokratë sepse kjo situatë e vazhdueshme e pashpresë që ka krijuar Basha në gjithë aksionet e gjata politike të dështuara kanë akumuluar mllef ndër vite në PD. Dhe kjo që po ndodh me Berishën në degë është pasqyrimi i këtij mllefi.

Berisha ka dhënë prova se është këmbëngulës dhe do e realizojë lehtë mbledhjen e kuvendit dhe largimin e Bashës.Besoj se nga fundi muajt ose fillimi i muajit tjetër do jetë mbledhur kuvendi dhe do kërkohet largimi i Bashës. Nesë fillon dhe mohon themelet e demokracisë atëherë situata do shkojë drejt konfliktualitet.”

I pyetur se këto takime të z. Berisha, çfarë efekti kanë mbi PD Elezi sqaroi se, “Mund të them se nuk ka gjë më të rëndësishme për një parti se funksionimi i demokracisë. Kjo betejë është betejë jetike, nuk është betejë për rritjen e çmimit të bukës apo naftës, me këtë betejë lidhen të gjitha. Nëse dikush deformon sistemin atëherë çdo gjë do jetë në dëm të qytetarëve të vendit. Nuk mund të parashikoj se çfarë do ndodhë por do hapen mundësi për gara për debate, që PD të bëhet një parti e djathtë. Nuk ka si të vi një njeri nga hiçi dhe të marri partinë në dorë dhe ta shkërmoqi atë sepse PD tani është duke u shkërmoqur”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Me Bashën ishim në vdekje pa zhurmë”/ Bumçi: Berisha po ringre Partinë Demokratike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi, ka komentuar foltoren e ish kryeministrit Sali Berisha.

Ai është shprehur se Berisha me nismën e tij, po ringre Partinë Demokratike

Sipas Bumçit, në këto 2 muaj e gjysëm që nga foltorja e parë, Berisha ka fituar besimin e qytetarëve për një projekt të ri.



“Në fund të këtij rrugëtimi PD është ringritur. Me zotin Basha ishim në vdekje pa zhurmë. Dhe kjo ishte gjendja e PD pas zgjedhjeve të 25 prillit. Në momentin që erdhi goditja për PD-në, jo Berishën…Besoj kemi dy përkufizime; Amerika është shpresa e çdo populli që do lirinë, se përndryshe do të ishte Kina, Bashkimi Sovjetik, por është Amerika. Pastaj vendime të caktuara ne mund të hyjmë në meritën dhe vlerën e tyre. Vendimi për të goditur opozitën pas humbjes së tretë, nuk është mund të jetë vendim pro opozitë. Është vendim që ti merru me veten dhe jo me Edi Ramën. Pas raportit të ODIHR-it, mos të merresh me qeverinë, por të merresh me opozitën, nuk mund të jetë vendim pro demokracisë dhe vendim pro opozitës. Edhe një vëzhgues neutral do të shihte diçka jo normale te ai vendim. E ka thënë edhe Bugajski. Ky është një vendim kundër shqiptarëve dhe nuk shpjegohet pse tani, kur kanë kaluar 8 vite. Në atë moment prekëm fundin. U harrua humbja e 25 prillit,por u pa që PD mund të shpërbëhej. Por në një hark të shkurtër kohor, në dy muaj e gjysmë të Foltores është ngritur e gjithë kjo energji dhe entuziazëm nga veriu në jug, brenda e jashtë Shqipërisë”, është shprehur Bumçi

LEXO EDHE:  Vetëvritet një person në paraburgimin e Kukësit/ Policia fsheh ngjarjen

LEXO EDHE:  Ilir Meta përgjoi takimin Rama-Basha?!

Ish deputeti, në vijim është shprehur se PD është ringritur dhe po i jep shpresë çdo demokrati.

PD sot është ringritur, i jep shpresë çdo demokrati dhe shoqërisë shqiptare që në opozitën shqiptare të gjejnë alternativën për një jetë më të mirë.”/S.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi i Kushtetueses/ “30 qershori” mbërrin në duart e Metës, zbulohet lëvizja e presidentit

Publikuar

-

Nga

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për 30 qershorin ka mbërritur në Institucionin e Presidentit.

Presidenti Ilir Meta do të ketë nesër një qëndrim zyrtar për këtë vendim.

Kjo është bërë e ditur nga vetë zëdhënësi i tij Tedi Blushi, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se qëndrimi zyrtar do të bëhet publik për opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar.



Sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019.

Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar”, shkruan Blushi./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mesazhi ishte i qartë”/ Nesho tregon dy qëllimet që arriti ‘Foltorja’ e SHBA

Publikuar

-

Nga

“Jemi kthyer në Kolumbi të dytë”/ Nesho kritika ndërkombëtarëve: Duhet të reflektojnë

Diplomati Agim Nesho ka komentuar ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës.

Në një dalje televizive, Nesho tha se ‘Foltorja” arriti dy qëllime kryesore. Sipas tij, mesazhi që u përçua ishte i qartë, Amerika do të mbetet partneri ynë strategjik si dhe kundërvënia për një vendim të padrejtë siç është shpallja non grata në mungesë transparence



“Foltorja me Amerikën arriti dy qëllime kryesore. Mesazhi shumë i qartë i Foltores dhe doktor Berishës që asgjë nuk do të ndryshojë nga politika dhe e ardhmja. Amerika do të mbetet partneri ynë strategjik. Ky është mesazh shumë i rëndësishëm si për qyttarët shqiptarë, diplomacinë amerikane ashtu edhe shqiptaro-amerikanët atje. 

Së dyti, kjo është një formë e rikrijimit të një diplomacie e kundërvënies të atyre veprimeve që janë bërë të gabuara në Ballkan dhe në Shqipëri. Që nga non grata e Berishës, mungesa e një transparence, mungesa e një barazekuilibri mes forcave politike. Nëse ishte një iniciativë antikorrupsion në lidhje me Ballkanin nuk ishte njeriu që duhet dhe përfaqësonte këtë gjë, aq më tepër kur kemi një pushtet kleptokrat që ka tejkaluar parametrat“, tha Nesho. /E.T-CNA.al

LEXO TE PLOTE